“LDK-ja nuk po i zbardh vrasjet e pasluftës, bijtë e tyre po i avancon në pozita”

Intervista

“LDK-ja nuk po i zbardh vrasjet e pasluftës, bijtë e tyre po i avancon në pozita”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 6 gusht 2020 Në ora: 16:40
Hajrullah Tërnava

Në një intervistë për ‘Bota sot”, ish zëvendësministri në Ministrinë e Mbrojtjes, Hajrullah Tërnava, ka folur rreth situatës politike në vend.

Tërnava ka folur rreth aktakuzës së ngritur ndaj Presidentit Hashim Thaҫi, duke thënë se nëse i konfirmohet aktakuza, do të marrë dënimin e merituar.

Ai ka folur edhe për vrasjet e pasluftës dhe mundësinë që LDK-ja t’i zbardhë këto vrasje, por sipas tij, kjo parti vetëm po avancon fëmijët e të vrarëve në pozita të larta.

Tërnava tutje ka folur edhe për gjendjen me pandeminë në Kosovë, e po ashtu edhe për ish Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Bota sot”: Si e vlerësoni aktakuzën e pretenduar ndaj Presidentit Thaҫi nga Gjykata Speciale?

Hajrullah Tërnava: Insistimi i Thaçit për krijimin e këtij Gjygji Special qysh në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës, i cili nga dyshimet që mos nuk po miratohet, bënte presion të paparë ndaj deputetëve që ta miratojnë këtë gjykatë. Është për tu habitur pse mbas dy viteve (2017) bëri qmos për të çbërë po atë të njëjtin Gjygj Special. Nga këtu tani dalin dyshimet pse tani ky person si President i shtetit, që herën e parë donte të krijohet gjyqi, kurse mbas dy viteve bëri ҫ’mos për ta anuluar këtë gjyq. Herën e parë, të gjithë qytetarët kur insistonte ai për krijimin e këtij gjyqi, ishin të bindur se ai dhe e gjithë UÇK-ja, ishin në tërësi të pastërt sa iu përket dyshimeve të Dik Martit që insistonte në krijimin e këtij gjyqi, sepse vetë insistimi i Thaçit për ta krijuar këtë gjyq na ipte një bindje të tillë. Por tani gjërat ndryshuan dhe gjithqka është e mundshme. Edhe nëse herën e parë që insistojke për krijimin e gjyqit në fjalë, dyshimet janë se paska pas premtime se nuk do të ngritet aktakuzë ndaj tij, por me kalimin e kohës e paska kuptue se edhe ky do të jetë nën dyshime si të tjerët për krime lufte, prandaj tani me këmbëngulësi deshti që të ç’bëhet kjo Gjykatë Speciale. Nëse qëndron ky fakt që dikush i ka premtuar se s’ka me qenë objekt i këtij gjyqi, e ai insistonte pra që të krijohet ky gjyq, është e turpshme nga ana e Thaçit një veprim i tij i tillë, se ai në këto procedura është i barabartë edhe me të tjerët kandidatë të mundshëm që do të akuzohen, e sidomos Thaçi e ka të qartë se këtë aktakuzë e ka aktualizuar Dick Marty deputet i Parlamentit Evropian (PE) dhe emri i tij është përmend si i dyshuari kryesor. Kjo Gjykatë Speciale është krijuar nga institucionet e Kosovës dhe me ligje të saj, edhe që të gjithë gjykatësit janë të huaj, kurse selia e saj është në Hagë, kurse jetëgjatësia e këtij gjyqi është e pakufizuar. Vendimi i marrë në Kuvendin e Kosovës që harxhimet për avokatët e të dyshuarve do të paguhen nga buxheti i Kosovës, e ka kuptimin e vetë, nëse bëhet fjala për akuza që munden të ngarkohen për vrasje të ndryshme gjatë luftës ndaj armikut serb, sepse lufta është zhvilluar në Kosovë, prandaj e ka kuptimin e saj, sepse njerëzit tonë të mobilizuar si ushtarë të UÇK-së është dashur ta mbrojnë veten dhe popullin e saj, prandaj lufta nuk është zhvilluar në Serbi dhe ne nuk ishim agresorët. Në të kundërten nëse ka të tillë që do të përgjigjen për vrasje të shqiptarëve gjatë apo pas luftës 1999, e që është një numër i konsiderueshëm i të vrarëve, që deri më sot nuk janë zbuluar vrasësit e tyre, mendoj se për këto raste nuk duhet ta kenë mbrojtjen financiare nga buxheti i Kosovës. Marrë në tërësi pasi është miratuar krijimi i këtij gjyqi, tani të akuzuarit që kanë luftuar kundër ushtrisë serbe, duhen të jenë të dinjiteteshëm nëse do të përgjegjin për vepra të vrasjeve të ushtarëve serbëve në betejat luftarake gjatë luftës, dhe në këtë mënyrë do të konfirmohet pastërtia e luftës së UÇK-së. Më këto aktakuza që do të akuzohen individë të ndryshëm, nuk duhet t’i hiperbolizojmë ndodhitë, sikur që po përfolet se po akuzohet UÇK-ja, përkundrazi mendoj se mbasi veq është dashur të krijohet kjo gjykatë, tani UÇK-ja e ka shansin të pastrohet nga thashethemet e disa individëve dhe të argumentohet se nëse ka pas ndonjë që ka keqpërdor apo tejkaluar masat e ndërmarra me armatim, është e kuptueshme se ai person duhet të përgjigjet para këtij gjyqi, dhe me këtë UÇK-ja do të distancohej nga disa individë që me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëme vetë Kosovës dhe UÇK-së në tërësi, dhe me këtë do të pastrohet lufta e UÇK-së, e cila ka bërë lufte mbrojtëse në territorin e Kosovës. Aktakuza e ngritur nga prokurori i Gjyqit Special, por e pa konfirmuar nga gjykata, ishte shqetësuese për të gjithë e sidomos për Presidentin, që ai gjendet në këtë post, dhe sikur që ndodhi që u ftua për biseda në Hagë që zgjatën katër (4) ditë, dhe shkuarja e tij në ato biseda ishte një dëm për Kosovën, sepse që nga ajo kohë e deri sa të ndodhë konfirmimi i aktakuzës nga gjyqi apo lirimi nga kjo aktakuzë, shteti ynë e ka një dozë të ankthit, sepse tani që nga ajo kohë askush nga përfaqësues të shteteve të huaja, ma nuk e kontaktojnë më Presidentin e Kosovës, gjë që kjo situatë nuk i shkon në favor Kosovës. Tani kjo situatë e krijuar na ka lënë në dilemë të situatës se si do të zhvillohet kjo ngjarje në të ardhmen, sepse vetë fakti që nëse konfirmohet aktakuza ndaj Presidentit të Kosovës, do të ketë pasoja të pa riparueshme të njollosjes së politikave të Kosovës. Mendoj se vetë fakti i ngritjes së kësaj aktakuze ndaj Presidentit, edhe që nuk është e konfirmuar nga gjyqi, korrekte kishte me qenë që Presidenti të jepte dorëheqje nga ky post, sepse këtë post do ta udheheqte dikush tjetër sikur e parasheh Kushtetuta e Kosovës, dhe për këtë nuk do të pësonte politika kosovare sikur e shpjegova, në të kundërten sikur Thaçi të del i pastërt nga gjykata në fjalë, ai prapë do ta ketë prespektivën politike në Kosovë e sidomos në partinë e PDK-së, që konsiderohet edhe si krijuas i saj. Në të kundërten nëse konstatohet se ka bërë krime lufte e sidomos ka urdhëruar vrasjen e shumë shqiptarëve që i kanë takuar partisë së LDK-së për shkaqe të tyre për ta të njohura, që konsiderohen si kontributëdhënës per ҫlirimin e Kosovës, e që deri më tani asnjë nga këto vepra të këtyre personave nuk është zbardhur që tani e 21 vite, e sidomos nëse në këto vrasje kanë marrë pjesë si në planifikimin dhe vrasjet e tyre edhe të tjerë, dhe po këta duhej që të burgosen për vrasjet që i kanë kryer, atëherë ky gjyë do ta arsyetoj krijimin e tij dhe do ta ketë përkrahjen e shumicës së popullit shqiptar, sepse për një lufte vëllavrasjesh askush nuk e ka pritë këtë, dhe që nga ajo periudhë e deri me tani familjarët e të vrarëve, kanë përjetuaar trauma të tmerrshme deri në zbardhjen e këtyre vrasjeve. Prandaj deri në zbardhjen e këtyre vrasjeve, e sidomos ndaj këtyre familjeve janë zhvilluar propaganda armiqësore denigruese, nga ata që i kanë krye këto vrasje dhe në mënyra të ndryshme janë zhvilluar politika të dëmshme ndaj familjarëve të vrarëve, në shumicën e rasteve ju kanë mveshur epiteti i bashkëpuntorve të Serbisë. Prandaj nëse konstatohet pra fajësija e përgjegjësive për vrasje të shqipëtarëve, edhe dënimi i merituar për ta ju qoftë përhajr.

“Bota sot”: A është e drejtë të akuzohen shqiptarët për kinse krimet e luftës në Kosovë?

Hajrullah Tërnava: Nëse bëhet fjalë për aktakuza të krimeve të luftës ndaj shqiptarëve për kinse krimet e luftës në Kosovë, mendoj se një dyshim i tillë është i tepërt, sepse populli shqiptar ka qëndruar në vendet e tyre, në shtëpitë e tyre ku i kanë mbrojtur pragun e shtëpive të tyre, dhe nuk kanë bërë invazion ndaj ndonjë shteti tjetër, por lufta e tërë është zhvilluar në Kosovë, dhe në mënyrë të pabarabartë sepse populli i Kosovës ka qenë i paarmatosur, kurse ushtria serbe ishte e armatosur me armatim ma modern të asaj kohe, dhe përpos ushtrisë ata kishin edhe paramilitarë që në shumë vende të Kosovës, kanë bërë masakra dhe krime lufte, dhe dëme materiale si të shtëpive, fabrikave, dhe pasurive tjera të Kosovës, gjë që sot e kësaj dite ka shumë viktima nga ana e shqiptarëve rreth 16.000 si fëmijë, pleq, e të rritur që nuk ju dihet fundi e as se ku janë të varrosur, dhe vendndodhja e varrosjeve të tyre, që tash e 21 vite, edhe pranë shumë hulumtimeve që janë bërë si të organizatave vendore po ashtu edhe ndërkombëtare që merren me hulumtimin e këtyre rasteve, dhe familjarët e tyre e jetojnë jetën në ankth, dhe ka familje që vetëm një anëtar i ka shpëtuar vrasjeve, qoftë femër apo mashkull. Në këto vrasje të shqiptarëve që janë bërë në numër të madh, kanë marrë pjesë paramilitarët, ushtria dhe policia e Serbisë.

“Bota sot”: Pse nuk po ndodhë një gjë e tillë edhe me serbët që kryen gjenocid?

Hajrullah Tërnava: Serbët e kanë shtetin e tyre të pavarur dhe të anëtarësuar në OKB dhe institucione tjera ndërkombëtare, gjë që kjo pavarësi ndërkombëtare i mungon Kosovës. Kurse Serbia i ka krijuar gjykatat e tyre dhe si preteks i ka akuzuar disa raste që janë stërzgjatur tepër gjatë dhe në fund janë gjykuar me dënime me kusht apo dënime të shkurta, dhe me këto gjykime opinionit ndërkombëtar i referohen se e kanë krijuar gjyqin për krime lufte dhe një numër i tyre është i dënuar. Në Serbi edhe sot e kësaj dite zhvillohet një politike nacionaliste shoveniste e kohërave të Millosheviqit, dhe kreyetar në këtë shtet është Vuçiq, i cili në kohërat e luftërave 1991-1999 kishte poste të Ministrit në qeverinë e Millosheviqit, dhe jo vetëm ai por shumë nga ata që edhe në luftëra kanë kryer gjenocide në Kosovë, sot janë në poste të larta shtetërore, dhe nga udhëheqësit e tyre ata konsiderohen si heronjë të tyre, njëri ndër ta tani edhe sot është kryekomandant i forcave ushtarake serbe që gjatë luftës në Kosovë, ka qenë po në këtë post dhe me urdhëra të tij janë kryer shumë vrasje, masakra, spastrime etnike, dhe krime tjera të luftës. Prandaj kjo është arsyeja kryesore që nuk ngriten akatakuza ndaj vrasësve gjenocidiale që janë bërë në Kosovë.

“Bota sot”: A mendoni se qeveria aktuale e udhëhequr nga Avdullah Hoti është e duhura për Kosovën?

Hajrullah Tërnava: Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti në këto kohëra, është qeveri që nuk i ka fituar votat e qytetarëve për një qeverisje të vendit sikur po ndodhe tani. Kjo qeveri është e krijuar në situatën ad hock, sipas vlerësimeve nga të gjitha partitë që e konsideronin se janë të rrezikuar nga Qeveria Kurti, e cila qeveri ishte qeveri e votës së popullit që me veprimet e saj, e që ishte edhe në koalicion me LDK, ndërmorren veprime të konsiderueshme të luftimit të shumë të këqijave të qeverisjeve të mëparshme, por nga frika se do të përfshihen në këto luftime, Hashim Thaçi i cili i kontrollon dhe i ka nën komandë të gjitha institucionet e Kosovës, i tuboj të gjitha partitë si LDK, AAK, NISMA, Lista serbe dhe pakicat tjera, kurse PDK do të mbetet në opozitë për qëllime të qarta për atë parti, sepse ishte mjaft gjatë në pushtet dhe janë të freskëta të këqijat që i kanë bërë vendit, dhe kjo parti është ndër më të akuzuarat në Gjyqin Special, që priten që të shkojnë posa të aktualizohen aktakuzat, dhe qëllimi i rëndësishëm ishte që kjo parti të pushoj të qenurit në pushtet që në zgjedhjet e ardhshme elektorati i saj mos ta zhgënjen këtë parti. Pasi u pajtuan që të rrëxohet Qeveria Kurti, menjëherë u pajtuan që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë LDK në krye me Avdullah Hotin kryeministër, sepse tani kjo parti me këta udhëheqësit e saj, është partia më e ndëgjueshme edhe më e besueshme ndaj Hashim Thaçit. Si dëshmi e kësaj tani përzgjidhen koordinues që duhen ta udhëheqin bisedimet me Serbinë si Skënder Hyseni, i cili edhe pse nuk i fiton votat kur e kandidon partia e tij për deputet, ai gjithënjë emërohet në postet më të larta si Ministër, Koordinator, etj dhe me një fjalë Ministresha e PJ është tani sa për sy e faqe, sepse ky e gëzon besimin më të madh nga Thaçi e tani edhe nga Isa Mustafa sepse dihet që ky është polltroni më i besueshëm i Thaçit, sepse për shumë veprime kriminale e ka këtë në grusht, prandaj është besnik i tij. Kjo qeveri e tanishme është qeveri sa për konsum politik dhe sa për devalvimin e LDK-së, për këto sjellje që tani elektorati i saj fare s’është e kënaqur me këtë parti e cila e ka pru veten si partia më e besueshme e Thaçit, kur dihet në të kaluarën se të këqijat më të mëdha ia ka sjellur po ajo parti e Thaçit me SHIK-un, dhe aktivistët më të devotshëm të saj i kanë rehatuar që asnjë deri më tani nuk është zbuluar se kush i vrau. Ndoshta edhe ajo frikë ka ndikuar që LDK tash është partia më e ndëgjueshme e tyre, sepse frikacakët kur e udhëheqin partinë e tillë, s’ke qka pret më tepër nga ta.

“Bota sot”: Sa prisni që kjo qeveri të trajtoj vrasjet e pasluftës?

Hajrullah Tërnava: Kjo qeveri as që do t’i përmend apo as që do t’i inicon ndriҫimin e këtyre vrasjeve, i kishim më parë edhe Kryeministra të LDK e që ishte Isa Mustafa e që e kishte Minister të PB Skënder Hysenin dhe në një kohë të gjatë, dhe as që kanë guxuar më i përmend e lë më me inicua zbulimin e atyre vrasjeve të dhimbshme. E vetmja gjasë dhe shpresë e zbulimeve të atyre vrasjeve të pasluftës, është tani në Gjyqin Special në Hagë, që duhet të presim dhe t’i gëzohemi zbulimeve të tilla, sepse me këtë dëshmohet se zbulimet herdo kurdo do të ndodhin sikur në këtë rast, se nëse nuk zbulohen këto zbulime, egziston dyshimi se edhe në të ardhmen munden të ndodhin vrasje të tilla që dikujt i teket më e vra dikënd pa ndonjë shkak të rëndësishëm, apo që se ka simpatik.

“Bota sot”: Si e vlerësoni deklaratën e vajzës së Xhemajl Mustafës, Berianë Mustafës, e cila tha se “i kam fshirë duar moti nga bashkëpartiakët e babit”, duke iu referuar në moszbardhjen e vrasjes së tij?

Hajrullah Tërnava: Deklarata e vajzës së Xhemajl Mustafës, Berianë Mustafës, e cila tha se “i kam fshirë duart moti nga bashkëpartiakët e babit”, duke iu referuar në moszbardhjen e vrasjes së tij, për opinionin dhe ata që i kuptojnë, është dhimbje e trishtueshme dhe na vjen për me qajtë, tani këtu shihet se në ҫfarë shteti mafioz jetojmë, dhe ҫka është më e keqja që ajo as që po sheh shansën se do të zbardhet ky rast dhe rastet tjera. Tani për satisfakcion vëllaun e saj kjo parti e ka emëruar për Ministër, e kjo nënkupton që ai dhe të tjerët që janë rehatuar në poste të rëndësishme pavarësisht aftësive të tyre, mos të alarmojnë opinionin dhe t’i shukatin gjërat rreth zbulimit të këtyre vrasjeve. Të gjithë fëmija e të vrarëve tani në këtë parti të LDK-së, janë postuar në poste të larta, dikush Ministër, deputet, këshilltarë e shumë poste tjera, dhe rrallëherë apo kurrë tani ata më nuk flasin për të dashurit e tyre të vrarë, sepse po deshtën primate të tjera, iu plotesohen dëshirat si në avansime si në punësime etj, prandaj tani kjo parti përngjan me parti familjare, gjë që shpesh herë kur i analizoj këto dukuri, bëjnë krahasime dhe e pyes veten: a thua a mua po më dhimben më shumë ata të vrarë apo këtyre që janë rehatuar në ato poste të rëndësishme e që janë familjarë të tyre.

“Bota sot”: Si po e menaxhon qeveria situatën me pandeminë Covid-19?

Hajrullah Tërnava: Situata e pandemisë Covid 19 në Kosovë, është në gjendjen më kritike dhe më të rëndë që mund të t’i ndodhë ndonjë shteti, nëse një shtet done më e tregu veten si shtet i fortë me arritje të rezultateve të forta si në sport e dukuri tjera dhe e zënë vendin e parë, të dytë, të tretë dhe iu shpërndahen mirënjohje apo edhe medale si e arta, argjendi, dhe bronzit, te ne po ndodhë e kundërta që të jemi të fundit, dhe po filluam të numërojmë nga fundi, tani e zëmë vendin e parë në bote me infekcione dhe të vdekur në bazë të numrit të popullatës. Prandaj lirisht mundemi të konstatojmë se situata në Kosove sa i përket pandemisë është alarmuese dhe e frikshme.

“Bota sot”: Si e vlerësoni qeverinë paraprake, të udhëhequr nga Albin Kurti?

Hajrullah Tërnava: Qeveria paraprake e Kurtit e në koalicion LVV-LDK, për aq kohë sa ishin në pushtet për 50 ditë të saj, i drejtoj shigjetat në ato drejtime sikur që po kërkon populli, pra luftimin serioz të krimit të organizuar dhe të këqijave të mëdha që po i ndodhin vendit. Kjo mënyrë e luftimit të këqijave në Kosovë, nuk ju pëlqej partive në përgjithësi, bile as LDK që ishte vet në pushtet, së paku ajo u shkëput nga koalicioni dhe iu bashkua partive tjera e që tani u krijua Qeveri e re Hoti. Në bazë të gjitha rrethanave tani egzistojnë dyshimet se të gjitha partitë që e kanë qeverisur Kosovën, janë përfituese e së kaluarës në krime të përgjithshme dhe krime të organizuara, prandaj kjo lojë është e kurdisur nga më të mëdhenjët e Kosovës që në këtë rast është Hashim Thaçi, se po nuk u veprua kështu, egzistonte rreziku që në një afat jo të largët të burgosen të gjithë, këtë s’po ja kana askujt prandaj ato milionë të fituara në mënyra të pista megjithatë ata dinë me i shijua, prandaj u ndërmor një veprim komandues që iu pëlqej të gjitha partive, dhe sot e kemi këtë qeveri sa për të thënë që e kemi, edhe që nuk pritet ndonjë sukeses nga kjo, e kjo është t’i kryej ato detyra që i urdhërohen nga ata që e kanë bërë këtë plan të krijimit të kësaj qeverie.

“Bota sot”: Sipas juve, kush ishte fajtor për prishjen e asaj qeverie?

Hajrullah Tërnava: Koalicioni LVV-LDK që u formua si qeveri e votës së elektoratit, do të mbetet në kujtesë të shumë qytetarëve si një qeveri që e filloj mirë punën e saj, dhe ia rriti shpresat qytetarëve se po fillon e mbara. Meqë qytetarët iu gëzonin veprimeve që i ndërmerrte kjo qeveri, dikujt nga të mëdhenjët e shtetit që kanë ndikim më të madh në institucione të Kosovës si dhe në të gjitha partitë politike, iu urdhëroj të gjitha partive dhe asaj që ishte në koalicion me LVV, që t’i tregohet mocion mosbesimi Qeverisë Kurti, dhe hiq pa hezitim ndodhi rrëzimi i kësaj qeverie. Tani nëse i kemi të qarta zhvillimet e këtyre ndodhive të rrëzimit të Qeverisë Kurti, fajtori kryesor që u terhjek nga bashkëqeverisja është LDK si parti dhe Hashim Thaçi si shef i shefave, se po tu vazhdonte edhe mëtutje ajo qeveri, një kohë të gjatë do të rrinte në pushtet ajo qeveri, sepse popullatës i pëlqejnë veprimet e kësaj qeverie edhe që vetëm 50 ditë e qeverisi Kosovën. Kur në krye të partive e sidomos të partisë që ishte në koalicion, gjenden si prijës njerëz jo të pastërt dhe frikacakë, lehtë vjen të konstatimi se gjithnjë ata iu rrijnë besnik dhe në fjalë atyre që iu tuten, sikur në këtë rast Thaçit, sepse i forti gjithnjë mundet me ju ngritë aktakuza për të kaluarat e tyre, e me iu ndodhë kjo, dikush ishte dashur të përfundoj në burg, prandaj të ndëgjueshmit e kullosin-shfrytëzojnë këtë bote dhe e jetojnë jetën e tyre me standarde të larta e për të tjerë as që ua ndiejnë, shmbulli më i mirë është sikur tani që në Kosovë egziston situatë kaotike si në aspektin e shëndetësisë me këtë pandemi Corona 19 si dhe gjendja ekonomike, që shume firma private dhe të tjera po bankrotojnë dhe puntorë të tërë ballafaqohen me skamje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat