Lista për vrasjen e Rugovës, Aganit e Malokut u përpilua në PPK; Demaçi, Qosja dhe Bakalli përgatitën puq politik

Intervista

Lista për vrasjen e Rugovës, Aganit e Malokut u përpilua në PPK; Demaçi, Qosja dhe Bakalli përgatitën puq politik

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 6 prill 2019 Në ora: 08:20
Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Mahmut Bakalli dhe Sali Rexhaj

Njëri ndër themeluesit dhe ish anëtari i Partisë Parlamentare të Kosovës, Sali Rexhaj, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” ka shpalosur detaje për politikën e para luftës, kur PPK ishte partia e dytë e popullarizuar në Kosovë.

Ai gjatë intervistës tregon puqin që tentuan t’ia organizuan presidentit historik, Ibrahim Rugovës, disa nga anëtarët e PPK-së, e gjithashtu flet edhe për listat e vrasjeve politike të përpiluara në selinë e PPK-së, arsye këto që e bën që ai të largohej nga kjo parti.

Gjithashtu, Rexhaj në intervistë ka folur edhe për situatën aktuale politike në Kosovë,duke thënë se kurrë në histori të Kosovës në 30 vitet e fundit nuk kemi pasur klasë më të dobët politike.

“Bota sot”: Z. Rexhaj, si e shihni skenën politike aktuale në Kosovë?

Sali Rexhaj: Kurrë në histori të Kosovës, në 30 vjetet e fundit, nuk kemi pasur klasë më të dobët politike. Kjo na ka ndodhë falë seleksionimit negativ. Merre me mend kush ka qenë në politik në fillim të viteve 90 e kush është sot. Rugova, Agani, Hivzi Islami, Rexhep Gjergji, Bajram Kelmendi, Rexhep Ismaili, e qindra mija të tjerë. Secili më i shkolluar e më i ditur se tjetri... Sot e kemi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramushin, Limën, Pacollin, Gjergj Dedajn, etj, e që asnjë as shkollën e mesme nuk e kanë të kryer në mënyrë të rregullt. Asnjeri nuk është në gjendje të flas rrjedhshëm e të thotë mendime të rrumbullakuara, asnjeri nuk e shkruan një status apo koment vet në rrjete sociale. Fjalimet e tyre janë vetëm parulla. Në anën tjetër, nëse shihet me kujdes raporti i tyre karshi qytetarit e shtetit, u mungon kultura elementare shtetërore e përgjegjësia, kryesisht pushtetin e kuptojnë si privilegj pa ndjenja totale përgjegjësie.

“Bota sot”: Cili mendoni se është skandali më i madh i kësaj qeverie?

Sali Rexhaj: Skandali më i madh me pasoja të renda, për mua është kidnapimi i 6 qytetarëve turq. Ky veprim i ka shkelë të gjitha ligjet e mundshme, vendore e ndërkombëtare, kulturën e traditën tonë, besën e mikpritjen. Në këtë krim janë të kyçura të gjitha institucionet e sigurisë, e tërë hierarkia shtetërore nga presidenti, qeveria, AKI, policia, gjykatat. Ka dhe skandale tjera, i madhe është edhe numri enormë i veteranëve të rrejshëm. Diku tre-katër fish më i madh se numri i vërtetë. Kjo nuk ka ndodhë në asnjë shtet në botë deri sot.

“Bota sot”: Cili është mendimi juaj për taksën?

Sali Rexhaj: Unë jam ekonomist me profesion parësor, kuptohet se jam për ekonomi të tregut dhe shkëmbim të lirë tëmallrave, kapitalit e ideve. Por, taksa kundër prodhimeve serbe është veprim politik i cili sipas mendimit tim nuk është menduar e studiuar mirë. Nuk kemi pas një studim mbi pasojat për qytetarët tanë, si dhe nuk është vepruar nëbashkëpunim e marrëveshje me aleatët tanë. Para se të vendoset taksa është dashtë të njoftohen partnerët tanë dhe të kërcënohet e paralajmërohet Serbia, se nëse vazhdon me qasje armiqësore kundër Kosovës, do të ndodhe taksa 100%. Veprimi i shpejtë e me nxitim ka mundësi që të na kthehet në bumerang.

“Bota sot”: Si e komentoni idenë e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh?

Sali Rexhaj: Ideja për ndryshim të territoreve nuk është e Thaçit, është ide serbe e ruse, Thaçi vetëmështë vënë nëshërbim të sajë. Kjo është ide antishqiptare në të vërtetë, si dhe kundër Marrëveshjes së Oslos për mos ndryshimin e kufijve, si tentim për rrënim të bazamentit mbi të cilin është ndërtuar BE.

“Bota sot”:Çfarë pret nga zgjedhjet e brendshme të LDK-së?

Sali Rexhaj: Nuk pres ndonjë kthesë nga zgjedhjet e brendshme të asnjë partie në Kosovë, kjo vlen edhe për LDK-në. Kthesat tani priten nga dalja në skenë e ndonjë subjekti të ri. Në të vërtetë kjo është pritë të ndodhë shumë mëherët. Por VV e FER e keqpërdoren dhe manipuluan dëshirën e qytetarëve për një subjekt të ri. U lëshuan në demagogji e lojëra me flamuj e kufij, në vend se të merren me problemet e qytetarëve dhe luftën kundër korrupsionit, krimit, nepotizmit.

“Bota sot”: A e shihni Lutfi Hazirin kandidatë të denjë për kryetar të LDK-së? Kush sipas jush është favoritë?

Sali Rexhaj: Unë Luten e kam mik, të tillë e konsideroj se është moti në politikë. Nuk dua të merrem me emra, por nëse LDK dëshiron të rikthehet në skenë si parti elitash, siç ishte në fillim atë, duhet ta udhëheqënjë intelektual me tituj shkencor dhe me sa më shumë libra të shkruara. Por, siç ka degraduar LDK-ja thuaja se secilit anëtar të saj ia merr mendja se mund të bëhet kryetar partir. Luta e ka një problem me qasjen rreth ndërrimit të territoreve, gjë e cila mundë t’i hakmerret nëse kandidohet.

“Bota sot”: Ju para disa dite keni kritikuar ish kryeministrin Bajram Kosumi, pasi ai e dha një ide të re për kufijtë. A mundeni të ja jepni më shumë detaje lidhur me vlerësimin tuaj karshi tij?

Sali Rexhaj: Ideja e Kosumit është megalomane. Këto federata e konfederata i takojnë fillimit e mesit të shekullit të kaluar. Si mund të dalë dikush me një ide të tillë për një shtet me 7 milionë shqiptarë e dy milionë maqedonas e malazez, pa i pyetur fare ata. Dihet se maqedonasit janë të lidhur me bullgar, për mua janë bullgar, kurse malazezët me serb. Ata shqiptarë nuk bëhen kurrë. Kjo është disi si Ballkania e Demaçit, apo konfederata pas luftës së dytë botërore e Titos dhe Dimitrovit e nxitur nga Stalini e cila do ta përfshinte edhe Shqipërinë. Është tragjike se kjo ide vjen nga një ish-kryeministër, i cili siç shihet nuk beson në shtetin e pavarur të Kosovës. Por, kur dihet si erdhi e si u përzu nga ky post, nuk i zihet për të madhe. Kjo shtresë rreth Kosumit, shtetin e Kosovës e shohin si fazë kalimtare e jo si shtet i pavarur, i cili duhet të zhvillohet e forcohet dhe anëtarësohet, integrohet në BE, OKB, NATO. Për këtë arsye vjedhin, plaçkitin, vrasin, sepse Kosovën e konsiderojnë si shtet të huaj apo të imponuar.

“Bota sot”: Ju keni deklaruar se keni dhënë dorëheqje nga PPK-ja, sepse njëra nga arsyet sipas jush, është që aty u përpiluan listat e vrasjes politike. Kush merrej me ato lista aty dhe cilët emra ishin në atë listë?

Sali Rexhaj: Historia e PPK-ës është specifike. Mëkat i madh që kjo parti u shua se do të luante rol të mirë për shtetin e Kosovës. U nis si Parlament Rinor nga Blerim Shala, Halil Matoshi e Ylber Hysa dhe shpejtë u shndërrua në parti politike pas ardhjes së Veton Surroit. Pas dy vitesh në skenë,këta u lodhen, nuk ishin të gatshëm për një veprimtari politike, e cila do të zgjaste shumë dhe do të kalonte edhe përmes luftës. Thjeshtë nuk besonin në pavarësi. Ne ishim partia e dytë në zgjedhjet e vitit 1992. Një fat i keq i ndodhi PPK-së sepse u sulmua nga enveristët në krye në Kosumin. Këta kishin moto qëkalatë të merreshin nga brenda. E zbatuan në PPK, por qëllim e kishin marrjen e LDK-së. Unë këtë qëllim e kisha vërejt me kohë dhe i kundërvihesha, pasi e kisha përkrahjen e një pjese të kryesisë dhe anëtarësisë së degëve. Historia e listave në fakt është e vjetër. Enveristo-stalinistët në krye me Hydajet Hysenin e Bajram Kosumin edhe pse ishin në parti legale, këta mbanin takime të fshehta rregullisht me të burgosur politik dhe vazhdonin me veprimtari ilegale. Këta edhe në atë kohë neve që ishim përpavarësi, demokraci e shtet të Kosovës na shihnin si tradhtar. Nisur nga kjo qasje u rrah Bekim Lumi kryetari i UPS, kërcënua e bojkotua Rexhep Qosja, kërcënua Blerim Shala. Vazhdimisht këta ishin kundër zgjedhjeve të lira, sidomos në vitin 1995 e tutje. Mundoheshin që ta rrezojnë Rugovën dhe ta formojnë një Këshill të Shpëtimit Kombëtar. Kjo u tentua në Konsullatën e janarit të vitit 1996. Hyda, Bajrami &Cokurrë nuk dilnin në ballë, në këtë rast fshiheshin pas Qosjes, Demaçit e Bakallit. Listat e para të shkruara në një letër i kam pa në Seli të PPK-ës. Aty kanë qenë Bajram Kosumi, Merxhan Avdyli e Nezir Myrtaj. Në listë ishte i pari Rugova, Hivzi Islami, Fehmi Agani, Enver Maloku, nuk më kujtohen me saktësi, po ishin diku 10 veprimtarë. Lista ishte e përpiluar me dorë. Kjo listë më vonë u publikua dhe u nënshkrua gjatë luftës nga Bislim Zyrapi, shef i shtabit të UÇK-së. Largimi im nga PPK-ja ndodhi pasi publikisht e kundërshtova Konsulltën e vitit 1996 sepse e dija se po përgatitej puq kundër Rugovës. Për një gjë të tillë e pata njoftuar Rugovën dhe disa ambasada të rëndësishme. Për dështimin e Konsultës në tëcilën nuk erdhi Rugova, më fajësuan mua dhe më suspenduan nga kryesia e PPK. Në prag të konsultës në seli të PPK-ës vinin Hydajet Hyseni, Skender Kastrati, Adil Pireva, Selatin Novosella, Ismail Kastrati, sepse aty përgatitej gjoja konsulta tëcilën e prezantonin si ide të PPK-ës. Por, në kryesi nuk kishim vendosë për një gjë të tillë. As për rendin e ditës as përpjesëmarrësit në të. Pra ky puq ishte përgatitë diku tjetër, në mbledhje të fshehta të cilat të burgosurit i mbanin rregullisht. Se po organizohen këso mbledhjesh unë e dija sepse një politikanë tash deputetë në Kuvendin e Kosovës, më tregonte. Puqin e përgatiten Demaçi, Qosja e Bakalli, këta pritej që t’i prinin Këshillit për Shpëtim Kombëtar. Ndarja e PPK siç kërkonin disa degë apo edhe një pjesë e kryesisë, nuk ishte opsionpër mua. Por, as aderimi im në LDK siç dëshironte Rugova me Aganin, nuk vinte në konsideratë. Unë politikën nuk e kam parë as nuk e shoh jashtë moralit politik. Kisha vepruar gjashtë vjet në PPK, si mundë të kaloja në LDK brenda natës. U largova nga PPK, por vazhdova me dhënë kontribut deri në përfundim të luftës. Pastaj ju ktheva 100% familjes sime e cila gjatëluftës ishte me mua në Kosovë.

“Bota sot”: A synoni që t’i futeni politikës?

Sali Rexhaj: Pas largimit tim në vitin 1996 pata premtuar se do të kthehem sërish pas 20 vjetësh, duke shpresuar se kjo shtresë politike do të digjet, por punët shkuan ndryshe. U kap shteti dhe pushteti u kthye qëllim nëvete. Gjërat e tilla mua nuk më interesojnë. Tani pasi kaluan 20 vjet e kam djalin në moshën 15 vjeçare, pra në kohen e pubertetit dhe ka nevojë të madhe për mua. Djali i madh i ka përfunduar studimet në marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Gjenevës. Tani do të vazhdoj me master në Peking, pastaj në Romë e Vjenë. Shpresoj se merret me politikë pas disa vjetësh. Pse jo edhe në Kosovë, nëse ka Kosova nevojë për njerëz të ndershëm e të shkolluar.

“Bota sot”: Si e komentoni deklaratën e ministrit Pal Lekaj, ndaj ambasadorit zviceran?

Sali Rexhaj: Sa i përket Palit, nuk ia vlen të humbet kohë me të. Palin e kam mik dhe e njoh që nga vitet 80. Vet fakti se një Pal mbanë poste të larta në Kosovë, flet për mjerimin ku është katandisë shteti ynë. Me rendësiështë se deklarata e ambasadorit zviceran u duartrokit nga të pranishmit në Drenicë. Pra gjërat po ndryshojnë. Në fakt më qesharake ishte deklarata e Veselit, i cili mori si shembull suksesi Hashim Thaçin, kokën e kësaj klasë të keqe politike në Kosovë.

“Bota sot”: Cilën parti e shihni më të fuqishme për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë?

Sali Rexhaj: Partia më e fuqishme tani është LDK. Por për fat të keq këtë subjekt ende e përcjellë fati i klaneve e grindjeve të brendshme. LDK-në ka arrit vetëm Rugova që ta mbajë bashkë. Rasti i Dacit i cili arriti ta bëjnë brenda natës atë që nuk arriti Serbia për dy dekada, ndarjen e LDK-së në dy pjesë, kam frikë se do të përsëritet serish. Tani rolin e Dacit e ka marrë Vjosa Osmani, një çupëlinë e cila nuk erdhi nga nëndegët e degët, po u instalua nga stafi i presidentit, si Skënder Hyseni e disa të tjerë. LDK nuk ka nevojë për populizëm e sharlatanizëm, siç e thash më lartë kjo parti përfaqëson elitat e duhet të udhëhiqet nga një intelektual i mirëfilltë. Të tillë në LDK, po nëpërgjithësi në parti politike në Kosovë kanë mbetë pak. Zakonisht degjenerimi në njëshoqëri ndodhë kur intelektualet largohen e heshtin, sepse nuk merren me politikë të kriminalizuar, nuk duan as nuk munden të futen në një garë ku lufta për pushtet është qëllim në vete dhe përdoren të gjitha metodat e ndyta për të ardhur apo mbet në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat