“Open Balkan”, një iniciativë e vjetër me paketim të ri, kështu do t’u dështojë plani Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit

Intervista

“Open Balkan”, një iniciativë e vjetër me paketim të ri, kështu do t’u dështojë plani Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 1 gusht 2021 Në ora: 08:18
Aleksandar Vuçiq, Zoran Zaev, Edi Rama

Oinionisti Ruzhdi Peçani, ka dhënë një intervistë për gazetën “Bota sot”, ku ka folur për zhvillimet e fundit në Ballkan.

Ai ka komentuar ndryshimin e  emrit të Minishengenit, në të cilin janë të përfshirë  Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbisë.          

Gjithashtu, Peçani ka folur edhe për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, i cili është kundër Minishengenit apo “Open Balkan”.

Sipas tij, ndryshimi i emrit në Open Balkan është vetëm një tjetër kamuflim, siç ishte Minishengen, që në fakt do të thotë Jugosllavi e re apo Serbi e madhe.

Ai shton se kjo është një iniciativë e vjetër me një paketim të ri, pra përmbajtja dhe qëllimi mbetet i njëjtë.

Image
Ruzhdi Peçani

Por, sipas tij, planet e Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit do të dështojnë pasi pa Kosovën nuk mund të realizohen dot kurrë- kurrë!

“Bota sot”: Çfarë rëndësie ka  ndryshimi emrit, kur përmbajtja e Minishengenit mbetet  e njëjtë?

Ruzhdi Peçani: Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen, qëllimi i së cilës është të bëjë lehtësira  tregtisë në rajon, të bëjnë  tregun unik tregtar dhe të punës dhe ndihmën e ndërsjellët në rrethanat e jashtëzakonshme dhe kjo iniciativë rajonale, që deri tani quhej “Mini –shengen”, zyrtarisht ndërroi emrin në Ballkan të hapur (Open Balkan). Ky ndryshim është  një kamuflim, ngase qëllimi dhe brendia mbetet e njëjtë. I kamufluar ishte edhe si “Mini –shengen” dhe në këtë ishte e kamufluar një “Jugosllavi e Re”, më mirë të thuhet Serbia e madhe.

“Bota sot”: Çfarë dëshmon deklarata e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për Evropën?

Ruzhdi Peçani: “Jugosllavia  e re” apo Beneluksi  Ballkanik? Zëvendësim i Bashkimit Evropian apo një hap i “madh” drejtë kësaj bashkësie? Se “Open Balkan” ose “mini-shengeni “ i  kundërvihen Evropës e dëshmon deklarata e Zoran Zaev se "Nuk mund të presim Evropën"! Dhe me këtë Shqipëria po bëhet edhe më larg Bashkimit Evropian. Është ky një mjet për dominimin ekonomik të Serbisë, apo evitimin e barrierave për lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit në rajon?!

Po! Është ky një mjet për dominimin ekonomik nën sundimin e Serbisë. Ishte kjo tentative e katërt, sot ne Shkup, për krijimin e Jugosllavisë se re. Kjo është një iniciativë e vjetër me një paketim të ri! Po, përmbajtja dhe qëllimi mbetet i njëjtë.

“Bota sot”: A u dorëzuan Rama, Vuçiq dhe Zaev me planet e tyre për Ballkanin?

Ruzhdi Peçani: “Kjo që po bëjmë ne në Shkup, Tiranë dhe Beograd janë gjëra të mëdha. Po të arrijmë, do jetë ky një sukses shumë i madh, po nuk do ia dalim – do mbetet të thuhet se dikush bëri  tentative”, thotë Vuçiq. Dhe këtu vërehet  zhgënjimi tek ta dhe atë që do deklarojë edhe Edi Rama. Se ky trinom do dorëzohet, me këtë edhe “Open Balkan” të mbetet –se ishte njëherë një iniciativë!

“Bota sot”: Duke folur për kritikat për iniciativën “Mini shengen”, Edi Rama thotë se kjo është e domosdoshme për mirëqenien e rajonit?!

Ruzhdi Peçani: “Kush thotë se kjo iniciativë është sajuar në bodrumet e ish Jugosllavisë, për rikompensimin e Jugosllavisë dhe hegjemonisë Serbe, se Serbia do na marri gjithë që kemi, së pari ai jeton në botën paralele. E dyta, jeton për politikën, jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve. Dhe e treta, harron, se po filluam kështu, atëherë mund të themi se edhe BE është Jugosllavia e madhe.BE është Jugosllavia e madhe, dhe kjo është Jugosllavia e vogël …po në të vërtet jo, kjo është as më shumë dhe as më pak se krijimi i një hapësirë në të cilën jetohet sipas principeve, vlerave dhe mekanizmave të BE, për sa çdo shtet bënë mund për tu integruar në BE”.

Me që Kosova refuzon këtë marrëveshje, Edi Rama edhe kishte ironizuar me kryeministrin Albin Kurti. Qeveria e Kosovës e vlerëson si të pavend dhe në rrethana aktuale me Serbinë si të dëmshëm, dhe si shumë të rrezikshëm, ngase ka prapavijë politike, pretendimin hegjemonist serb. Rama dhe Vuçiq njëherë punuan që të rrisin prestigjin dhe më pastaj do realizonin planin kundër dhe në dëm të Kosovës.

Se në këtë iniciativë, duhet thënë se ka mjaft të njohura nga e kaluara, për këtë tregojnë dokumentet nga iniciativa të mëhershme. Po të marrim Samitin e Triestës në 2017,i mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit, që solli idenë për Ballkanin Perëndimor si rajon ekonomik [REA].Ku përmendej edhe njohja e kualifikimeve akademike, që të lehtësoheshin procedurat e fluturimit të fuqisë punëtore të kualifikuar brenda rajonit, që nuk kishte pasur dakordancë, në takimin trelateral (Vuçiç, Rama dhe  Zaev) në Tiranë, dhjetorin e kaluar.

Lista e problemeve është e gjatë. Se rruga për realizimin e qëllimeve të “Mini – shengen”,nuk do jetë e lehtë, po përmendim rastet e marrëveshjeve të pa arritura në Samitin e Berlinit në Poznanj. Liderët e rajonit nuk sollën Marrëveshjen  për njohjen e kualifikimeve  për doktor të mjekësisë, stomatolog, arkitekt dhe inxhinierë  ndërtimi, që sipas një plani do realizoheshin [REA].Shtojmë këtu atë thelbësoren se shtetet e rajonit nuk kanë marrëdhënie bilaterale të kënaqshme. Serbia me shumë problemet karshi Kosovës, Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Kështu  nga shkaku i gjitha këtyre gjërave dhe problemeve dhe ne si opinion profesional shtrojmë pyetjen: Përse duhet besuar se kjo nismë, tani ”Open Balkan” do të funksionojë? Qëndron ajo se prapa saj qëndrojnë aspiratat gjeopolitike? Sigurisht se po! Qëndron hegjemonizmi serb si projekti “Bota serbe”. Ka mjaft problem, që e bëjnë që kjo nismë të dështoj si ide. Dhe se lista e peripecive dhe problemeve nuk përfundon këtu, qëndrojnë edhe më thellë!

Kryeministri Shqiptarë Edi Rama, mund të ketë thënë – se ia vlen të provohet edhe pa llogaritur këto. Po ka pasur këtë në mendje, është gabuar rëndë, projektet e tija dhe Vuçiq, pa Kosovën do kolaborojnë - nuk mund të realizohen dot kurrë- kurrë!  Kosova është hendeku i madh i cili nuk mund të kalohet nga Rama dhe Vuçiq.  Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi kanë në mes hendekun e madh, që quhet Kosovë. Kosova është pjesë e trungut, e historisë, e identitetit dhe e kontinuitetit të kombit shqiptar, e ekzistencës dhe e perspektivës së kombit shqiptar.

“Bota sot”: A ka prapavijë ky ndryshim i emrit?

Ruzhdi Peçani: Të ndryshohet emërtimi nga “Mini schengen” në “Open Balkan” është një taktizim i Presidentit serb Vuçiq, bërthama dhe qëllimi mbetet po i njëjti. Pra qëllimi qëndron në hegjemonizmin serb dhe krijimi i Serbisë së madhe, që atakon drejtpërdrejtë interesat tona kombëtarë. Kjo është një iniciativë e vjetër me një paketim të ri – le të përkujtojmë:

Të kthehemi për 107 vite pas, se çfarë kishte ndodhur në vitin 1914.Kryeministri serb Nikola Pasiç dhe Esad Pasha kanë pasur idenë të lidhin Serbët dhe Shqiptarët, në atë kohë me një lidhje të fortë dhe shumë efikase – me hekurudhë. Kështu në vitin e largët 1914, pjesë e marrëveshjes së fshehtë, të nënshkruar në Nish, ishte edhe ndërtimi i hekurudhës nga Nishi në Durrës. Megjithatë , lufta dhe çrregullimet ndërkombëtare politike bënë që ky projekt  të mos realizohet, por një ide e “mirë” edhe mund të priste, me që interesi i Serbisë është i madh dhe të bëhet realitet. Qoftë edhe pas 107 vitesh. Dalja e Serbisë në det është aspiratë e vjetër si program Ruso – Serb.

“Minishengeni” tani “Open Balkan” është një modelit i ish Jugosllavisë, mu si Marrëveshja Shqipëri –Jugosllavi e vitit 1946,Tito–Enver Hoxha, kjo që përmbante se në Shqipëri në shkolla do futej edhe mësimi i gjuhës serbe si lëndë fakultative,  kjo që fatmirësisht u shkëput në vitin 1948. Shqipëria, me kryeministrin snob që me lojën e Vuçiq, i  është bashkuar narratives serbomadhe me platformën sureale “Minishengen”!

Kryeministri  Shqiptar Edi Rama kishte përmend katër liri evropiane në kontekstin Shqiptaro -Serb, këtë pa përmendur vrasjet dhe masakrat, djegiet, rrënimet, të humburit dhe dhunimet. Pra i shtron si alternativë për ndarjet etnike dhe kufijve të çeliktë që kanë ekzistuar mes dy popujve: “Duhet dhënë rastin të gjithëve të jenë të lirë dhe të kenë lëvizje të lirë, tregtojnë, mundësinë e qarkullimit të kapitalit, shërbimeve, dhe sipas meje – kjo ka të bëjë edhe me heqjen e kufijve”. Për cilët kufij flet Edi Rama? - Shqipëria dhe Serbia nuk janë shtete fqinje!!

Mbetet  të shpjegohet, që dhe Rama nuk mund të japi përgjigje, se çfarë do transportohej nga Nishi për në Durrës. Prej nga ky interesim i Qeverisë së Beogradit për drejtimet drejtë Durrësit dhe Shkodrës? Të kujtojmë se dikur, korridor nga Durrësi drejtë Nishi, dhe nga antika, ishte „via militaris“!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pa ekivoke, ka bërë dhe vazhdon t´i bëjë inkursion Kosovës – thënë shkurt thikë pas shpine. Me veprimet e tija ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtoj rënd dhe tani interesat kombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat