Tomë Gashi flet për rastin Dehari, ligjin Anti Mafia dhe Ballkanin e Hapur, këto janë paralajmërimet e tij

Intervista

Tomë Gashi flet për rastin Dehari, ligjin Anti Mafia dhe Ballkanin e Hapur, këto janë paralajmërimet e tij

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 9 gusht 2021 Në ora: 10:50
Tomë Gashi

Situata në vend po vazhdon të jetë e tensionuar mes pozitës dhe opozitës. 

Tashmë edhe nga zgjedhjet lokale na ndajnë shumë pak muaj, kështu partitë politike janë mobilizuar e bashkë me to edhe kritikat e ndërsjella mes tyre.

Në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe reformat që Qeveria Kurti ka arritur të sjellë brenda kësaj kohe që është në qeverisje, ka folur në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, avokati Tomë Gashi.

Gashi tha se qeveria Kurti çdo ditë e më shumë po arrin të sjell reforma në vendin tonë.

Ai ndër të tjera shtoi se edhe Ministria e Drejtësisë me angazhimin e saj po vazhdon të miratojë dhe propozojë ligje që minimizojnë problemet në sistemin e drejtësisë.

Gashi përmend këtu propozimin e fundit të ligjit Anti-Mafia që pritet të miratohet.

Ndërsa për Vettiingun, Gashi thotë se është i domosdoshëm për prokurorinë dhe gjyqësinë. 

I pyetur nga gazeta për rastin Dehari, Gashi thotë se po presin përgjigje nga ekspertiza shtesë nga Instituti Zviceran.

“Ballkanin e Hapur”, ai e quan dështim të radhës duke mos parë asgjë produktive nga ky bashkëpunim.

Më tej, Gashi flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar që Kurti po arrin të ia thotë Serbisë të gjitha të bëmat që ajo ia bëri Kosovës, duke mos lejuar të vazhdojë me dëmtimin e vendit më. 

Intervista e plotë  

“Bota sot”: Si e shihni situatën politike në vend?

Tomë Gashi: Situata politike në vend është shumë stabile, ne kemi qeverinë më stabile që Kosova ka  që nga paslufta e deri sot. Angazhimi që qeveria Kurti po vazhdon të tregojë dita ditës, po dëshmon që qytetarët kanë bërë zgjedhjen e duhur në zgjedhjet e 14 shkurtit. 

“Bota sot”: Qeveria Kurti që nga shkurti është në qeverisje, sa mendoni që ka arritur të sjell reforma në vend?

Tomë Gashi: Qeveria Kurti reforma është duke bërë çdo ditë dhe janë qytetarët që i ndiejnë këto ndryshime. Ndryshimet kanë filluar që nga zvogëlimi i korrupsionit e deri te minimizimi e problemeve, me të cilët qytetarët e vendit tash e sa vite janë përballur duke mos gjetur zgjidhje deri tash. 

“Bota sot”: Si avokat, si e vlerësoni punën e Ministrisë së Drejtësisë në këtë fushë, derisa dihet sfida e luftimit të krimit dhe korrupsionit?

Tomë Gashi: Ministria e Drejtësisë si njëri prej akterëve më të rëndësishme po vazhdon punën e saj të palodhshme për sistemin e drejtësisë e cila po punon duke propozuar ligje që do të luftojnë krimin e organizuar. 

E që vlen të ceket që tanimë është dërguar në Kuvend Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, që ndryshe quhet Ligji Anti-mafia. 

“Bota sot”: Z.Gashi, sa mendoni që është i domosdoshëm Vetingu për Kosovën, a do të duhet që sa më shpejt të finalizohet ky projekt?

Tomë Gashi: Vettingu është i domosdoshëm për polici, sistemin gjyqësor dhe sistemin prokurororial, tani nga përgjimet e fundit Vetingu shihet të jetë i domosdoshë. Edhe më e domosodoshme është tani me implikimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe gazetarëve në afera që e dëmtojnë rëndë kredibilitetin e institucioneve përkatëse.

“Bota sot”: Ju jeni avokat për rastin Dehari, çfarë po ndodh me këtë rast?

Tomë Gashi: Rasti Dehari është në prokurori dhe jemi në pritje të ekspertizës shtesë nga Instituti Zviceran, mirëpo jemi tërësisht të pakënaqur me punën e prokurorit të landës.

“Bota sot”: Së fundmi është edhe nënshkrimi i marrëveshjes “Ballkani i Hapur”, sa mendoni që do të ndikojë negativisht në raportet Kosovë-Serbi duke pasur parasysh deklaratat e kryeministrit Rama dhe sa përbën rrezik kjo iniciativë për Kosovën?

Tomë Gashi:  “Ballkani i Hapur”, është dështim dhe kështu do të përfundojë. Ai ka filluar me një nismë të gabuar dhe nuk mund të ketë një përfundim të drejtë. 

“Bota sot”: Gjithashtu në takimin e fundit në Bruksel, Kurti i përmendi tri gjenocidet Serbisë, a mendoni që Kurti është shumë afër marrëveshjes finale?

Tomë Gashi: Kryeministri Kurti i tha Serbisë apo kryetarit të saj në Bruksel atë që do të duhej të ja thoshin të tjerët që negociuan me Serbinë në dëm të Kosovës për 10 vite. Amerikanët janë të kyçur në bisedime me Serbinë në Bruksel, por jo direkt, sepse po të ishin direkt atëherë Serbia do të kërkonte të angazhohej Kina dhe Rusia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat