Loja djallëzore e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin/Profesori nga Amerika paralajmëron Kosovën për rrezik! 

Intervista

Loja djallëzore e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin/Profesori nga Amerika paralajmëron Kosovën për rrezik! 

Nga: Majlinda Haziri Më: 15 gusht 2021 Në ora: 08:42
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë kanë sjellë debat në opinonin publik. 

Për situatën aktuale në vend ka folur në një intervistë për gazetën “Bota sot”, opinionisti dhe profesori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Binak Maxharraj. 

Ai foli për afërsinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke u shprehur që Rama do të duhej të ishte në krah me Kurtin dhe jo Vuçiqin, por që i njëjti po vazhdon të trazojë Kosovën me veprimet e tij. 

Profesori tha se qëllimi i Ramës është që të krijojë ndasi mes shqiptarëve. 

Ndërsa, dialogun mdërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se kryeministri Kurti nuk mund ta zgjidhë aq shpejt, për shkak të dëmit që ia kanë shkaktuar qeveritë e kaluara. 

Image
Binak Maxharraj

Sipas profesor Maxharrajt, Albin Kurti nuk do të lejojë të bëhen pazare, kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i Kosovës.  

Ai foli edhe për ftesën ndaj këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Shqipëri, për të kënduar në Festivalin e Birrës, duke thënë se kjo është e porositur nga Vuçiqi për të sjellë përçarje në mes shqiptarëve. 

  “Bota sot”: Afërsia që ka krijuar Rama me Vuçiqin po komentohet mjaftë shumë. A do të duhej që Rama të ishte përkrahë Kurti dhe jo Vuçiqit? 

 Binak Maxharraj: Nuk do koment se arroganca e Edi Rames nuk ka të ndalur sidomos sjellja e tij bizare ndaj Kosovës dhe rrasja dhe rreshtimi i tij i hapur në krah dhe në përkrahje të Serbisë. Ashiqare që Edi Rama po e luan lojën e djallit me Serbinë. Po si është e mundur një sjellje e tillë arrogante e Edi Ramës të jetë kundër Kosovës që po i përkrah projektet për Serbinë, të cilat i refuzon dhe janë në dëm të Serbisë, bile edhe të Shqipërisë por që Rama nuk i sheh, si është e mundur që ai të qëndroi afër Serbisë fashiste. Po si është e mundur që Edi Rama i injoron të gjitha krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve që i bëri Serbia dhe prapë ashiqare në sy të krejt botës përqafohet me Vuçiqin. Të veprosh kësisoj duhesh të jesh veç një njeri i çmendur mendërisht, siç është Edi Rama. 

Është e pakuptueshme se ku e gjen gjithë atë energji të urrejtës së Edi Ramës ndaj Kosovës dhe liderëve të saj dhe një afrim aq bizar, djallëzore të tij me vëllanë e tij serbë Aleksandër Vuçiqin. Pse Edi Rama sillet kështu, pse po ia lë një njollë kaq të zezë Shqipërisë duke i përkrah interesat e Serbisë dhe duke i kundërshtuar ato të vëllezërve të mishit e gjakut të Kosovës, në vend se ai ta bënte të kundërtën, një afrim më të madh ndaj Kosovës, një afrim më të madh në krah e Kurtit e jo Vuçiqit, qëllimi i të cilit është të bëj ndasi dhe urrejtje në mes të shqiptarëve. 

“Bota sot”: Dialogu Kosovë-Serbi mbetët ende një temë e rëndësishme për opinonin publik, a do të mund të arrijë Kurti të sjellë marrëveshjen finale? 

Binak Maxharraj: Kjo qeveri në krye me kryeministrin Albin Kurti për herë të parë pas dhjetë vitesh diagolimi përbuzës, nënçmues po ia tregon vendin Vuçiqit. Po e mbështetë për muri duke ia shpërfaqë fytyrës të gjitha krimet deri në gjenocid të bëra ndaj shqiptarëve, të cilat negociuesit e mëparshëm me Thaçin, Mustafën as që patën guximin t`ia përmendin, por që i sollën marrëveshje të dëmshme Kosovës. Me këtë epërsia e Vuçiqit në dialog ka marrë fund,  sepse Kurti i tregoi se më nuk është i nënshtruar por është palë e barabartë në dialog, për çka Vuçiq në dy takimet e fundit mbeti i tmerruar, mbeti pa fjalë por i tërbuar si bisha. Kjo sepse me këtë qeveri dhe me Kurtin si kryeministër ka ardhur koha për llogaridhënie ndaj Kosovës, e jo të kërkojë ndonjë llogari apo kompromis nga Kosova. 

Nga ana tjetër vlen të theksohet se Serbia nuk ka hyrë në dialog për përmirësimin e jetës së serbeve në Kosovë, sepse asaj nuk i intereson aspak pozita e serbëve në veri. Ata i ka vetëm si mjet manipulimi për ta realizuar strategjinë e saj se për çka ka hyrë në dialog, pra asaj i intereson ndarja apo copëtimi i Kosovës. Ky është interesi strategjik nacional i Serbisë pse ka hyrë në dialog. Mu për këtë arsye ky dialog është i vështirë për t`u arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare. Kryeministri Kurti ia ka bërë të qartë Vuçiqit se nuk ka dialog e as marrëveshje, e as ndonjë kompromis siç ka bërë me Hashim Thaçin. Albin Kurti nuk do të lejojë të bëhen pazare kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i Kosovës. Me të nuk mund të luaj Serbia si me Hashim Thaçin, nuk mund ta shantazhojë në asnjë mënyrë. 

 Dhe bash këtu dialogu është lidhë nyje! 

Kjo nyje i këtij dialogu nuk mund të zgjidhet veçmas nga Serbia dhe Kosova, sepse kërkesat e tyre janë larg njëra-tjetrës. Aty nuk pritet të bëhen kurrfarë kompromisesh, aq më shumë kur këto ditë për herë të parë Serbia doli edhe me kërkesa ekstreme se e dëshiron ta marrë Trepçën dhe Ujamnin, bile siç theksoi edhe vetë Vuçiq, nëse është nevoja edhe më luftë. 

“Bota sot: Së fundmi Shqipëria i bëri ftesë këngëtarit serb, Goran Bregoviqit për të kënduar në Festivalin e birrës, si e shihni këtë ftesë kur dihet që Bregoviqi ka kënduar në kohën e masakrave të Serbisë ndaj Kosovës? A është shkelje e gjakut të atyre që ranë dëshmor në luftë kundër Serbisë? 

Binak Maxharraj: Se nuk kanë të ndalur marifetet bizare të Edi Ramës e tregon edhe rasti i ftesës së këngëtarit kontrovers serb Goran Bregoviq për të marrë pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë. Këtë dërgesë Edi Ramës ia bëri vëllai i tij serb Vuçiq, jo diçka për të mirë, por me qëllim që të bëjë ndasi midis shqiptarëve, të cilin Rama e hëngri me kënaqësi duke e ditur se është më i afërt më Vuçiqin, sesa me liderët e Kosovës. 

Dhe bash këtë këngëtarin e zgjodhi Edi Rama për ta sjellë në Festivalin e Birrës në Korçë. Këtë me qëllim ia ka preferuar vëllai i tij serb Vuçiq. Kjo është e tmerrshme dhe turpi më i madh i Edi Ramës. Kjo është një shkelje e gjakut të bijve dhe bijave tona që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës në luftë kundër Serbisë. Për ardhjen në Festivalin e Birrës në Korçë të Goran Bregoviq po ka protesta nga të gjitha anët sepse në këtë kohë dhe në këtë situatë ai nuk është i dëshiruar të këndoj nëpër festivale në trojet shqiptare, por e gjithë kjo nuk po e pengon antishqiptarin dhe tradhtarin e kombit, Edi Ramën. Nuk po e pengon as Bashkësia e Korçës, e cila edhe përkundër kërkesave të mëdha që ta anulojë koncertin ajo nuk e bëri këtë. Korçarët duhet të bojkotojnë këngëtarin Goran Bregoviç edhe për shkak të polarizimit të kësaj çështjeje ndër shqiptarë, por edhe më shumë për shkak të vëllezërve të tyre në Kosovë, të cilët janë kundër që një përkrahës dhe frymëzues i luftës dhe krimeve e masakrave ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në koncertin e këngëtarit Goran Bregoviq, kryeministri Edi Rama le ta mbledhë Partinë Socialiste, sepse ata janë dashamirë të këngëve serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat