Gruaja e bën politikën më shumë sociale si vetë natyra e saj

Intervista

Gruaja e bën politikën më shumë sociale si vetë natyra e saj

Nga: Intervistoi: Anisa Ilia Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 08:39
Helena Halilaj

Si e mbushni ditën në këto kohë të vështira?

Koha në të cilën po jetojmë duket sikur ka permysur çdo gjë, pavarsisht se ne kemi treguar që jemi shoqëri që harrojmë shpejt. Mendoj se kjo situata është nje reflektim mbi disa marrëdhënie dhe njerëz që nuk kishim vemendje sa duhet. Ka një afrimitet mes njerëzve, në komunikim virtual dhe më shumë interesim ndaj tyre. Koha është një enë e madhe që po u la bosh kërcet shumë, bën zhurmë. Këto ditë janë mbushur me impenjime pune, mundësi për të lexuar dhe shkruar ngapak. Lind nevoja në çdo moment që njeriu të dale nga gjendja e cila e mbyt, duhet kërkuar gjithnje një gjë e re mbi të cilën ulemi e udhëtojmë, e reja është një varkë që të mbyt ose çon diku, po në breg nuk të le asnjeherë.

A e zbut dashuria dhimbjen në kohë të tilla?

Dashuria mund çdo kohë dhe dhimbje, nëse nuk shëron plotësisht jep forcë dhe kurajo për të vazhduar. Dashuria është tufa e luleve që ruan pranvera për gjithë stinët e tjera të jetës. 

A ka një formulë humane që duhet zbatuar për të buzëqeshur më shumë?

Ka gjithmonë, komunikimi i gjeneron të gjitha marrëdhëniet njerezore. Besoj shumë tek energjia që zoteron fjala kur është kultivuar mirë, me kujdes dhe me dashuri. I besoj shumë gjuhës së zemrës, është gjuha që e flasin të gjithë njerëzit në kohë të ndryshme, gjuhë globale pa te cilën nuk mund të jemi ketu ku sot jemi. 

Politika në jetën tuaj çfarë ndikimi luan? 

Politika luan rol në jetën e gjithësecilit nga ne. Politikat e mëdha bëjnë ndryshimet sociale, ekonomike dhe më gjërë, që janë për popullin, të mira ose jo qofshin ato. Politika drejton pushtetin, dhe sigurisht edhe fatet e një populli. Unë mendoj qe politika ka nevojë për njerëz të rinj me mëndje të re, jo të rinj me mëndje të vjetër. Politika është mundësi për të bërë ndryshime, është një kalë i madh ku mundesh me ra më shpejt lendinës përtej po mundesh edhe me u sjellë vërdallë. Politika në vëndin tonë ështe një hallkë e vështire në zingjirin e vlerave të plota. 

A mendon se gruaja e përmison politikën? 

Gruaja e bën politikën më shumë sociale si vetë natyra e saj. Gratë nuk duhet të jenë në politikë për zbutje, po ato kanë vëndin e tyre, janë gjysma e shoqërisë. Përfaqësimi i tyre nuk lidhet me të drejtat e tyre por me rendësinë e zërit të tyre në nje kor burrash, kengë të cilën vazhdojmë kaq shumë vite ta dëgjojme.

Flisni shpesh për marrëdhëniet në çift dhe familje, po ekonomia në rënie do sjellë më shumë divorce?

Divorcet janë shtuar shumë vitet e fundit. Njerezit kanë kuptuar që martesa nuk është varësi por dëshirë për të jetuar bashkë, për të bërë një pjesë të mirë te udhës së jetës bashkë. Divorcet janë ulur këmbekryq në familjet shqiptare, kjo situatë është pak alarmante të themi për arsye se nuk vijmë nga njo shoqëri që e pranon lehtë divorcin. Ne më mirë vuajmë se të ndahemi, ne për hir te femijeve, virgjërisë se humbur me burrin apo dhe opinionit fisnor durojmë një bashkëshort të dhunshëm, jobesnik apo dhe me vese të tjera, ose durojmë nje grua e cila nuk e trajton martesën me impjenjim në çdo drejtim po e merr si një mundësi të sajën të sigurtë, dhe burra që nuk investohen sa duhet në martesën e tyre, nuk kërkojnë ura te reja bashkëpunimi me bashkëshortet për ta riformatuar marëdhënien e tyre. Ekonomia sigurisht që krijon konflikte, mungesa e saj, pamundësitë prodhojnë gjithmonë debate në familje dhe shoqëri. Luan një rol dhe ekonomia në prishjen e ekuilibrave mes një çifti, nje familjeje. Ekonomia hap rrugë të reja, pastaj varet nga çifti se ku të çojnë ato rrugë dhe cili është destinacioni i gjithësecilit, apo i përbashkët. 

Si mund ti bindim të rinjtë që të rrinë në atdhe? 

Ata duhet të jenë të vetëbindur se vendi u përket atyre, e ardhmja është e tyre. Askush nuk ti servir të mirat dhe mundësitë duke ndejtur dhe duke pritur, gjithmonë duhen kërkuar dhe marrë ato. Nuk jemi në kohëra që mund të përzgjedhim, jemi në kohë ndërtimi dhe krijimi të mundësive të shumta. Duhet ne vetë ti japim hapsira të reja vetes, të jemi shembuj të suksesit, shembuj që shumë shpesh mungojnë në shoqërinë tonë. 

A ka një ditë ku thua nuk bëhet ky vend? 

Them shumë shpesh si Fishta, ne shqiptarët nuk bëhemi. Se vendi është i bërë me shumë kujdes nga natyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat