Intervistë me shkrimtarin dhe studiuesin e shquar nga Shqipëria, Prof. Vlash Prendi

Intervista

Intervistë me shkrimtarin dhe studiuesin e shquar nga Shqipëria, Prof. Vlash Prendi

Nga: Mikel Gojani Më: 19 maj 2021 Në ora: 19:55
Prof. Vlash Prendi

Synimi im i përhershëm ka qenë për aq sa kam pasur mundësi të hedh dritë mbi figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare  dhe mbarëkombëtare

Vlash Prendi, është një shkrimtar, studiues, publicist dhe kulturolog  shumëplanësh. Gazetaria, pasioni për gjuhësinë dhe artin e të të shkruarit, dhe sidomos kritikat letrare, eseistikja etj., përbëjnë substancën e librave të tij. Nuk janë pak libra, ato skalitin profilin e tij krijues. Qindra redaktime, qindra manifestime, tribuna e sesione, ku është dëgjuar fjala e tij, duke lënë përshtypje shumëdimensionale.

Të shkruash shumë dekada pa u ndaluar dhe gjithherë duke vënë në dritë vepra me vlerë, është një gjë admiruese.

Studiuesi Prendi këto ditë ka botuar librin studimor me titull, “Gjurmë në histori”, i  cili ishte njëherësh edhe shkas i realizimit të kësaj interviste.

Pyetje: Profesor Prendi, vlerësojmë se ju jeni një emër i spikatur i letërsisë dhe botës sonë studimore si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë.  Për të qenë edhe më afër  këtij lexuesi sidomos në Kosovë vlerësojmë se do të ishte me interes që  të na jepni një profil tuajin jetësor dhe të veprimtarisë letrare e studimore. 

Pra kush është prof. Vlash Prendi ?

Pёrgjigje: Jam nga fshati Skuraj, kryeqendra e bajrakut te hershem tё Kurbinit, ku kam mbaruar edhe arsimin fillor dhe atё 8 – vjeҫar. Meqenёse isha me rezultate shumё tё mira, m’u dha e drejta tё vazhdoj studimet nё shkollёn e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” nё qytetin e Elbasanit, pasi mbarova tё mesmen, fillova punё si mёsues i gjuhёs dhe letersisё shqipe nё fshatin e lindjes. Nё vijim vazhdova universitetin “Luigj Gurakuqi” nё qytetin e Shkodrёs, nё degёn e gjuhёs dhe letersisё shqipe. Njёherit jam marrё edhe me gazetari, studime dhe krijimtari nё fushёn e folklorit.kam nisur tё shkruaj qe nё bangat e shkollёs sё mesme. Aso kohe kisha bashkёpunim me gazetat e kohёs si “Shkumbini”, Zёri i Rinisё”, “Kastrioti”, etj. Nё kёtё periudhё u mora edhe me poezi, madje pata pergatitur edhe njё vёllim poetik me titull “Buzёqeshja rinore”, per tё cilin disa miq tё mi poetё tё njohur si Rudolf Marku, Agim Isaku dhe Hamdi Meҫa, mё patёn sugjeruar ta dërgoj pёr botim, por nuk e dёrgova pasi akoma nuk isha i bindur nё pjekurinё time poetike, kёshtu që ky libër edhe sot fle diku nё dosjet e mija.  Mё vonё u mora me disa artikuj studimorё, qe nё fillim i perkisnin tё drejtёs zakonore dhe jetёs tradicionale, tё cilat i botoja nё gazetёn Kurbini”, tё cilёn e drejtoja bashkё me mikun tim Ҫezar Rica, poet i njohur. Ishte pikёrisht ky mik, që më motivoi dhe mё pёrkrahu, qe tё botoja librin e parё me studime “Kurbini – tradita, kultura”, nga SHB “Rilindja” e Tiranёs, nё vitin 1996. Nё vitet nё vijim ndёrmora bashkёpunim me disa organe shtypi si gazetat “Drita”, “Albania”, “Bulevard”, revistёn “Spekter” Dhe “Kuq e zi”, tek tё cilat botova shumё shkrime pёr disa nga figurat mё tё spikatura tё trevёs sё Kurbinit. Duhet theksuar se kjo trevё ёshtё njё trevё e njohur historike. Nё Kurbin mendohet se kanё jetuar fisi Albani nga e ka prejardhjen edhe Papa Clementi i XI, thuhet se ka jetuar plaku legjendar Kokё Malҫi, bashkёkohёs i Gjergj Kastriotit, ёshtё i njohur aktiviteti patriotik i patriotit Gjin Pjetri qe ngriti Flamurin e Pavarёsisё nё Milot, kёtu ka lindur gjenerali Prengё Pervizi, nё kёtё trevё kanё shёrbyer Imz. Prengё Kameri, dom Nikollё Kaҫorri, atё Shtjefёn Gjeҫovi etj, materialet historike ishin tё bollshme, kёshtu lindi libri i dytё “Kurbini – tradita, kultura” vol. II, nё vitin 2003. Mё vonё erdhёn natyrshёm edhe botime tё tjera, kryesisht nё fushёn e studimeve. Sot numёrohen 14 vepra tё tilla tё butuara nё zhanre dh tematika tё ndryshme.

Pyetje: Këto ditë keni botuar librin studimorë, “Gjurmë në histori”, çfarë   ngërthen  në përmbajtje dhe tematikё brenda konceptit përmbajtjesor  ky libër mjaft voluminoz ?

Pёrgjigje: Po, ёshtё libri i fundit, pёr botimin e tё cilit falënderoj shtёpinё botuese “Hieronimus” me president z. Dodё Ndrecaj, pa ndihmёn e tё cilit ky libёr, ndoshta nuk do ta kishte parё dritёn e botimit, por edhe redaktorin e librit, studiuesin Llesh Ndoj dhe grupin realizues pёr punёn kualitative qё kanё bёrё. Vitet e fundit, u mora me studimin e veprёs sё disa autorёve relativisht pak tё njohur nё vendin tonё. Ky fakt motivoi qё tё pёrpiqesha t’i bёja tё njohur pёr lexuesin shqiptar. Edhe sot po t’i pyesёsh shumё studentё qofshin edhe tё letersisё, kam bindjen se nuk e njohin poetin e Zarёs Shime Deshpali, studiuesin Aleksandёr Stipҫeviҫ, shkrimtarin Kapllan Resuli, dramaturgun Josip Rela, shkrimtarin Hasan Hasani, poetin Din Mehmeti, shkrimtarin Mikel Gojani, e mjaft studiues e poetё që janё afirmuar vitet e fundit. Ky fakt mё shtyu qё tё studioj rreth jetёs dhe veprёs sё tyre dhe tё sjell diҫka pёr lexuesin, sepse ёshtё e pafalshme qё tё jetosh nё njё truall, tё bёsh pjesё nё njё komb me shkrimtarё tё mёdhenj dhe tё mos i njohёsh ata dhe krijimtarinё e tyre. Nё vijim tё kёtij libri, janё pёrfshirё edhe disa autorё tё njohur shqiptarё, vepra e tё cilёve ka patur vlera tё veҫanta nё letersinё shqipe.

Pyetje: Dhe ky libër shpresoj se do të jetë mirëpritur edhe në Kosovë, ku edhe është botuar, por edhe në Shqipëri ?

Pёrgjigje: Nё fakt, pak lexohet sot, por sapo merret vesh se po botohet njё libёr i ri, interesimi është i madh. Disa duan ta lexojnё, ca tё tjerё shtyhen nga kurioziteti, tё tjerё dёshirojnё ta kenё nё bibliotekё. Ҫёshtё e vёrteta kam pasur mjaft mesazhe urimi dhe kёrkesa nga lexues, shokё dhe miq, tё cilёt janё tё interesuar ta lexojnё librin. Mё ka bёrё pёrshtypje reagimi i disa shkrimtarёve dhe poetёve shqiptarё tё Kosovёs, sidomos respekti dhe dashuria  qe kanё treguar nё mesazhet e tyre dhe vlerёsimin maksimal pёr librin nё fjalё. Kujtoj kёtu me admirim mesazhet e Xhavit Thaqit, Dodё Ndrecajt, Lekё Mriajt, Vilson Culajt, Gjon Berishёs, Jahja Dranҫollit, Pal Canajt, Mikel Gojanit etj, tё cilёt tё motivojnё pёr tё punuar mё shumё nё kёtё fushё.

Pyetje: Keni botuar edhe shumë libra tjerë, nga cilat zhanre janë të lëvruarar ato vepra që keni krijuar ?

Përgjigje: Deri tani kam botuar 14 vepra letrare, monografike dhe studimore, nga tё cilat dy janё me kritika dhe recensione, tre me pёrmbledhje folklorike, njё tekst mёsimorё pёr klasat e pesta tё arsimit tё mesёm tё ulёt, dy vepra i kushtohen vendlindjes sime Kurbinit, ndёrsa gjashtё tё tjerat janё vepra monografike, kushtuar patriotёve, heronjve dhe dёshmorёve qё kanё dhёnё jetёn pёr atdheun. Kёtyre figurave u kushtohet edhe libri “Lavdia e vdekjes sё bukur”, shkruar me bashkautor dhe botuar nё vitin 2013, me inisiativёn e Qarkut tё Lezhёs. Dua tё veҫoj kёty librin monografik “Kullat e bardha”, qё i kushtohet njё patrioti tё flakёt mirditor, Frrok Melyshit, i cili u vu nё krye tё lёvizjes kundёr sistemit komunist, nё vitet e para tё vendosjes sё tij. Ështё rast unik, qё pasi vritet nga forcat e sigurimit tё shtetit, trupi i tij digjet me benzinё dhe njerzit e tij tё dashur, as nuk e njohin. Pёr heronj tё tillё, ёshtё nder tё shkruash.

Pyetje: Jeni marrë me studimin e trevës së Kurbinit nga  keni edhe origjinën, cili është kontributi  juaj në hedhjen dritë për të kaluarën historike dhe rrjedhat tjera të kësaj krahine?

Pёrgjigje: Treva e Kurbin, ёshtё njё trevё e begatё, me vlera tё pamohueshme historike dhe natyrore, ku studiuesit dhe krijuesit katё material dhe motive tё shumta pёr tu marrё me tё. Pёr ta njohur mё mirё, do tё bёj njё pёrshkrim tё shkurtёr, Kurbini del në dokumentacionin historik na del më 1457 Curbino, 1467 Kurbin, 1570 Curbin, 1583 Kurbin, 1634 Curbin, 1638 Corbin,1641 Curbin, 1644 Corbin, 1650 Corbino, 1672 Curbin, 1673 Corbin. Me 1689, ne nje harte te geografit italian, Giacimo Cantelli, gjendet emri Corvino, ne luginen lumit Urdhaza. Kjo harte e kushtuar Gjon Fraçesk Albanit, 11 vjet para se te bahej Pape Klementi XI me origjine nga Laçi, nip i Mikele Laçit e bijve të tij, Filip ,e Gjergj, luftetare te Skenderbeut, qe u larguan nga shqiperia me 1464 dhe u vendosen ne qytetin Urbino te Italise. Ky pape organizon kuvendin e Arbrit nё Merçine tё Lezhёs. Emri Kurbin del po ashtu edhe më 1702 dhe 1703. Në të kaluaren krahina e Kurbinit nuk ka qenë njësi administrative më vete e dallueshme. Ndre Mjeda, e lidh origjinen e emrit nga fisi ilir te lasht Karavante, para pushtimit romak, me kryeqytet Karavante, qe mendohet te kete qene te vendi qe quhet Djerra e Selites. .Kurbini përmendet si krahinë ndër dokumente me sa dimë vonë në shekullin e XV, kur Papa Kalisti II në vitin 1457 i jepte leje abatit të Shën Prendes së Kurbinit të bashkonte manastirin e Shën Gjergjit me atë të Shën Mërisë së Ndërfanës, dëmtuar prej turqve , kur edhe përmendet Santa Venera di Curbino, që ishte qendra ipeshkvore. Për më shumë se dy shekuj duke filluar nga ai i XVII, ky emër përveçse si emër krahine përdoret edhe për Shën Prenden ku ishte vendosur Selia Ipeshkvore e Arbërit (1615-1640) mandej ajo Durrësit (1640-1858), përmes datimit të këtyre dokumenteve në Kurbin.

Në periudhën e Mesjetës Kurbini ka qenё bajrak, nё pёrbёrjen e tё cilit bёnin pjesё 16 fshatra, fshati kryesor ishte Skuraj. Nё kёtё periudhё është përfshirë në Principatën e Arbrit, që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate. Në shek. XII krahina ishte principate e Skurajve, qe ishte zgjeruar shume, deri ne Vlore, me Princ Aleksander Skura. Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera. Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë. Më vonë principata e Skurajve u zvogëlua  në krahinën e Kurbinit e kaloi nën pricipatën e Topijajve, pastaj të Kastriotëve. Me krijimin e principatave feudale në fundin e shekulit XlV, Kurbini dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe më vonë në atë të Kastriotëve. Skuraj u bë një bazë e fortë ushtarake e Skënderbeut, ku me Milotin dhe fshatrat janë historikisht i qëndruan përkrah dhe mbështetëse të luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Është për t’u përmendur mbledhja e Kuvendit Krahinor të Kurbinit në fshatin Delbnisht ku “Kanunet e Flamurit të Kurbinit me 5, 6 e 7 gusht 1906 u bënë shtesë në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”. Kuvend i organizuar e kryesuar nga Gjin Pjeter Pervizi i Skurajt, i njohur si përfaqësues i vegjëlise e Plak i parë i 45 pleqve të semtit. Kryengritja e Kurbinit e viteve 1903 – 1906 është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas venomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin. Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga patriotët vendas nn udheheqjen e Gjin Pjetёr Pervizit, ne lidhje te vazhdueshme me Imzot Nikolle Kaҫorrin, nёnkryetar i Qeverise sё Vlorёs, Prend Bardhit, arqipeshkvi i Durrёsit nga Delbnishti i Kurbinit dhe Atё Shtjefёn Gjeҫovi OFM, asokohe famullitar i kishёs sё Laҫit, bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë nga patrioti Gjin Pjetr Pervizi dhe luftёtarё përfaqësues të tjerë nga Miloti dhe gjithe krahina. Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionimin pazari i Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale, mjaft i njohur nё trojet shqiptare dhe mё gjёrё. Krahina e Kurbinit shtrihet në veriperëndim të Shqipërisë së Mesme në zonën midis lumenjve Mat në veri dhe Drojë në jug. Nga veriu kufizohet me rrethet e Lezhës dhe të Mirditës, në lindje me rrethin e Matit, në jug me rrethet Krujë dhe Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik. Rrethi i Kurbinit ka një sipërfaqe prej 271 km 2 dhe një popullsi prej 74 000 banorësh. Ka 1 njësi vendore prej të cilave 1 është bashki; Laçi dhe 3 janë njësi administrative, Mamurrasi, Miloti dhe Fushëkuqja. Qytete janë: Laçi, Mamurrasi dhe Miloti. Pjesa lindore e kësaj krahine është pothuajse krejt male në të cilën dallohen dy vargmale të cilat ecin pothuajse paralel me njëri tjetrin, njëri prej të cilëve ai lindor është vargmali i Skënderbeut rreh 22 km gjatësi, ndërsa tjetri vargmali perëndimor është vargmali Krujë - Dajt. I dhash kёto fakte, pasi ky rajon ёshtё mjaft i pelqyeshёm dhe pёrbёn njё asset tyristik qe prêt tё shfrytёzohet, sidomos lugina e bukur e lumit Mat. Ishin kёto disa tё dhёna qe mё kanё shtyrё mua, qe tё merrem me studimin e historisё, tё dhёnave gjeografike, traditave, zakoneve dhe disa fihurave patriotike tё kёsaj treve, pёrmbledhur nё dy vёllime dhe titulluar “Kurbini – tradita, kultura”.

Pyetje: Jeni kryeredaktor i revistë “Miqësia” organ i Shoqatës së miqësisë  Shqipëri – Itali. Cili është roli i kësaj shoqate?

Pёrgjigje: Aty nga vitet 1993, nё qytetin e Vlorёs u forma Shoqata e Miqёsisё dhe bashkёpunimit Shqipёri – Itali.Pas ca vitesh, kjo shoqatё erdhi me seli nё Laҫ tё Kurbinit dhe kryetar i saj u zgjodh z. Nikollё Lleshi, njё njeri energjik dhe mjaft punёtor. Mu propozua qe tё drejtoja revistёn “Miqёsia”, organ i kёsaj shoqate. Pranova menjёherё, sepse doja tё pasqyroja nё faqet e saj, jo vetёm vlerat tradicionale tё baskёpunimit tё dy vendeve mike, por tё njihja lexuesin shqiptar dhe italian me vlerat kulturore dhe shpirtёrore, asetet turistike, fushat e bashkёpunimit dhe prioritetet e ndihmёs sё ndёrsjelltё mes dy vendeve. Revista del nё shumё kopje, botohet nё gjuhёn shqipe dhe nё italisht dhe shpёrndahet edhe nё Itali. Deri tani janё botuar 10 numra tё saj.Ashtu si revista, edhe Shoqata e Miqёsisё Shqipёri – Ilali, ka si synim forcimin e marrёdhёnieve dhe bashkёpunimin mes dy vendeve nё fusha tё ndryshme. Nё kёtё kuadёr janё zhvilluar shumё aktivitete tё pёrbashkёta dhe janё shkёmbyer vizita tё ndёrsjellta.

Pyetje: Jeni laureat i disa çmimeve letrare. A keni mundësi të në veçoni njërin nga çmimet e pranuar ?

Përgjigje: Ҫmimet dhe vlerёsimet nuk janё synim nё vetvete tё autorit, megjithse vlerёsimi ёshtё motivim pёr tё dhёnё mё tё mirёn nё tё ardhmen. Sot, ҫmimet dhe vlerёsimet shpesh ndahen jo sipas meritёs, po sipas njohjes, sipas miqёsis, gjё qe e dёmton procesin krijues. Mё ka rёnё rasti tё jemё shpesh herё anёtar dhe kryetar jurie dhe e kam vёnё re kёtё. Ky fenomen dёmton autorin dhe veprёn. Jam vlerёsuar nё shumё raste, por do veҫoja dy ҫmimet e sipёrpёrmendura, atё “Serembe”, pёr veprёn monografike “Kronikё e njё jete nё amshim” dhe “Gjergj Fishta”, pёr veprёn “Shtegёtime folklorike. Pёr vepra tё tjera jam nderuar me ҫertifikata mirёnjohje.

Pyetje: Çfarë prioritetesh i keni vëne vetes nё vijim, cilat janë disa nga projektet tuaja në të ardhmen nё fushёn e krijimtarisё dhe tё studimeve?

Pёrgjigje: Ne autorёt, sado themi se nuk do shkruajm mё, prap nuk mund tё rrimё pa reaguar ndaj tematikave qe na dalin pёrpara gjatё punёs dhe leximit. Po pёrpiqem tё siguroj materiale rreth jetёs dhe veprёs sё atё Shtjefёn Gjeҫovit, njё personalitet i spikatur nё kulturёn shqiptare, i cili shërbeu nё Kurbin nё vitet 1899 – 1905. Mendoj se mund tё shkruaj diҫka pёr jetёn dhe veprimtarinё e tij nё kёtё trevё. Mendoj t’i rikthehem përsëri kёrkimeve folklorike duke pasuruar kёngёt e tamatikave tё ndryshme me mbledhje tё reja, si dhe duke shtuar ndonjё kapitull tё ri. Nga ana tjetёr do tё vazhdoj hulumtimin me autorё tё tjerё shqiprarё brenda dhe jashtё kufirit, me qёllim që autorёt tanё dhe letersia jonё tё njihet dhe lexohet nё tё gjitha trevat mbarёkombёtare. Nё fund, tё falënderoj nga zemra prof. Mikeli qe mё krijove mundёsinё qe tё shprehem pёr kёto ҫёshtje duke krijuar njё profil tё thjeshtё pёr personin dhe krijimtarinё time ndёr vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat