Kurtishaj: Fokusi im kryesor do të jetë mbështetja ndaj sektorit privat dhe bizneseve

Intervista

Kurtishaj: Fokusi im kryesor do të jetë mbështetja ndaj sektorit privat dhe bizneseve

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 12 shkurt 2021 Në ora: 14:03
Ruzhdi Kurtishaj

Njihet si një nga kontribuuesit më të mëdhenj në promovimin e turizmit. Këtë e ka bërë sidomos gjatë pandemisë së Covid, pavarësisht vështirësi.

Bëhet fjalë për biznesmenin Ruzhdi Kurtishaj, i cili në këto zgjedhje, garon për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, me numër 91.

Kurtishaj i cili është edhe kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, i ka hyrë garës për deputet me qëllim që sektori privat si shtyllë e mbushjes së buxhetit të Kosovës të jetë fokusi kryesor i tij në gjatë mandatit si deputet.

Intervista e plotë me kandidatin për deputet nga PDK, Ruzhdi Kurtishaj:

“Bota sot”: Z.Kurtishaj, pse vendose t’i futsh garës për deputet?

Kurtishaj: Kosova që nga viti 1999, ka kaluar nëpër sfida të ndryshme, këto sfida i kanë pasur edhe vendet e tjera që kanë dal qoftë nga lufta, apo edhe tranzicionet politike të sistemeve. Kosova ka pasur fatin që prej fillimit pra nga viti 1999, ka pasur anë dhe mbështetje nga faktori ndërkombëtar perëndimor. Fal mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ne arritëm të jemi këtu ku jemi, edhe ende jemi në një tranzicion.

“Bota sot”: Çfarë rezultatesh prisni nga këto zgjedhje?

Z.Kurtishaj: Nga vizitat në terren unë shoh mbështetje të madhe nga qytetarët për PDK,. vizionin e saj dhe mbështetje për planin e PDK-së, nën udhëheqjen e prof. Enver Hoxhajt. PDK ka dalë nga vlerat e luftës çlirimtare dhe shoh se ka një mobilizim qytetarë për këtë parti. Unë pres që programi ynë për rimëkëmbjen, do të jetë triumfues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Bota sot”: Cila do të jetë puna e parë që do të bësh, nëse fiton votat si përfaqësues i popullit?

Z.Kurtishaj: PDK ka planin e saj i cili bazohet në rimëkëmbjen ekonomike. Ky program bazohet në disa pika të cilët edhe tani jemi duke i shpalosur në të gjitha komunat e Kosovës. Unë shoh se ka një entuziazëm tek qytetarët e Kosovës dhe bindja ime është se do të dalim me rezultat të kënaqshëm.

“Bota sot”: Si mendoni se do të renditet PDK në këto zgjedhje?

Z.Kurtishaj: Ne kemi hyrë ne garë për fitore, pasi që këtë po e kërkon koha. Tani është koha për rimëkëmbje të Kosovës. PDK do të jetë me qytetarët e endit, kjo është treguar edhe në të kaluarën. Pra rezultati do të jetë ai që përcaktohet nga vota e qytetarëve të vendit dhe për këtë ne nuk kemi asnjë dyshim se do të dalim të parët.

“Bota sot”: Cili do të jetë fokusi i PDK-së për ta përmirësuar jetën e qytetarëve, gjatë qeverisjes së ardhshme?

Kurtishaj: Adresimi i sfidave të komunitetit të biznesit, sektorit privat do të jetë njëri ndër angazhimet e mia permanente. Përmes këtij angazhimi do të jetë mbrojtja e interesave të qytetarëve të Kosovës. Dialogu dhe partneriteti publiko-privat, në Kosovë nuk kanë alternativë dhe forcimi i këtij partneriteti do të jetë synim që të arrijë në mandatin tim si deputet. Është koha që të dëgjohet zëri i komunitetit të biznesit dhe krijimit të hapësirave për afarizëm në Kosovë, sepse ata janë garanci e buxhetit të Kosovës dhe të njëjtën kohë, garanci e stabilitetit social përmes punësimit të mijëra qytetarëve të Kosovës.

“Bota sot”: A mund të ketë PDK koalicion me ndonjërën nga partitë pas zgjedhjeve?

Kurtishaj: Deri më tani PDK ka qenë disa herë në qeverisje me parti të tjera, dhe ka treguar se mund të bashkëpunojë edhe me parti të tjera. Ne si PDK edhe në të kaluarën lidershipi i saj, ke treguar se për Kosovën dhe për qytetarët është me rëndësi interesi për vendin. Për dy dekada PDK ka treguar se ka pasur lidership në vendimmarrje. PDK me programin e saj për rimëkëmbje po mirëpritet nga qytetarët dhe besoj se do të dalim fitues, pasi që koalicioni më i mirë është ai me qytetarët e vendit. Kosova nuk e ka luksin të bllokohet në procese, pasi që na presin sfida të ndryshme edhe pas zgjedhjeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat