Zyberaj: Do të jetë fat për Kosovën ta ketë Behgjet Pacollin President

Intervista

Zyberaj: Do të jetë fat për Kosovën ta ketë Behgjet Pacollin President

Arife Morina Nga Arife Morina Më 30 janar 2021 Në ora: 14:37
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, kandidat për deputet nga Aleanca Kosova e Re (AKR), është shumë i bindur që AKR do të hyj fuqishëm në Parlament pas zgjedhjeve.

Madje, Zyberaj u shpreh se me Presidentin Pacolli, ai së bashku me kolegët e AKR do të përfaqësojnë qytetarët e Kosovës në atë që duket të jetë një periudhë më sfiduese për Kosovën.

Kandidatit i AKR-së foli edhe për koalicionin parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Zyberi tha se ata kanë një histori të gjatë bashkëpunimi me LDK-në, që përveç kësaj, ata ndajnë shumë aspekte ideologjike dhe pikëpamje politike, shkruan “Bota sot”.

Ndërsa, nëse Pacolli ka pretendime për postin e presidentit, ai theksoi se do të jetë një fat për Kosovën që ta ketë Pacolli si President në një kohë kur kemi polarizim të thellë, një izolim ndërkombëtar dhe një krizë shumë të rëndë ekonomike.

Sipas Zyberajt, Pacolli me kulturën e tij politike, me kontaktet e tij të thella dhe të gjera ndërkombëtare, me qasjen e tij mbi partiake, ka treguar të jetë një nga politikanët e rrallë në Kosovë që mund të ndërtojë një konsensus dhe mund të punojë me të gjitha partitë politike

“Bota sot”: Pse vendosët t'i hyni garës për deputet?

Jetlir Zyberaj: Unë kam qenë aktiv në jetën politike dhe publike për më shumë se një dekadë duke punuar si Këshilltar i ngushtë i Presidentit Pacolli në kapacitetet e tij të ndryshme institucionale dhe në Aleancën Kosova e Re (AKR). Unë kisha privilegjin të punoja me Presidentin Pacolli për të kërkuar njohje për Kosovën në shtete të ndryshme. Në dorën e parë unë isha i përfshirë në veprimin tonë për t'iu kundërvënë diplomacisë serbe dhe natyrës së saj korruptive dhe pastaj gjithashtu ta bëjmë vetëdijshëm komunitetin ndërkombëtar për qasjen shkatërruese që Serbia kishte ndaj Kosovës. Së bashku me Presidentin Pacolli kemi luftuar kundër kësaj, në një mjedis të vështirë të brendshëm por edhe ndërkombëtar. Kjo përvojë e mbledhur ndër vite dhe kontributi në skenën politike të Kosovës dhe sfidat që vendi ynë tashmë po përballet, më kanë bërë që të vendos për të hyrë në zgjedhje për deputet të Parlamentit për AKR, për të treguar se në situatë të vështirë si këto, ne po përballemi kur ne kemi sfida pandemike, recesion ekonomik dhe një fushatë agresive kundër historisë sonë dhe luftës çlirimtare, ne si AKR do të luajmë rolin tonë në Parlament dhe Qeveri për t'iu përgjigjur përmes zgjidhjeve konkrete dhe pragmatike problemeve. Kjo është arsyeja pse unë kam vendosur të hyj në fushatë për zgjedhje dhe të fitoj një vend në parlament.

“Bota sot”: Çfarë rezultatesh prisni?

Jetlir Zyberaj: Jam shumë i bindur që AKR do të hyj fuqishëm në Parlament pas zgjedhjeve, ku së bashku me Presidentin Pacolli, unë së bashku me kolegët e AKR do të përfaqësojmë votuesit tanë dhe qytetarët e Kosovës në atë që duket të jetë një periudhë më sfiduese për Kosovën.

“Bota sot”: Cilat janë çështjet kryesore që do t'i shpalosni në Kuvend, nëse zgjidheni përfaqësues i popullit?

Jetlir Zyberaj: Unë do të jem aktiv siç kemi promovuar në vizionin tonë në këto ditë të fundit dhe gjatë fushatës elektorale angazhimin për të ndihmuar qytetarët e Kosovës për të menaxhuar pandeminë, të kemi një politikë konkrete që do t'i japë fund recesionit ekonomik dhe të sigurojë një strategji për të zhvilluar ekonominë dhe të punojmë për të ndërtuar një konsensus në Parlamentin tonë për të punuar me aleatët tanë për të finalizuar dialogun me Serbinë dhe për të arritur një marrëveshje të njohjes reciproke, situate që po e mban Kosovën në një gjendje të paqartë për vite me radhë. Këto janë ndër çështjet kryesore, por gjithashtu shumë e rëndësishme që ne duhet të punojmë për të mbrojtur luftën tonë të çlirimtare, historinë tonë, që është nën sulm kohët e fundit nga Gjykata Speciale.

“Bota sot”: Cila është arsyeja kryesore që zgjodhët LDK-në për koalicion parazgjedhor?

Jetlir Zyberaj: Ne kemi një histori të gjatë bashkëpunimi me LDK-në. Përveç kësaj, ne ndajmë shumë aspekte ideologjike dhe pikëpamje politike. Ne jemi të një mendimi për një ekonomi të tregut të lirë, kemi një pikëpamje të përbashkët se aleanca e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën janë pjesë thelbësore e ekzistencës sonë si shtet dhe ne ndajmë një orientim pro-perëndimor për Kosovën. Kjo është arsyeja pse partneriteti me LDK është i natyrshëm për ne dhe ne presim që të kemi një partneritet afatgjatë në Parlament dhe qeveri.

“Bota sot”: Si i komentoni rezultatet e sondazheve zgjedhore, të cilat koalicionin LDK-AKR e vendosin të tretën ne zgjedhjet e 14 shkurtit?

Jetlir Zyberaj: Unë nuk do të hyja shumë në diskutime në lidhje me sondazhet të cilat kanë një agjendë të qartë politike dhe kur shihni se kush qëndron prapa sondazheve të tilla keni një përgjigje të qartë se cili është qëllimi, pra për të manipuluar publikun dhe për të treguar diçka ndryshe nga realiteti. Mendoj se një mësim që kemi nxjerrë në Kosovë është se zgjedhjet fitohen në terren, dhe jo në media sociale ose sondazhe. Gjithashtu, në shumicën e vendeve të përparuara sondazhet kanë treguar jo realitetin, dhe kjo është arsyeja pse ne nuk jemi të shqetësuar për atë që thonë sondazhet dhe njerëzit që i porosisin ato, por çfarë mendojnë dhe duan qytetarët në çdo cep dhe skaj të Kosovës.

“Bota sot”: Cilat janë tri pikat kyçe të plan programit tuaj qeverisës?

Jetlir Zyberaj: Siç thash angazhimin ynë si AKR dhe unë do të jetë për ndihmuar qytetarët e Kosovës për të menaxhuar pandeminë, të kemi një politikë konkrete që do t'i japë fund recesionit ekonomik dhe të sigurojë një strategji për të zhvilluar ekonominë dhe të punojmë për të ndërtuar një konsensus në Parlamentin tonë për të punuar me aleatët tanë për të finalizuar dialogun me Serbinë dhe për të arritur një marrëveshje të njohjes reciproke, situate që po e mban Kosovën në një gjendje të paqartë për vite me radhë.

“Bota sot”: Si e vlerësoni menaxhimin e pandemisë Covid-19, nga Qeveria Hoti?

Jetlir Zyberaj: Unë mendoj se pandemia ka qenë një situatë unike jo për ne, por për të gjithë botën. Ajo ka treguar kufijtë dhe kapacitetet e secilit vend për të përballuar një sfidë të tillë. Në përgjithësi në 6-7 muajt e fundit është bërë një punë e mirë për të menaxhuar pandeminë, duke balancuar me nevojën për të pasur një shoqëri të shëndetshme, për të ruajtur shëndetin, por edhe për të mbajtur ekonominë gjallë dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme ekonomike. Askush nuk mund të fajësohet për vdekjet dhe infeksionet. Ne shohim edhe vendet më të përparuara që kanë sfida si Britania e Madhe ose Franca, por ne ishim me relativisht të suksesshëm që i mbajtëm numrat nën kontroll dhe e mbajtëm vendin të hapur.

“Bota sot”: A mendoni se është e duhur që po mbahen fushatat në kohë pandemie, derisa qytetarët janë dënuar për shkelje të masave anti-Covid?

Jetlir Zyberaj: Rregullat duhet të respektohen. Duke respektuar rregullat e distancës sociale, të mbajtjes së maskave, mund të gjendet një ekuilibër për të bërë fushata me një grup të vogël njerëzish dhe të respektojë rregullat.

“Bota sot”: Si i vlerësoni përplasjet politike, pas mos certifikimit të listave zgjedhore të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës?

Jetlir Zyberaj: Ne duhet të shqetësohemi se në vendin tonë partitë politike po sfidojnë akt-gjykimin e gjykatës kushtetuese. Pavarësisht nëse jemi dakord apo jo, akt-gjykimi duhet të respektohet. Kjo do të thotë që të gjitha partitë politike, pa marrë parasysh madhësinë e partisë, duhet të respektojnë rregullat. Në të njëjtën kohë institucionet e pavarura duhet të lejohen të punojnë. Sulmet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili është i detyruar të zbatojë akt-gjykimin nuk janë një shenjë e mirë për drejtimin që po merr vendi. Kosova duhet të hyjë në zgjedhje me pjekuri, një kulturë të civilizuar politike dhe respekt për ligjin dhe rregullat.

“Bota sot”: A ka pretendime nga ana e z. Behgjet Pacollit për postin e Presidentit të Kosovës, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit?

Jetlir Zyberaj: Si ish-President i vendit dhe politikan dhe biznesmen më përvojë, z. Pacolli ka dëshmuar se i vendos interesat e vendit para ato të tij.

Z. Pacolli me kulturën e tij politike, me kontaktet e tij të thella dhe të gjera ndërkombëtare, me qasjen e tij mbi partiake, ka treguar të jetë një nga politikanët e rrallë në Kosovë që mund të ndërtojë një konsensus dhe mund të punojë me të gjitha partitë politike. Do të jetë një fat për Kosovën që ta ketë Z. Pacolli si President në një kohë kur kemi polarizim të thellë, një izolim ndërkombëtar dhe një krizë shumë të rëndë ekonomike. Ai ka kapacitetin për të adresuar këto tre çështje me pjekuri, unitet dhe bashkëpunim brenda dhe jashtë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat