Reshitaj konfirmon përplasjet e koalicionit: Kërkon të bashkohen pozitë-opozitë për të mirën e Kosovës

Intervista

Reshitaj konfirmon përplasjet e koalicionit: Kërkon të bashkohen pozitë-opozitë për të mirën e Kosovës

Nga: Erjona Retkoceri Më: 30 korrik 2020 Në ora: 08:02
Albena Reshtiaj

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur rreth situatës të krijuar nga pandemia, duke thënë se të gjithë duhet të mundohemi që ta menaxhojmë situatën, dhe se kjo situatë ka filluar në qeverinë e kaluar dhe po vazhdon ende.

Ajo ka thënë se beson që shumë shpejt do të dal vaksina, që në vitin tjetër mos të përballemi me këtë situatë.

Gjendjen e tanishme të krijuar nga Covid-19, Reshitaj e ka quajtur gjendje mjaftë të vështirë dhe shqetësuese.

Deputetja më tutje ka shtuar rreth përplasjeve politike dhe përfshirjen e PDK-së në Qeveri.

“Bota Sot”: Gjendja aktuale me virus nuk është e mirë, ju si Kryetare për Shëndetësi si e vlerësoni menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Hoti?

Albena Reshitaj: E gjithë bota është duke u përballur me një situatë të vështirë dhe të gjithë akterët politik në të gjitha shtetet janë duke u munduar që ta menaxhojnë aq më mirë me atë sa kanë hapësire dhe mundësi, virusi është jashtëzakonisht misterioz dhe e ka vënë një sfidë gjithë shkencën globale, qeveritë tona janë duke u munduar me të gjitha kapacitetet që kanë për ta menaxhuar situatën kjo situatë ka filluar në qeverinë e kaluar dhe po vazhdon ende në këtë qeveri, dhe un dua të besoj se shumë shpejt të gjendet vaksina dhe nuk do të kemi mundësi të përballemi ende me këtë situatë në vitin tjetër apo me një qeveri të ardhshme, mendoj që është bërë një pune e mire me formimin e grupit të bordit këshillëdhënës të ekspertëve për ministrisë së shëndetësisë në bashkëpunim me grupin e institutin kombëtar të shëndetit publik.

“Bota Sot”: A është shkaktarë përhapja e virusit në masë kaq të madhe keq menaxhimi i Qeverisë apo mos kujdesi i qytetarëve?

Albena Reshitaj: Mendoj që vetë lirimi i masave një herë një izolim total që u bë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën është paraparë që të ketë një infektim me Covid-19, por mendoj që në qeverinë e kaluar mos koordinimi në mes të institucioneve dhe shkëputja e hallkave ka ndikuar pak dhe është bartur në qeverinë e tanishme un po e shohë përkushtim të jashtëzakonshëm të kryeministrit Hoti për menaxhimin e situatës se sa ka mundësi të punojë por varet se edhe ne sa i ndihmojmë si institucione kuvendi dhe institucionet tjera shëndetësorë dhe në fund krejt disiplina qytetarë

“Bota Sot”: Sa mendoni se këto masa janë efektive?

Albena Reshitaj: Por qytetarët e vendit duhet ta shohin unitetin politik dhe seriozitetin e spektrit politik për menaxhim të kësaj situate.

Ne kemi dy probleme rimëkëmbjen ekonomike si dhe mbrojtjen maksimale të shëndetit të qytetarëve krejt suksesi i një shteti duhet të fokusohet në këto dy shtylla

Kuvendi ka marruar 3 projekt ligje projektligji për parandalimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës, projekt ligji për rimëkëmbje ekonomike covid-19, si dhe projektligji për masat e përkohshme për të lehtësuar efektin e pandemisë Covid-19, mendoj që këto projektligje të krijojnë hapësirë të duhur për menaxhim më të mirë të situatës, dhe mendoj se ka nevojë të bëhet plotësim ndryshimi, amandmentimet sa më të shpejta në kohë reale që të mos vonohemi.

“Bota Sot”: Si e vlerësoni gjendjen me Covid-19?

Albena Reshitaj: Gjendja me Covid-19 është mjaft e vështirë dhe jam e shqetësuar për këtë situatë pandemike, numri i madh i të infektuarve tregon që ka nevojë për një reflektim institucional dhe shoqëror në vendin tonë.

“Bota Sot”: A ka përplasje brenda koalicionit të Qeverisë?

Albena Reshitaj: Gjithmonë ndodhin përplasjet politike të herëpashershme në situata të caktuara, problemi që kemi me pandeminë si dhe dialogu me Kosovë Serbi sjell përplasje midis partive politike, është moment historik që shqiptarët duhet ti kalojnë përçarjet mes vete, sepse kemi pësuar shpesh nga përçarjet politike, shpërqendrimi në këto situata e shpërndanë përgjegjësinë politike, dhe duhet të jetë e nevojshme që të bëhemi gjithë bashkë pozitë dhe opozitë ti kalojmë të gjitha inatet politike.

“Bota Sot”: Përfshirja e PDK-së në Qeveri a mendoni se mund të ndodh kjo?

Albena Reshitaj: Mendoj që është një nevojë e veçantë që në këtë momentum historik të jemi të gjitha partitë së bashku jo vetëm Partia Demokratike e Kosovës por edhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektoj se ka përgjegjësi politike, secila parti duhet ti kaloj interesat partiake për të dhënë kontributin e tij pa marrë parasysh se kush do të jetë në vendin e parë apo në vendin e dytë duhet të jemi të barabartë dhe të kemi interes të përbashkët, të dalim fitues në këtë betejë, nëse përçahemi humbës të vetëm jemi ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat