Ugljanin: Statusi special për Sanxhakun, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme - Bota Sot
Ugljanin: Statusi special për Sanxhakun, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme

Intervista

Ugljanin: Statusi special për Sanxhakun, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 21 dhjetor 2019 Në ora: 12:01
Sulejman Ugljanin

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, lideri i Sanxhakut, Sulejman Ugljanin ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohen boshnjakët dhe shqiptarët në Sanxhak. Ai ka folur edhe për mënyrën se si e sheh zgjidhjen e çështjes se Sanxhakut në raport me Beogradin, duke thënë se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme është Statusi Special.

“Bota sot”: Si e vlerësoni situatën aktuale politike në Serbi?

Ugljanin: Në serbi po zhvillohet një epidemi e rrezikshme e nacionalizmit të Serbisë së madhe, e cila paraqet rrezik potencial për stabilitetin në regjion. Kjo dukuri e rrezikshme vjen nga organet shtetërore aktuale në serbi si dhe nga institucionet shtetërore serbe më me ndikim. Lidhje me ketë, ekzistojnë dallime të mëdha, për boshnjakët e Sanxhakut, nacionalizmi serbomadhe paraqet rrezik real.

“Bota sot”: Si i komentoni deklaratat e presidentit serb, i cili thotë se Sulejman Ugljanin mundet vetëm ta ëndërrojë statusin special për Sanxhakun?

Ugljanin: Pikërisht, një qëndrim i tillë i Presidentit serb , është një konfirmim se statusi special për Sanxhakun, me garanci ndërkombëtare, është minimum që duhet, për të garantuar ekzistencën biologjike të shqiptarëve dhe boshnjakëve në këtë mjedis serbomadh.

Statusi special i Sanxhakut është një projekt regjional serioz, edhe në kontekstin ndërkombëtarë.

Sanxhaku, si bashkësi territoriale politike e qytetarëve me të drejta të barabarta si shqiptarë, boshnjak, malazezë e serb, do të duhej të ishte bërthamë e stabilitetit dhe bashkëpunimit. Statusi special i Sanxhakut, paraqet zgjidhje të qëndrueshme për kontestet territorial e politike mes vendeve fqinjë në Ballkan.

“Bota sot”: Në e dimë se ju keni raporte shumë të mira me Albin Kurtin, a keni pasur takim pas 6 tetorit, kur i ka fituar zgjedhjet në Kosovë?

Ugljanin: Po, Vetëvendosje është formula e cila mund të sigurojë ekzistencë politike të shqiptarëve dhe boshnjakëve në këtë hapësirë gjeografike.

Na nderon përkrahja të cilën e ka marrë Albin Kurti në zgjedhje. Kemi raporte të mira të bashkëpunimit gjithashtu edhe takime.

“Bota sot”: A do të dilni në zgjedhje nacionale në Serbi dhe çka pritni?

Ugljanin: Sanxhaku është tash e 101 vite nën okupimin serb, i cili me anë të heshtjes është miratuar nga ndërkombëtarët.

Shteti serb e ka humbur kredibilitetin që të organizojë zgjedhje dhe të ushtrojë pushtet mbi Sanxhakun.

Ne marrim pjesë aktivisht në të gjitha takimet të cilat I ka organizuar “Cesid”, “Crta” si dhe “Transparentnost” e “Unioni Evropian”.

Qëndrimi ynë është që Sanxhaku duhet të jetë njësi e veçantë zgjedhore, por edhe të ketë hapësirë të veçantë mediatike.

E mbështesim propozimin e Çedomir Jovanoviqit për një qeveri kalimtare, sikur që ka qenë në Mal të Zi dhe në Maqedoni.

“Bota sot”: Si i keni raportet me liderët në Luginën e Presheveës, a ka mundësi që të dilni me një listë të përbashëkt në zgjedhje nacionale?

Ugljanin: Kemi bashkëpunim serioz, por edhe raporte të mira me të gjithë. Subjekti jonë dhe Partia për Veprim Demokratik e Luginës së Preshevës kemi pasur përgjatë 4 viteve, bashkëpunim special politik në kuadër të grupit, në Kuvendin e Serbisë.

Këshillat Nacional përkatës, gjithashtu kanë një bashkëpunim të suksesshëm.

Përkrahje për status special për Sanxhakun, se pari kemi gjetur tek kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, si dhe nga zotri Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së, nga Lugina e Preshevës.

Po kërkojmë modelin më të mirë që të përfaqësojmë interest e Sanxhakut dhe Luginës së Preshevës, në shërbim të zgjedhësve tanë, flasim edhe rrethë këtyre.

“Bota sot”: A besoni që do të ndodhë korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë?

Ugljanin: Kjo do të jetë temë e komisioneve biseduese të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Bota sot”: Nëse diçka e tillë ndodhë, a keni ndonjë plan për Sanxhakun, a do të aktivizoheni?

Ugljanin: Statusi Special i Sanxhakut është përgjigja në të gjitha pyetje dhe zgjidhjet për të gjitha problem që kanë të bëjnë me Sanxhakun.

“Bota sot”: Cka prisni nga 2020-ta, në planin politik?

Ugljanin: Presim zgjidhje të qëndrueshme për krizat e Jugosllavisë, që zgjasin që nga viti 1991.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat