Gjykata Speciale, gjykatë për interesa të Serbisë - Bota Sot
Gjykata Speciale, gjykatë për interesa të Serbisë

Intervista

Gjykata Speciale, gjykatë për interesa të Serbisë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 korrik 2019 Në ora: 07:25
Avokati Tomë Gashi

Në një Intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” avokati Tomë Gashi, ka thënë për të pasur ndryshime në sferën juridike, duhet të ketë vullnet politik, por assesi me këta që janë në pushtet që 20 vite.

Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket Gjykatës Speciale duke theksuar se e njëjta është raciste dhe antishqiptare.

Sipas tij, Serbia përmes Prokurorisë për krime të luftës në Beograd i kanë dorëzuar Gjykatës Speciale në Hagë të gjitha dokumentet që kinse vërtetojnë fajësinë e ish pjesëtarëve të UÇK-së.

“Bota sot”: z. Gashi, si e vlerësoni punën që po bëhet në dikasterin e Ministrisë së Drejtësisë, a ka ndonjë zhvillim të ri që duhet përmendur sa i përket drejtësisë?

Tomë Gashi: Sot në Kosovë, thuajse asgjë nuk shkon për së mbari, por ose jemi duke shkuar në ‘rikverc’ mbrapa, që i bije sot jemi më keq se dje dhe se sot jemi më mirë se që do të jemi nesër. Edhe në dikasterin e drejtësisë jemi në këtë gjendje. Këto ditë që figurativisht po e them sot e pamë se deri dje nuk dihej apo nuk flitej se çfarë dallavere ka edhe në Ministrinë e Drejtësisë, e cila është kompetente për zyrtarizmin apo emërimin e noterëve të Kosovës. Edhe më parë e kemi ditë se plot noter, po jo kaq shumë edhe kaq haptas janë emëruar o më të njohur o me lidhje politike me metoda tjera me të lehta dhe më të sofistikuara me lekë, në metodën ti mua lekun e unë ty licencën, por këto kanë mbet vetëm si aludime dhe atë me shumë në kafe të rakisë se fillon fëstëku e kish ble licencën për notar. Por, tani doli haptas afera se janë më shumë se 60 persona që e kanë kaluar testin me shkrim për noter e që janë direkt të lidhur me politikanë të fuqishëm, me disa ministra e ish ministra e më shumë e shumë pjesëtar të partive politike, në pushtet ku shumica e tyre, u vërtetua që janë në lidhje direkt me PDK aq thellë saqë edhe do janë në lidhje burrë grua apo djalë e nip e po teze e mbesë, thënë shkurt kjo është ashiqare kapje e shtetit në çdo sferë, dhe edhe na atë që kinse është private siç është puna e noterëve.

“Bota sot”: Si e shihni procesin e Gjykatave dhe Prokurorisë, pse ndodh që për vepra të njëjta penale, qytetarët e zakonshëm të dënohen me burgim, ndërsa zyrtarët shtetërorë apo të ndonjë partie të madhe politike të lirohet nga veprat e njëjta, ose dënohen sa për “sy e faqe”?

Tomë Gashi: Drejtësia në Kosovë është selektive dhe për disa, të varfëritë apo të themi qytetarë të rëndomtë aplikohet ligji e për disa interpretohet. Për këtë arsye për raste të vogla pa lidhje mundet me përfunduar në burg në Dubravë secili qytetarë i thjeshtë e për shumë vepra të rënda penale duke filluar nga krimi i organizuar në vjedhje të pa mëshirshme të buxhetit të Kosovës në një milion mënyra. Dhe nëse rastësisht akuzohet ndonjë zyrtar mund të kaloj maksimum me ndonjë dënim të kushtëzuar por assesi, të dënohet me burg efektiv, dhe për këtë arsye nuk ka pas e nuk ka e vështir se do të ketë ndonjë zyrtar të lartë partiak apo politik në burgje të Kosovës.

“Bota sot”: Çfarë duhet të ndodh që të ndryshoj për të mirë sistemi i drejtësisë, dhe të fitohet besimi se njëherë e përgjithmonë ka përfunduar diktatura në këtë sektor?

Tomë Gashi: Për të pas ndryshime në sferën juridike, duhet të ketë vullnet politik, por jo me këta që janë në pushtet që 20 vite, këta nuk bëjnë ndryshim këta më se shumti që bëjnë është që të qesin ndonjë takse Serbisë sa për të qenë popullsitë e për të arsyetuar faljen e mbi 8200 ha tokë të Kosovës Malit të Zi për të ardhë në pushtet. Se si është e mundur që ka mbi 7 muaj që kemi një takse 100% për produkte serbe e në rafte të shitjes në çdo market gjërat ushqimore duke filluar nga qumështi e gjëra tjera ushqimore që nuk kanë afate 7 muaj po që prishen me herët i gjen me çmime të njëjta siç ishin para 7 muajve. Pra ose jemi duke i hëngër ‘foret’ e qeverisë, ose nuk jemi mirë ne si popull në përgjithësi. Apo do të duhej që së paku të ishin çmimet e dyfishta pasi kemi taksë 100% më të lartë me Serbinë, apo matematika ime është gabim. Apo janë këto produkte ushqimore të Serbisë pa afat dhe janë duke u helmuar në emër të shitjes së tyre.

“Bota sot”: Po dalim pak te Gjykata Speciale, ajo ka filluar punën e saj duke intervistuar dhjetëra persona deri më tani, si e shihni këtë proces?

Tomë Gashi: Sa i përket Gjykatës Speciale, nuk ka thuajse asgjë që nuk dihet që është antishqiptare, raciste dhe marrje në pyetje e shumë të dyshuarve e posaçërisht shumë e më shumë dëshmitarëve kjo aspak nuk është risi. E vetmja risi është që sipas deklaratës së ministres së Serbisë të dhënë në media e të shpërndarë edhe në media tona në Kosovë. Ku sipas saj Serbia përmes Prokurorisë për krime të luftës në Beograd i kanë dorëzua Gjykatës Speciale në Hagë të gjitha dokumentet që sipas saj vërtetojnë fajësinë e terroristëve shqiptar siç i quan ajo ish pjesëtarët e UÇK-së, por tani për tani nuk janë të interesuar që inkurajojnë Gjykatën Speciale që të ngrisë akuza kundër disa ish udhëheqësve të Kosovës e të cilët ishin edhe udhëheqës të UÇK-së. Aludimi është i qartë se ata me apo pa vetëdije janë duke punuar në favor të Serbisë e në dëm të Kosovës në të ashtuquajtura bisedime mes Beogradit dhe Prishtinës. Pra, në mes të kryeqytetit të shtetit sipas saj dhe të kryeqytetit të krahinës serbe sipas saj “Kosova i Metohija” me udhëheqës të përkohshme të administratës së përkohshme pra sipas saj, ministrja Serbe e drejtësisë e vërteton edhe një herë që në të vërtetë kjo Gjykata Speciale është gjykatë për interesa të Serbisë dhe se ata e kanë timonin bile edhe gazin e kësaj makinerie juridike. Dhe akuzat ngritën kur të ka qejf Serbia dhe lekët normal që i paguan BE dhe SHBA.

“Bota sot”: Çfarë po ndodhë me rastin e Loredana Zefit z. Gashi?

Tomë Gashi: Sa i përket rastit të reperës Loredana Zefi unë mund ta përsëris atë që kam thënë më herët se mund të kemi rast civil e jo penale dhe se ajo mundet fare të mos akuzohet por më shumë detale munden me dhënë avokatet në Zvicër që janë të angazhuar për këtë çështje.

“Bota sot”: Po me ekspertizën nga Zvicra për rastin Astrit Dehari, çfarë po bëhet?

Tomë Gashi: Në rastin e Astrit Deharit nuk ka asnjë lëvizje, këto ditë kam kontaktuar zyrën e prokurorit në Prizren dhe më kanë njoftuar se nga Instituti Zvicran ende nuk ka arritur raporti i hetimeve të pavarura që është kërkuar nga unë si avokat i familjes së Astrit Deharit të vrarë në burgun e Prizrenit për arsye puro politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...