Rikthim i “emblemës” dhe krenarisë Tironase , Merita Halilit, me koncertin recital “Lule t’Bukura ka Tirona”

Intervista

Rikthim i “emblemës” dhe krenarisë Tironase , Merita Halilit, me koncertin recital “Lule t’Bukura ka Tirona”

Nga: Beqir Sina Më: 9 shtator 2019 Në ora: 14:15
Beqir Sina

NEW YORK - TIRANE : Për një natë pa gjumë, për një natë të paharrueshme, shkon përsëri në Tiranë, përvoja e artistëve të mëdhenjë shqiptar nga Amerika, ish anëtarët e Ansamblit të famshëm shtetëror të këngëve dhe të valleve, ku qindra artistë të mrekullueshëm me dekada, kënduan e vallëzuan , luajtën në veglat muzikore, dhe tani shkojnë, me krenari të rikthejnë shfaqjet e paharrushme të atyre viteve të arta, edhe më recitalin e titulluar : “Lule t’Bukura ka Tirona”.

Një recital, ky, që do të mbahet në datat 27 dhe 28 shtator 2019 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me kurator muzikantin e njohur Edmond Xhani, i cili, ka punuar të gjitha materialet muzikore të këtij koncerti si dhe do të jetë dirigjenti artistik i tij.

Programi i këtij recitali me Merita Halilin, i përgjigjet një teme kuratoriale të gjerë të këngëve më të bukura, ose një rikthim i “emblemës” dhe krenarisë së Tiranës, Merita Halilit,  koncertin e saj recital “Lule t’Bukura ka Tirona”,  thotë në këtë intervistë Edi Xhani. 

“Recital, ky, që do të ndjek shumë vite muzike , shumë këngë, shumë suksese - të vendosura në një sfond magjik kulturor, që është gjithnjë e pranishëme te shqiptarët, ose një vazhdim i përvojës dhe ideve që të nxirret në dritë ajo vlera e këngëve e valleve, muzikës së artë shqiptare nga artistët tanë të mrekulleshëm” kudo që janë. 

Sa herë Merita Halili, kthehet në Tiranë, ka një rikthim që sjell shumë emocione, madje ato janë të forta, duke përcjellur atje në kujtimet e artëdashësve, edhe atë famën e të gjithë atyre artistëve të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe të Valleve, pikërishtë, aty ku ka nisur edhe karriera e shëndritshme , pra shumë vite më parë,....... dhe, për më shumë, në Tironën e Meritës , Tironën e dashur, kryeqytetin shqiptar, dhe, që është edhe vëndlindja e Merita Halilit.

 Kësaj radhe Merita Halili, duket se ka një ri-kthim mbas atyr koncerteve të njëpasnjëshme, nëpër Amerikë, në Kosovë e Shqipëri, në skenën e kryeqytetit gjithë shqiptar, Tiranës, dhe atë e presin javën e fundit të shtatorit dy koncerte të rëndësishme, të cilat kësaj radhe janë përgatitur nga mjeshtëri e muzikanti i njohur Edmond Xhani, i cili, thotë se i ka punuar të gjitha materialet muzikore të këtij koncerti, si dhe do të jetë dirigjenti artistik i tij .

Dy javë para këtij recitali tashmë të shumë pritur, gazeta jonë i mori disa mendime për koncertin recital të këngëtares Merita Halili; “Lule t’Bukura ka Tirona”, që do të mbahet në datat 27 dhe 28 shtator 2019 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, protagonistit të këtij recitali.

Duke, zhvilluar kështu një intërvistë të posaqme me muzikantin e njohur Edmond Xhani, gazetari ynë në Nju Jork, Beqir Sina; sjell për lexuesin tonë këtë intervistë....:

Çfarë ju motivojë të bëheni së bashku në këtë recital në Tiranë ?

Edmond Xhani: Idea për këtë koncert recital nuk lindi rastësisht. Ne kishim kohë që mendonim e diskutonim për këtë gjë. 

Duke patur parasysh se Merita është “emblema” dhe krenaria e Tironës, detyra kryesore që unë i vura vetes ishte që cdo material muzikor të kurohej deri në detaje në mënyrë që të, të ruhet në maksimum karakteri i muzikës tironce pa devijime artificiale, si dhe të pasurohet me tingujt e kohës, dhe shumë larg influencave të dëmshme që jo rrallë vihet re në muzikën e sotme shqiptare, e vecanërisht në muzikën e Shqipërisë se Mesme.. 

Përse Merita?

Edmond Xhani:  Në mesin e viteve ’80, kur Merita ishte akoma me përparese shkolle, ra në sy talenti i saj  i rrallë që premtonte shumë për të ardhmen.  Tek ajo dallohej qartë zëri  melodioz e i pastër dhe karakteri i  spikatur për interpretim të saktë të këngëve të Shqipërisë së Mesme, vecanërisht të këngëve tironce. Ishte Ansambli Shteteror vendi ideal për të, prandaj jo me kot Meritën e ftuan të këndonte në skenën e madhe të artistëve profesioniste. Menjëherë mbasi mbaroi shkollën, ajo u punësua si soliste e Ansamblit. E cilësuar shpesh si pasuesja me e denjë e emrave të mëdhenj të këngës popullore të Shqipërisë së Mesme si Fitnete Rexha apo Hafsa Zyberi.  Merita, filloi të interpretojë me sukses përkrah emrave  të tjerë e të njohur si Naile Hoxha, Sali Brari, Zeliha Sina, Valdete Hoxha,  Hysni Zela, Irini Qiriako, Sabahete Vishnja etj. Ishte kompozitori i shquar dhe dirigjenti i Ansamblit Shteteror mjeshtri Agim Krajka, ai që punoi në fillim me Meritën duke i shpjeguar rëndësinë dhe pasurinë e trevës së Shqipërisë së Mesme e vecanërisht të Tiranës. Gjithashtu, një ndihmë të madhe në formimin e saj muzikor Merita e mori edhe nga mjeshtri i korit të Ansamblit , Xhemal Laci. Duke qenë vajzë e talentuar por njëkohësisht  e dashur dhe e thjeshtë, ajo shumë shpejt fitoi respektin dhe përkrahjen e të gjithëve.

Pra, aty ku lindi……!

 Edmond Xhani:  Po! Sigurisht, Ansambli Shtetëror e Këngëve e Valleve ishte ai që vendosi të organizoje koncertin e 1-rë recital të Meritës. Në atë kohë, unë punoja në orkestrën e Ansamblit dhe duke qenë se shkruaja muzikë për këngëtarë të ndryshëm, me caktuan që të merrem unë me recitalin e saj. Në këtë mënyrë, unë u angazhova totalisht duke punuar materialet muzikore dhe duke e drejtuar vetë koncertin. Recitali u realizua me shume sukses dhe ky do të ishte bashkëpunimi im i parë me Meritën dhe që do të pasohej nga bashkëpunime të tjera të sukseshme brenda e jashtë vendit.

Cilat janë bashkëpunimet e tua me Meritën ?

Edmond Xhani:  Janë disa nga përpunimet e mija më të njohura për Meritën janë psh: “Dy Lule mbas malit”, “Doli goca në pënxhere”,  kompozimet “Endrrat e mija”, “Këngë për Tironën”, punimet për orkestrën simfonike te RTSH kënduar nga Merita si: “Lule te bukura ka Tirana”, “Moj dashnore të gjykoftë perendia”, “Shoqënia”, “Kënga e ushtarit” etj. 

Çfarë keni përgatitur për këtë recital ?

Edmond Xhani: Ky koncert recital do të ketë 30 materiale (27 këngë dhe 3 instrumentale) për të cilat kam rreth dy muaj që punoj intensivisht.  Koncertin e kam trajtuar në formën e një spektakli pak a shumë si një musical - ku në qendër të veprimit skenik do të jetë Merita e shoqeruar gjatë gjithë kohës nga një orkestër me 35 muzikantë, të gjithë profesionistë të Ansamblit Shtetëror dhe të Teatrit të Operas e Baletit në Tiranë. Për këtë gjë, unë gjejë rastin që me naë të kësaj interviste të falenderoj në mënyrë të vecantë Drejtoreshën e TOB dhe të Ansamblit, znj. Zana Cela, e cila u tregua shumë e gatshme në cdo drejtim, duke plotësuar kërkesat tona artistike, deri ne detajet më të vogla. Një përkrahje e tillë është e domosdoshme për të realizuar këtë koncert me sukses e profesionalitet. 

Pra duket se është shumë e kompletuar artistikisht ?

Edmond Xhani:  Gjithësesi! Dua të shtojë se kjo është hera e parë që një këngëtare popullore do të shoqerohet nga një orkestër e tillë e përbërë nga strings, Piano, Acord, Keyboard, instrumente frymore popullore e classic si flute, oboe, clarinet, tromba, trombones,  accompaniament harmonik Llauta, Contrabass, Bass Guitar, Drums, Percussion popullor (dajre, ksister, daulle, tom-tom) e classic (timpan, cymbals, triangolo), për të cilët po kujdeset Gerti Druga, drejtuesi i Ansamblit.

Më konkretisht dicka për recitalin “Lule të bukura ka Tirona”!

Edmond Xhani:  Unë do të drejtoj koncertin dhe ndërkohe do të interpretoj në Electric Guitar, Llaute e Cifteli. Gjithashtu do të jetë edhe kompleksi vokal i ansamblit.

 Koncerti ka 3 pjesë:

a- Merita sic e mbanë mend publiku  (repertor i saj i kenduar ne ato vite)

b- Repertor nga krahina të ndryshme si dhe këngë amerikane (country)

c- Rituali origjinal i dasmës Tironce

d- Midis pjesëve do të ketë instrumentale të ndryshme.

A i përgjigjet një teme kuratoriale të gjerë të këngëve më të bukura, koncerti recital “Lule t’Bukura ka Tirona”  ? 

Edmond Xhani:Kthimi në skenën ku ne u rritëm, natyrisht që të krijon ndjenja të vecanta dhe emocione të mëdha. Kur mendon se do të interpretosh bashkë me kolegët dhe shokët që kemi lënë pas në Ansambël dhe në Opera, natyrisht që ndjen emocion, por edhe  gëzim e krenari bashkë.  Janë më shumë se 20 vjetë që i mungojmë asaj skene dhe na mungon edhe neve ajo. Sidoqoftë, ky rectial dhe tema e përzgjedhur shpresojmë që të jetë suksesi, dhe të rikthejmë ato emocionet e forta të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve, dhe të na ndihmojnë të gjithëve për të arritur suksesin e këtij koncerti.

Çfarë mendoni për të ardhmen e ndonjë koncerti recital ? edhe në SHB

Edmond Xhani: Kjo pyetje është më shumë vend. Ne jemi një “armatë” e tërë muzikantësh dhe këngëtarësh që jetojmë e punojmë në SHBA-ës, dhe kemi shumë mundësi të zhvillojmë më shumë aktivitete të tilla, për të ngritur nivelin e konverteve, por edhe për ndihma humanitare. Do të thoja se ka ardhur koha që koncerte dhe aktivitete të tilla janë domosdoshmëri dhe i duhen komunitetit shqiptar në Amerikë. Me këtë rast shpresojmë se do të nxiten sadopak edhe kontribuesit, dhe i bëjmë thirrje biznesmenve shqiptar në Amerikë, se arti shqiptar ka nevojë shumë për ndihmën e tyre financiare. Që ky artë dhe kjo muzikë të arrijë sferat më të larta ku edhe ne prtendojmë të ngjisim muzikën shqiptare, dhe t’i tregojmë me këtë rastë edhe opinionit e specialistëve amerikan, se Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare janë së bashku një vend me një pasuri të madhe kulturore e artisitke. Një vend me kultur të lashtë dhe moderrne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat