OAK kërkon që gratë e Kosovës të trajtohen si ato të rajonit

Intervista

OAK kërkon që gratë e Kosovës të trajtohen si ato të rajonit

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 30 qershor 2019 Në ora: 13:54
Oda e Afarizmit të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës tash e një kohë është duke u marrë me Ligjin e Punës, konkretisht me nenin 49-të i cili paraqet dispozitat që rregullojnë pushimin e lehonisë. Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, përfaqësues të kësaj organizate kanë deklaruar se ligji aktual diskriminon gruan duke e privuar nga karriera dhe familja. Për këtë arsye, ata i janë drejtuar institucioneve relevante me kërkesën që gratë e Kosovës të trajtohen si ato të rajonit, të stimulohen dhe të rritet popullsia

“Bota sot”: Ju si Odë e Afarizmit tashmë keni filluar projektin lidhur me Pushimin e Lehonisë, a mund të na thoni se cilat janë kërkesat tuaja konkrete, meqë dihet se tashmë veç ekziston ligji për Pushimin e Lehonisë?

OAK: Oda e Afarizmit të Kosovës tash e një kohë është duke u marrë me Ligjn e Punës, konktetisht me nenin 49-të i cili paraqet dispozitat që rregullojnë pushimin e lehonisë.

Me ligjin aktual femra në Kosovë është e diskriminuar, e privuar nga karriera dhe nga familja. Prandaj OAK kërkon që femrat kosovare të trajtohen si ato të rajonit, të stimulohen dhe të rritet popullsia. Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të madhe të femrave në rajon që vetëm 12.6% të femrave janë të punësuara, kjo vjen si shkas i detyrimit të bizneseve që të paguajnë dy paga për një vend pune.

“Bota sot”: Keni zhvilluar shumë takime me institucione të ndryshme, sa janë marrë parasysh kërkesat tuaja?

OAK: Kemi avokuar shumë për këtë çështje tek institucionet, kemi realizuar takime me krerët shtetëror, me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, Zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, deputetët, me kryetarin e BSPK-së, dhe të tjerë. Kemi marrë premtime se do të përkrahen kërkesat e OAK-së dhe bizneset që preken nga ligji aktual. Tani po presim, me shpresë që do të realizohen premtimet e dhëna për të lehtësuar gjendjen e papërshtatshme për bizneset.

“Bota sot”: Po nga deputetët e Kuvendit si është pritur ky projekt?

OAK: Ne kemi realizuar takime me kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës të cilët e kanë pritur shumë mirë idenë, duke i konsideruar si të drejta kërkesat e OAK-së. Theksoj se deputetët kanë premtuar përkrahje maksimale sa i përket kësaj çështje.

“Bota sot”: Keni bërë krahasime me vendet e rajonit lidhur me këtë çështje. a na tregoni cilat kanë qenë dallimet e tyre me Kosovën?

Hulumtimi i nxjerrë fatkeqësisht është shqetësues i cili paraqet gjendjen e rëndë në Kosovë në krahasim me rajonin.

Kosova ka 12.6%

Shqipëria ka 52.10 %

Maqedonia ka 33.8%

Mali i zi 43.8%

Serbia ka 40.3%

Njëherësh kjo ndikon edhe tek nataliteti ku nëse krahasojmë lindjet ndër vite tani është dukshëm më i vogel në bazë të të cilave mund të shohim rënien drastike të numrit të lindjeve në vendin tonë:

Në bazë të të dhënave statistikore lidhur me lindjet dhe vdejket në Kosovë mund të konstatojmë se:

Gjatë vitit 1988 ishin gjithsej 56283 lindje, prej të cilave 49063 shqiptarë, ndërsa vdekjet arrinin 10257, nga të cilat 7770 shqipëtarë.

Në vitin 2006 kishte 34061 lindje, nga të cilat 32927 shqiptarë, ndërsa vdekjet 7479 prej nga 7072 shqiptarë

Në vitin 2016 kishte lindje prej 23494 nga të cilat 22131 shqiptarë, ndërsa 8495 vdekje prej të cilave 7893 shqiptarë

bazë të të dhënave mund shohim se popullsia e Kosovës ka filluar të plaket, e kjo si rezultat i uljes së vazhdueshme të lindjeve.

“Bota sot”: Sektori publik i ka punët më mirë në këtë aspekt, por a keni hulumtuar tek sektori privat, si qëndron situata

OAK: Rregullimi i ligjeve më të mira dhe aplikimi i tyre do të ndihmonte çdo biznes dhe çdo shoqëri ngase problemet në sektorin privat vijnë pikërisht nga pengesat që po krijon shteti me miratimin e ligjeve jo të mira si dhe duke injoruar ata të cilët nuk aplikojnë ato. Sa të zgjas kjo kjo papërgjegjësi nuk do të ketë zhvillim dhe prosperitet të vendit.

“Bota sot”: Kur pritet që ta finalizoni projektin?

OAK: Ne kemi bërë detyrën tonë, kemi trokitur në çdo derë që këto barriera të hiqen nga bizneset në mënyrë që ato të operojnë më mirë me kompanitë e tyre, pasi që bizneset janë shtyllë kryesore të çdo vendi. Gjithashtu kemi përcjellur të gjitha rekomandimet dhe propozimet tona tek institucionet e vendit dhe jemi duke lobuar maksimalisht që këto rekomandime të shtyhen përpara duke u inkorporuar në Projektligjin e ri. Tani mbetet të shihet sa janë të interesuara institucioent tona të punojnë për të mirën e vendit, ne do te insistojmë me ngulm që të miratohen ligje që janë të zbatueshme dhe në përputhje me kërkesat e shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat