Filozofi i famshëm, në kohë pandemie: Më mungon vetmia, izolimi autentik

Intervista

Filozofi i famshëm, në kohë pandemie: Më mungon vetmia, izolimi autentik

Nga: B.S. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:29
Slavoj Zhizhek

Njëri nga filozofët më të famshëm dhe me ndikim në botë, Slavoj Zhizhek, ka folur për krizën e Covidit në një intervistë për të përditshmen gjermane Berliner Zeitung këto ditë dhe ka shprehur mendimet e tij mbi gjendjen aktuale të botës dhe njerëzimit. Arsyeja e bisedës është libri i tij i ri "Pandemia!: Covidi-19 trondit botën", i cili u botua në mars të këtij viti.

Duke folur përmes Skype-it nga banesa e tij në Ljubljanë, në kohën kur ka deri në 50 vdekje nga Covid-19-shi në ditë në Slloveni ("Nëse e lidhni këtë me madhësinë e vendit tim, ne kemi një nga nivelet më të këqija të vdekshmërisë në botë"), Zhizhek pranon që mendërisht nuk ndihet aq mirë.

"UJam në gjendje depresive. I gjithë ky izolim do të vazhdojë deri në pranverë. Përveç kësaj, rezistenca iracionale e shumë njerëzve më lë pa fjalë. Gjysma e popullsisë në Kroaci ka thënë se nuk dëshiron të vaksinohet."

Dhe a do të vaksinohet ai? "Menjëherë, po. Pse jo? Jam 71 vjeç, kam diabet dhe presion relativisht të lartë të gjakut. I plotësoj të gjitha pikat në listë që ju bëjnë të prekshëm."

Izolimi për të, thotë ai, nuk është i vështirë. Punon pa vështirësi, mund të bëjë gjithçka në një kompjuter portativ.

Kontrolli i shtetit

Ai nuk u beson njerëzve që thonë se izolimi shoqëror është kaq i tmerrshëm. "Jemi më të lidhur shoqërisht se kurrë. Po na mbikëqyr shteti. Autoritetet po shqyrtojnë se ku po shkojmë, çfarë po bëjmë. Shteti po pyet se si jemi, a jemi të ftohur. Dhe mendoni për të gjitha ndryshimet dixhitale! Kurrë nuk e kam përdorur telefonin ose kompjuterin sa sot. Gjithnjë e shikoj postën elektronike. Këtë me të vërtetë e urrej. Në fakt më pëlqen të jem vetëm. Por është shumë më lehtë të na gjeni kur punojmë nga shtëpia, madje edhe privatisht. Unë kurrë nuk jam ndjerë kaq i lidhur më parë. Ajo që më mungon me të vërtetë është izolimi autentik, vetmia e vërtetë".

Zhizhek nuk ka përgjigje në pyetjen pse disa vende po përballen më mirë me krizën. Ai mendon se gjithçka është mjaft paradoksale. "Fillimisht, çekët dhe polakët ishin kampionë të botës në luftën kundër virusit. Nuk e di se çfarë ndodhi gjatë verës, por gjithçka ndryshoi. Në fillim, Franca ishte gjithashtu shumë efektive. Pastaj numrat shpërthyen.

Tani Gjermania ka probleme. Jam shumë i kujdesshëm kur përmend veçoritë kulturore si arsye për rritjen e infeksioneve. Në fillim, miqtë e mi me prirje të majtë më thanë se shtetet post-socialiste po i luftojnë më mirë viruset dhe tregojnë më shumë solidaritet me njëri-tjetrin sesa vendet perëndimore, neoliberale. Mirëpo, kjo nuk ndodh më sot. Fakti që kinezët aktualisht po përballen mirë me virusin nmendon se s'duhet të thotë asgjë.

"Ajo që dua të them: klishetë kulturore nuk ndihmojnë në analizë. Në Gjermani situata po përkeqësohet dita ditës. Ka shumë më shumë vdekje, edhe pse Gjermania është shoqëri e disiplinuar. Dhe çfarë bëjnë udhëheqësit? Në vend që të pranojnë kompleksitetin e situatës, fajtorët përmenden vazhdimisht. Së pari ishin festuesit e rinj. Pastaj pronarët e restoranteve. Tani janë zyrat dhe vendet e punës.

Lockdowni i lehtë

Lockdowni i parë ishte, sipas filozofit, "traumë e këndshme". "Shumë e përjetuan si një lloj pushimi. Donin të kalonin kohë me fëmijët, të relaksoheshin pak, të fiknin mendimet." Ai shqetësohet se shumica e ekonomistëve që ai beson i thonë se kushtet ekonomike do të jenë të vështira në pranverën e vitit 2021.

Image

"Njerëzit dyshojnë në këtë. Shumë njerëz mbështesin një bllokim më të lehtë të lehtë . Por a nuk dështoi vera e vitit 2020? Një bllokim i lehtë është iluzion! Ne duhet të heqim qafe idenë se kjo rrugë e mesme funksionon. E vetmja gjë që funksionon është "bllokimi i fortë " Dhe vetëm nëse numri i njerëzve të infektuar është ende i menaxhueshëm. Australia po tregon se si bëhet kjo. Edhe Vietnami po e bën si duhet. Një tjetër histori suksesi. Bllokim i hershëm, i fortë jo vetëm që funksionon, por është ekonomikisht zgjidhja më e mirë."

A ka shpresë? "Mund të shpresojmë, por në një mënyrë paradoksale! Mbështes guximin e pashpresë. Nëse duam të shpresojmë, atëherë duhet të pranojmë që jeta jonë e vjetër ka mbaruar. Sa më shpejt ta pranojmë, aq më mirë."

Zhizhek ka një teori interesante për ata që kundërshtojnë masat:

"Jeta e përditshme tani na bën filozofë, megjithëse filozofë budallenj. Mendoj se është mirë që ka njerëz, njerëz mesatarë mjaft normalë, të cilët tani protestojnë kundër mbajtjes së maskave dhe i krahasojnë maskat me surrat dhe vetën me qenë. Së fundmi, ata mendojnë - mbase për herë të parë në jetë - për dinjitetin dhe njerëzimin. Pandemia ka ngjallur më të mirën dhe më të keqën tek ne. Shumë mjekë dhe infermierë rrezikojnë jetën e tyre duke shpëtuar jetën e të tjerëve. Mendoj se këta janë shembuj të bukurisë së pastër. Kështu që them se dinjiteti ynë nuk është i kompromentuar nga masat mbrojtëse dhe maskat. Përkundrazi : këto masa janë provë e njerëzisë sonë ".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat