E thotë avokati serb: Kosova duhet të njihet nga Serbia dhe të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s

Intervista

E thotë avokati serb: Kosova duhet të njihet nga Serbia dhe të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s

Nga: F.B Më: 16 mars 2019 Në ora: 08:43
Rajko Daniloviq

Pa ndihmën e Evropës vështirë se mund t'ia dalim nga varfëria që po zgjat me dekada, ndërsa normalizimi i raporteve me Prishtinën është kusht për ndihmë, ka thënë avokati serb Rajko Daniloviq, në intervistën për “Politika”, transmeton “Bota Sot”

Si e sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

“Do dëshiroja që kjo çështje të zgjidhet me marrëveshje, me kompromis të dyanshëm, pas së cilës Kosova si shtet do bëhet pjesë e BE-së,  me gjasë edhe e NATO-s”. ka thënë Daniloviq.

Ndërsa Serbia?

“Serbia do të bëhet pjesë e BE-së, por tash për tash nuk besoj edhe e NATO-s. Nuk përjashtoj se kjo do të jetë temë për të cilën do të bisedohet. Për shkak të lidhjes së ngushtë të Evropës me NATO-n, vështirë mundet njëra pa tjetrën”.

Serbia ka pozicionin e viktimës së NATO-së, nëse pajtoheni?

“Po, por pozita e viktimës shfrytëzohet si rezistencë në hyrje në NATO”.

A është arsye e mirë për rezistencë?

“Kanë kaluar 20 vite dhe mendoj se kjo nuk duhet të jetë arsye, sepse intervenimi i NATO-së nuk ishte i rastësishëm. Kthehemi në Millosheviqin”.

“Çka mendoni, çfarë qëndrimi duhet të marrë Serbia në raport me platformën e Prishtinës, që parashikon njohjen e Kosovës në kufijtë aktual?

“Unë mendoj se duhet të ndodhë njohja e dyanshme, vendosja e një lloji raporti miqësor ndërmjet të dy popujve, me marrëveshjen paraprake rreth kufijve dhe çështjeve tjera. Edhe popullit i ka ‘ardhur te hunda” me këtë çështje. Ky është një tregim i harxhuar, e përhershme pa fund. Kosova ekziston që nga shekulli i mesëm si problem. Ka ardhur koha që ky problem të zgjidhet”.

A mendoni se ne mund të shkojmë në hap me këtë kohë?

“Gjë normale. Edhe Kosova po shkon në atë hap. Edhe ata po përjetojnë ndryshime. Këtu sikur kjo nuk shihet. Janë të verbuar dhe krejt e përjetojnë si luftë në log, ku dy edha përplasen”.

Me çka janë verbuar’?

“Me urrejtje, që është e vjetër, e përhershme, e thellë, gjithnjë e shfrytëzuar politikisht dhe  e keqpërdorur”.

Mendoni s urrejtja mund të tejkalohet?

Duhet.

Në dobi të kujt atëherë shkon nxitja e urrejtjes?

“Nuk duhet të  shkojë në dobi të askujt. Ajo është e ndërtuar në gjene dhe është e dukshme, bile i liron njerëzit nga përgjegjësia. Identifikohen me kolektiven, ndjehen të mbrojtur dhe ushqehen me ndjenjën e patriotizmit që në të vërtetë është shovinizëm. Patriotizëm i vërtetë është respektimi i tjerëve sikur vetveten.

Nëse pranohet Kosova cilat janë pasojat?

“Pasojat do të jetë normalizimi i raporteve, Sepse Kosova duhet të jetë shumë etnike. Nuk mund të jetë shqiptare, Serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë së bashku në atë shtet. Por nga këtu nuk udhëhiqet ajo politikë, sepse serbët e Kosovës nuk janë të gatshëm për të. Nuk e njohim ne sa duhet Kosovën, as si jetojnë serbët në Kosovë. Atje me gjithë atë ka bashkëjetesë dhe duhet të ketë, Në fund edhe njëra palë edhe tjetra shkojnë kah Evropa”.

A është e domosdoshme që Serbia të hyj në Bashkimin Evropian?

“Pa ndihmën e Evropës vështirë se mund të ia dalim, kemi ngecur shumë si shoqëri, varfëria vazhdon me dekada dhe për këtë vuajnë më së shumti qytetarët. Duhet të shkojmë ka standardet evropiane dhe vlerat, ndërsa jemi shumë larg. Nuk ka vlera tjera më të mira për të cilat duhet të punojmë. Kur shoh Bullgarinë, Rumaninë, që ishin prapa neve, ndërsa tash janë në Evropë, filloj të bëhem optimist se duhet të hyjmë”.

Çka është më e rëndësishmja për hyrje?

“Më e rëndësishmja është Kosova, Kjo është stacioni i parë dhe i fundit. Të gjithë kapitujt tjerë duhet të përmbushim sa mundemi. Çdo gjë do të zgjidhet ngadalë dhe vështirë po do të zgjidhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat