Bashkëpunimi mes të gjithë popujve mund të sjellë zhvillim dhe drejtësi, në Evropë dhe më gjerë

Intervista

Bashkëpunimi mes të gjithë popujve mund të sjellë zhvillim dhe drejtësi, në Evropë dhe më gjerë

Dritan Haxhiraj Nga Dritan Haxhiraj Më 10 prill 2019 Në ora: 10:25
Maria Falcone

Bisedë e Dr. Dritan Haxhiraj me Prof.ssa. Maria Falcone, motra e Magjistratit në luftën kundër Mafias, njeriu që shembi 40 vjet politikën e korruptuar dhe të kapur nga krimi i organizuar në Itali, Giovane Falcone. 

Prof. Falcone, ju jeni ne linjen e pare persa i perket temave te drejtesise. Si mund të shërbej përvoja juaj përtej Adriatikut ?

Unë besoj se aspekti më i rëndësishëm i aktivitetit tonë është dialogu me fëmijët. Ne mund të flasim me ta për fakte konkrete që na kanë prekur nga afër, duke e kthyer arsimin drejt drejtesise per mos tu dukur diçka abstrakte, një seri parimesh që mund të dukeshin larg jetës reale, por fakte te veteta, qe paten si protagoniste burra te vertete qe u ndodhen para disa zgjedhjeve te rendesisheme qe zgjodhen rrugen e duhur ne mbrojtje te drejtave te te gjithe neve.

Shqipëria, pas tridhjetë viteve krize politike nuk po gjen rrugen e Drejtesise. A mundet shembulli i Falcone dhe Borsellino të inkurajojë prokurorët shqiptarë që të zhdukin padrjetesite ne Institucionet e Drejtesise?

Nuk e njoh shume realitetin shqiptar për të bërë gjykime, por besoj se kudo shembuj pozitiv janë një nxitje për të vepruar me koherencë dhe guxim. Ata që kanë zgjedhur të mbajnë togën e magjistraturit me siguri kanë për detyrë të luftojnë krimin, dhe shembujt e vëllait tim Giovanni dhe Paolo Borsellino, të cilat fatmirësisht nuk ishin të vetmet, as në Itali, as në pjesë të tjera të botës sigurisht jane nje model për magjistratët që duan të qëndrojnë besnikë ndaj betimit të tyre. Por shembulli i Falcone dhe Borsellino nuk vlene vetëm për ata që administrojnë drejtësinë, sepse mbrojtja e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë i takon të gjithë qytetarëve, askush nuk mund të ndihet i perjashtuare ndaj këtij angazhimi. Dhe pikërisht për këtë arsye puna që po kryejmë si Fondacioni Falcone, së bashku me shumë organizata të tjera qytetare, është e rëndësishme në mënyrë që të mos lëmë vetem ata që drejtojnë ne reshtin e pare luften kunder mafieve.

Perëndimi, Italia, ka ndryshuar jetën e miliona shqiptarëve per mirë ne 30 vjet dhe i ka dhënë oksigjen ekonomisë shqiptare. Megjithatë, Shqipëria në vitin 2019 ka probleme me krimin. Cila është këndvështrimi juaj? E mira mundet te triumfoje mbi te keqen?

Si italiane, nuk mundem te jeme veçse se e lumture nëse jepet nje kontribute per zhvillimin dhe progresin e Shqipërisë. Nuk ka dyshim se vetëm bashkëpunimi mes të gjithë popujve mund të sjellë zhvillim dhe drejtësi, në Evropë dhe më gjerë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të gjithë qytetarët, që në moshë të re, të ndjejnë detyrën për të dhënë kontributin e tyre. Në historinë pak a shumë të re të Italisë dhe Shqipërisë ka pasur një fazë të errët të mbylljes, në të cilën njerëzit nuk vlenin për asgjë dhe në mënyrë pasive i duronin vendimet e disa oligarkëve që kishin çdo interes që të gjithë mendonin vetëm për gjërat e veta dhe kurrë në përgjithësi. Një prift i madh italian, Don Lorenzo Milani, kishte pikturuare ne muret e shkolles qe kishte krijuare per femijete me te varfer frazen “I care" me intersone e cila - shpjegoi ai - ishte e kundërta e frazes fashiste “Nuk më intereson".

Për shumë italo - shqipetare jeni një mit, çfarë mund t'u thoni atyre?

Unë nuk mendoj se e meritoj këtë emër. Unë jam vetëm një siciliane e cila, e goditur nga një tragjedi e tmerrshme si vrasja e vëllait të saj, nuk u tërhoq nga dhimbja e saj, por reagoi duke u angazhuar me gjithë forcën e saj në betejën për drejtësi. Mafiozet vepruan shume keq: duke vrarë Giovanni Falcone, Paolo Borsellino dhe të gjithë heronjtë e tjerë të luftës për ligjshmërinë, ata nuk kanë fituar, por kanë zgjuar ndërgjegjen e miliona qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat