Mustafa: LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor pa kandidaten e saj për Kryeministre - Bota Sot
Mustafa: LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor pa kandidaten e saj për Kryeministre

Intervista

Mustafa: LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor pa kandidaten e saj për Kryeministre

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 30 gusht 2019 Në ora: 08:41
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nominimi i zonjës Vjosa Osmani për postin e kryeministres ishte një vendim që tregoi për kulturën e komunikimit brenda LDK-së. Për rrjedhojë Mustafa ka thënë se LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje pa kandidaten e saj për Kryeministër, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë për koalicion paszgjedhor nëse nuk zgjidhet kjo çështje paraprakisht. Mustafa ka thënë se, LDK është e hapur për bashkëpunim me partitë e tjera, me përjashtim të PDK-së, me të cilën Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm ka vendosur të mos ketë koalicion.

“Bota sot”: Zoti kryetar, intervistën po e nisim nga zhvillimet e fundit. Tashmë LDK ka nominuar zonjën Vjosa Osmani për postin e kryeministres së ardhshme të Kosovës, pamë një unitet të jashtëzakonshëm në këtë drejtim, si u arrit kjo?

Isa Mustafa: Ishte një vlerësim i përbashkët ndërmjet z. Lutfi Haziri dhe znj. Vjosa Osmani, që të dy ishin kandidat të mundshëm. Nuk i cilësuam individualisht, por vlerësuam të procedojmë me një kandidate, përkatësisht me znj. Osmani. Në LDK kemi ndërtuar jo vetëm kulturë komunikimi por edhe lider shumë  të përgjegjshëm.

“Bota sot”: Nga ana tjetër, Lëvizjes Vetëvendosje sikur i ka ngelur “hatri” për këtë nominim, meqë ka pritur që në rast të koalicionit parazgjedhor kandidati-en ta caktoni bashkë, si do t`i përgjigjeshit ju kësaj partie?

Isa Mustafa: Jemi subjekte të mëdha politike. Prandaj nuk ka vend që njëra t’ia përcaktoj tjetrës kandidatin për Kryeministër. Por, duhet të respektim i ndërsjellë. Vjosën e kemi caktuar kandidate të LDK-së për Kryeministre. Natyrisht, jo kandidate të VV. Ndërkaq, koalicionin parazgjedhor me VV e bëjmë vetëm duke e pasur kandidatin tonë për Kryeministër. Në qoftë se nuk pajtohemi, mbetet të konkurrojmë veç e veç, me mundësi për koalicion paszgjedhor.

“Bota sot”: Deri në çfarë niveli ka arritur bashkëpunimi LDK-Vetëvendosje dhe çka konkretisht mund të presin qytetarët nga ky bashkëpunim?

Isa Mustafa: Jam i preokupuar të gjejmë një zgjidhje fatlume, pas një qeverisje të keqe tëKoalicionit PAN. Për zhvillimin ekonomik, zvogëlimin e papunësisë, ç’kapjen e shtetit nga grupe kriminale, proceset e integrimeve që e presin Kosovën. Këto dhe çështje të tjera duhet të gjejnë vend në bashkëpunimin tonë me partnerë të ardhshëm qeverisës. Janë brengat e qytetarëve ato që duhet ti kuptojme dhe adresojmë.

“Bota sot”: Cilat janë gjasat për një koalicion qoftë para apo pas zgjedhor me Vetëvendosjen, z. Mustafa?

Isa Mustafa: Në parim LDK parapëlqen të shkojmë veç e veç në zgjedhje. Por jemi të vetëdijshëm se si  LDK-ja ashtu edhe partitëe tjera nuk mund ta qeverisin vet vendin pa koalicione, herët apo vonë. Kosova është një vend demokratik me ekonomi të hapur të tregut, të bazuar në iniciativën private. Kushdo që qeverisë duhet ti përmbahet këtij përcaktimi, i cili  është i rregulluar edhe me Kushtetutë.

“Bota sot”: Sipas jush, pse gjithë ky ndryshim i qasjes së Vetëvendosjes karshi LDK-së?

Isa Mustafa: LDK ka dhënë shembull të mirë në qeverisjen e vendit në mandatin paraprak. Ata që vlerësojnë drejt, e kuptojnë këtë. Për neve nuk është me rëndësi herët apo vonë. Kemi qeverisur mirë ekonominë, nuk kemi pasur afera korruptive, kemi luftuar korrupsionin, kemi ndërtuar marrëdhënie të mira me BE-në dhe SHBA-të. Kemi kuadra të të gjitha moshave dhe të të gjitha profileve për të qeverisur vendin.  Me VV kemi bashkëpunuar si parti opozitare në mënyrë shumë korrekte gjatë këtyre dy viteve. Ne respektojmë këtë ndryshim të qasjes, jo vetëm të Vetëvendosjes por edhe të subjekteve tjera. Kosova është vend i vogël, duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët e të ndërtojmë ura bashkëpunimi. Më mirë e qeverisim ne vet sesa të na qeverisin dhe diktojnë të tjerët.

“Bota sot”: A do të jetë problemi çështja e postit të kryeministrit?

Isa Mustafa: Me rëndësi është të definohen objektivat e qarta të qeverisjes. Të ekipohet një qeveri e përgjegjshme ndaj qytetarëve,  karshi ligjit dhe karshi partnerëve tanë ndërkombëtarë. LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor pa kandidaten e saj për Kryeministër. Në qoftë se nuk gjejmë zgjidhje në këtë fazë, atëherë mbetet që kryeministrin ta jap LDK ose VV pasi të kryhen zgjedhjet, varësisht se kush është parti e parë.

“Bota sot”: A ka ndonjë mundësi që të futet në negociim edhe posti i presidentit dhe a e pretendoni ju këtë post?

Isa Mustafa: Mendoj që një marrëveshje eventuale për koalicion, pavarësisht se me cilin subjekt, do tëpërqëndrohej në parimet e qeverisjes së mirë dhe të suksesshme. Nëçdo marrëveshje që kemi ndarë dhe kemi bërë pazare për poste nuk kemi përfunduar mirë.

“Bota sot”: Së fundi u rizgjodhët në krye të LDK-së, a mund të na jepni një vlerësim tuajin për gjithë procesin e brendshëm zgjedhor?

Isa Mustafa: Kemi kapërcyer një proces krejtësisht demokratik, herë herë edhe të tendosur si pasojë e një interesimi dhe konkurrence më të madhe sesa zakonisht. Kuvendi zgjedhor u zhvillua dhe përfundoi në një atmosferë të unitetit të plotë. Jam i nderuar për besimin që mëështë dhënë, por konsideroj se ka mjaftë njerëz në LDK që e meritojnë një besim të tillë.

“Bota sot”: Pas rizgjedhjes suaj u përfol mjaft se kuvendi i LDK-së, i hapi rrugë një bashkëpunimi të sërishëm me PDK-në, si do t`iu përgjigjeshit këtyre zërave z. Mustafa?

Isa Mustafa: Ështëpërfolur gabimisht nga zhurmuesit e teorive konspirative. As unë dhe askush në LDK nuk e ka arsyen më të vogël të bëjë koalicion me një parti e cila e ka shkelur marrëveshjen. Dy herë nuk bëhet.Kemi edhe vendimin e qartë të Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm se nuk ka koalicion dhebashkëqeverisje me PDK-në. Por, poashtu, duhet të nënvizoj se nuk mund të bëjmë politikë me diskurse anti PDK ose anti një subjekti politik. Kjo është gjysmë politike. Ne kemi orientimetë qarta për forcim të shtetit, zhvillim ekonomik dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit.Bashkëpunojmë me ata, me të cilët besojmë se i realizojmë këto qëllime. Por, nuk kultivojmë dhe nuk ndjellim urrejtje ndaj asnjë partie politike, përfshirë edhe PDK-në.

“Bota sot”: A është PDK përfundimisht vija e kuqe e juaja sa i përket koalicionit qeverisës?

Isa Mustafa: S’po flas per vija, por për faktin se anëtarësia dhe strukturat e LDK-së nuk parapëlqejnë koalicion me PDK-në. Prandaj qëndrimi është i qartë.

“Bota sot”: Po me partitë e tjera, (përjashto Vetëvendosjen që e diskutuam më lart) sa ka gjasa bashkëpunimi zoti Mustafa?

Isa Mustafa: Jemi të hapur të bisedojmë dhe të bashkëpunojmë.

“Bota sot”: Kush do t`i prijë listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës?

Isa Mustafa: Znj. Vjosa Osmani, kandidatja për Kryeministre.

“Bota sot” A do të ketë “seleksionime” në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe si do të bëhet kjo përzgjedhje, a do të futen kuadro të reja cilësore në listë?

Isa Mustafa: Do të vlerësojmë performansën individuale të deputetëve të këtij mandati dhe propozimet, të cilat na vijnë nga terreni, degët, si kandidatura për listën e deputetëve. Flitet për përmbushjen e kritereve, të cilat i kemi përcaktuar me Platformën e Zgjedhjeve në LDK.

“Bota sot”: Si duhet t`i qaset qeveria e ardhshme dialogut me Serbinë?

Isa Mustafa: Dialogun ta zhvillojë Qeveria, përkatësisht Kryeministrja. Të dialogohet për një marrëveshje që rezulton me njohje reciproke. Shtetësia, territori, kufijtë dhe orgnizimi i brendshëm kushtetues të mos jenëçështje e dialogut.

“Bota sot”: Taksa 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe BeH që u vendos nga qeveria Haradinaj, a do të largohet në qeverisjen tuaj?

Isa Mustafa: Mund të largohet, por me kushte. Masat tarifore dhe ato jotarifore nuk janë të vetmet probleme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kemi edhe probleme tjera që duhet zgjidhur, prandaj tarifën e shtrojmë në kontekstin  e reciprocitetit.

“Bota sot”:  Cilat janë synimet tuaja pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

Isa Mustafa: Të organizohemi me kuadrat më të mira, të fuqizojmë LDK-nëpër të fituar edhe zgjedhjet lokale. Personalisht do t’i përkushtohem më shumë punës në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...