Agim Bahtiri: Ky është qëllimi i LDK-së në raport me LVV-në, ja porosia e tij për Hashim Thaçin

Intervista

Agim Bahtiri: Ky është qëllimi i LDK-së në raport me LVV-në, ja porosia e tij për Hashim Thaçin

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 4 dhjetor 2019 Në ora: 12:27
Agim Bahtiri

Në një intervistë për “Bota sot”, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur për pikat në të cilat ka avancim apo ngecje në lidhje me koalicionin qeverisës mes Vetvendosje dhe LDK.

Ai ka thënë se qytetarët e kanë treguar më 6 tetorë se kush duhet të udhëheq me qeverinë si kryeministër.

Bahtiri ka thënë gjithashtu se Hashim Thaci kurr, në asnjë formë nuk do të jetë më President i Kosovës, pasi që ta përfundon këtë mandate.

“Bota sot”: A mendoni se LDK me qëllim po e kërkon presidentin, duke e ditë se VV nuk pranon, vetëm pasi që nuk është e interesuar vërtet për një koalicion të mundshëm?

Agim Bahtiri: Unë këtë nuk e besoj dhe nuk po dua ta besoj, për shkak se LDK e ka kuptuar fort mirë se për cka populli ia ka dhënë votën. Votën populli ia ka dhënë për të bërë ndryshime, unë mendoj se LDK dëshiron që pazarin ta rrisë për të përfituar në bashkëqeverisje, por jo të pengoj koalicionin me VV, pasi që është e vetmja shanca për të dalur nga kjo situatë për ta quar vullnetin e popullit në vend. Unë besoj shumë se pavarësishtë mospajtimit, unë po shpresoj se shumë shpejt LDK do të kthjellet në aspektin e bashkëqeverisjes dhe do të bëjmë një koalicion të cilin do ta merrë lakmi cdo subjekt politik, pasi që ne si subjekt politik e kemi një qëllim parimorë, jemi parti e cila dëshirojmë të bashkëqeeverisin sinqert, për të quar proceset përpara dhe ta kthejmë në rrugë të drejtë vendin, pasi që vërtet është shumë keq.

“Bota sot”: Mbrëmë Glauk Konjufca tha se një problem tjetër në arritjen e marrëveshjes LDK-VV është edhe Ministria e Brendshme. A besoni se LDK po e kërkon këtë ministri për të ia mundësuar vehtes edhe më tutje “sallamadinë” në rend dhe ligj?

Agim Bahtiri: Nëse dikush nuk e ka kuptuar drejt deri sot, tash duhet të ndalet dhe ta kuptoj njëherë e mirë. Ne si VV i kemi përcaktuar dhe në bazë të atyre përcaktimeve të prioriteteve, kemi dalur dhe ia kemi kërkuar votën qytetarëve. Ndërë këto prioritete, ka qenë dhe vazhdonë të jetë lufta kundër krimit të organizuar, futjen në proces gjyqsorë të të gjithë atyre që kanë abuzuar me shtetin si dhe konfiskimin e të gjithë pasurisë së tyre, e që nuk e kanë legjitime. LDK e ka pasur mundësinë këtë qështje ta zgjidhë tri herë me anë të ministrit të brendshëm, duke pasur këtu parasyshë se LDK thirret se i ka 200 aktivistë të rëndësishëm e më pak të rëndësishëm të vrarë dhë nuk e ka bërë asnjë hap në atë drejtim. Unë i ftoj që ata të mos luajn lojra të pa nevojshme, por t’i shohin mundësitë e tyre se ku mund ta japin kontributin më të mirë. Unë smund të besoj se LDK e don këtë qeverisje si të dështuar.

“Bota sot”: A mendoni se po frigohet LDK të heqë dorë nga Ministria e Brendshme, pasi që mund të jenë figura të saja që mund të atakohen nesër, për shkak të veprimtarisë së tyre në të kaluarën?

Agim Bahtiri: Së pari, unë nuk e di se cka mendojnë ata, por, parimisht nuk ish dashtë që dikush të frigohet nga vendosja e rendit dhe ligjit. Unë personalisht nëse kam bërë dicka kundër ligjit, jam i gatshëm pa dyshim të përballem me gjykimin. Në qeverisjen e Albin Kurtit nuk guxon askush të falet apo të largohet nga mundësia për të qeverisur për shkak të këtyre aryseve.

“Bota sot”: A është e mundur qeverisja në sistemin 2 me 2, dy vite VV ta ketë kryeministrin e dy vitet tjera LDK?

Agim Bahtiri: Asniherë. Ska pse, për shkak se populli e ka përcaktuar kryeministrin dhe kjo gjë ka përfunduar. Populli e ka treguar kush do ta udhëheq qeverinë me 6 tetorë.

“Bota sot”: A ka opsione të hapuar tjera përveq me LDK-në, që të arrihet marrëveshja e koalicionit?

Agim Bahtiri: Unë po du me besu, jam shumë i bindur se VV-LDK do ta udhëheqin qeverinë, bindje tjetër nuk kam. Ajo cka po thoni është krejt e fundit, unë sbesoj që do të zbresim aq poshtë pasi që shumë shpejt do të arrihet në konkluzion apo në marrëveshje me qeverisje të përbashkët me të cilën do të mburret krejt Kosova.

“Bota sot”: Me shumë gjasë, posti i Presidentit do të jetë “mollë sherri” tjetër për marrëveshjen qeverisësë VV-LDK. Pse për shembull nuk po bisedohet për të arritur marrëveshjen për ndërrimit të ligjit për zgjedhjen e Presidentit, duke e mundësuar zgjedhjen e tij direct nga populli, por po diskutohet se kujt duhet t’i takoj?

Agim Bahtiri: Unë veq një gjë mund t’iu siguroj. Hashim Thaçi më kurr nuk do të jetë President i Republikës së Kosovës, për këtë ju garantoj. Derisa ne për momentin e kemi ligjin aktual për presidentin, dhe do të shkojmë në këtë form. Nëse në të ardhmen ndryshohet kjo, atëherë them se kemi mjaftueshëm figura që do të fitonin bindshëm edhe me vota direkt nga populli. Po e përsëris, as nga populli e as nga Kuvendi, Hashim Thaçi më nuk do të jetë kurrë president i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat