Intervista e Ali Ahmetit për Die Zeit në 2001: Pse jam kundër federalizimit dhe dallimet mes dy UÇK

Intervista

Intervista e Ali Ahmetit për Die Zeit në 2001: Pse jam kundër federalizimit dhe dallimet mes dy UÇK

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 dhjetor 2016 Në ora: 14:45
Kreu i PD-së, Ali Ahmeti

Me presionin amerikan dhe NATO, qeveria maqedonase duheshte të nënshkruajë amnestinë. Megjithatë qeveritë nacionaliste çdokund në botë luajnë me këtë kartë: Rusia quan terroristë çeçenët, Izraeli përdor togfjalëshin “terroristët palestinezë,” si dhe “terroristët tibetianë,” është fjali e përdorur nga qeveria kineze. Andaj akuza për terrorist ndaj Ali Ahmetit nuk është diçka e panjohur.

Në 27 qershor 2001 presidenti George Bush nënshkruajti një listë me persona “ekstremisht të dhunshëm në IRJM,” ku në krye të listës qëndronte Ahmeti, Ali - i lindur në Kërçovë, 4 janar 1959, lider politik i UÇK. Vlerësimi presidencial nuk e quante atë terrorist, por e trajtonte si njëri prej tyre.

Por përfaqësuesit sllavë dhe shqiptarë në mes të gushtit 2001, nën presionin ndërkombëtar nënshkruajtën Marrëveshjen e Paqes (Ohrit -SHP, Fitim Dika). Marrëveshja parasheh barazinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe ushtarët e UÇK-së t'ua dorëzojnë armët NATO.

Më pas u nënshkrua edhe amnistia nga presidenti Trajkovski për Ahmetin dhe ushtarët e tij.

Kush është Ali Ahmeti?

Përfaqësuesit perëndimorë në Shkup kanë mendime të ndryshme. Një oficer britanik me eksperiencë të gjatë në Irlandën Veriore, Ahmetin dhe njerëzit e tij, i trajton si terroristë (Kjo për shkak të ngjashmërive mes irlandezëve dhe shqiptarëve- SHP).

Andaj unë së bashku me një përkthyes shkuam në fshatin Shipkovicë, për të biseduar vetë me Ali Ahmetin. Arritëm në një shtëpi modeste, ku përpara qëndronin burra me syze të zeza, ndërsa brenda ishte Ahmeti. Dukeshte i lodhur, pak i thinjur dhe me gishta të zverdhur si pasojë e nikotinës. Ishte ulur në një kolltuk dhe sa më pa më ofroi një Whisky të vjetër 15 vjeçare. Ai pinte vetë nga ajo.

Ia sqarova atë që kisha dëgjuar, se në Maqedoni diskutohet shumë për terrorizmin dhe se ai trajtohej si një prej tyre. Ahmeti në anën tjetër përgjigjej i qetë dhe mendueshëm. “Nuk mund të jetë terrorist,” tha ai, “kush mban një armë, kush ka një qëllim për të cilin lufton, kush respekton Konventën e Gjenevës dhe Tribunalin e Hagës, kush del përpara publikut me identitet të plotë dhe që merr përgjegjësi për veprimet, kush përpiqet për reforma dhe demokraci në vendin e vet dhe që kërkon ligj të barazisë mes gjithë qytetarëve.”

Bukur dhe mirë. Vetëm nuk është sqaruar gjithshka. Sipas botës, kurdët në Irak janë luftëtarë të lirisë, ndërsa bashkëkombasit e tyre në Turqi vlerësohen si terroristë - ose anasjelltas, sipas perspektivës. I financuari nga CIA, Osama bin Laden është kthyer në terroristin më të kërkuar të botës. Megjithatë njerëzit ndryshojnë. E kundërta vlen me Gerry Adams, udhëheqësin e irlando-veriorëve dhe Nelson Mandelën. Dikur të parespektuar, ndërsa sot të vlerësuar. Për rastin e Ali Ahmetit duhet të vlerësohen katër kategorie: biografinë, qëllimet, metodat dhe konteksti. Le ti sqarojmë veç e veç.

Biografia - Të krijohet një republikë shqiptare nën Jugosllavinë

Jeta e Ali Ahmetit nuk është jo-tipike për shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës. Ai rrjedh nga një familje në fshatin Zajaz, afër Kërçovës në perëndim të Maqedonisë, banuar kryesisht me shqiptarë. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, ku si student ishte radikal, si shumica e shqiptarëve të atëhershëm, që kishin lidhur nacionalizmin me idetë markiste-leniniste. Disa muaj qëndroi në burg. 1981, si 22 vjeçar, ishte pjesë e rebelimit të studentëve në Prishtinë dhe ku më pas u arratis në Zvicër. Sipas gjasave ai krijoi në ekzil një lëvizje për krijimin e një republike shqiptare brenda territorit Jugosllav dhe themeloi një seksion të shqiptarëve të Maqedonisë nën suazat e marksist-leninistëve të Kosovës. Gjatë bisedës tonë të gjatë, ai pinte shumë cigare dhe debatonim për politikën revolucionare. Ai kishte lexuar shumë libra, thoshte edhe vetë, “mbi psikologjinë dhe luftën guerile.”

 Në vendin ku operon Ali Ahmeti, shumica e shqiptarëve janë muslimanë. Megjithatë ai asnjëherë nuk fliste për Islamin - që tregonte qartasi se ai s’kishte asnjë lidhje me terroristët muslimanë. Ai duket se ka lidhje me nacionalizmin, Whiskey dhe ish idetë marksist-leniniste. Çfarë Ali Ahmeti ka vepruar në fillim të viteve 90-ta nuk është shumë e qartë. Por ai ka fituar eksperiencën ushtarake në Luftën e Kosovës, 1998-1999, ku më pas e përdori në Maqedoni. Brenda disa muajsh konflikt në 2001 ai arriti për shqiptarët më shumë të drejta sesa gjithë politikanët shqiptarë kishin tentuar ta arrinin me politikë paqësore në Maqedoni. Ahmeti sqaron se gjatë fillimit të konfliktit në shkurt 2001, nuk mund të arriheshin qëllimet e shqiptarëve pa ndihmën e perëndimit.

Dhe për ti futur në lojë perëndimorët, nevojiteshin të bëheshin publike qëllimet dhe metodat. Kjo ishte shansa e fundit për shqiptarët e Maqedonisë. Dhe Ali Ahmeti shansi i fundit.

Qëllimi- Programi i UÇK, sikur i shkruajtur nga Amnesty International

UÇK proklamoi qëllimet, që shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë vetëm barazi politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, një kërkesë nga shpallja e pavarësisë në 1991. Që gjuha shqipe të jetë zyrtare në parlament, shqiptarët të kenë të drejtë të studiojnë në gjuhën e tyre. Shqiptarët të punësohen në administratën juridike dhe polici në mënyrë proporcionale. Të ketë më shumë kompetenca te komunat, që do ishte një vetëvendosje për pjesët ku jetojnë shqiptarët. Por UÇK vërtetoi se në fund Maqedonia duhet të mbetet e bashkuar dhe multietnike. Në krahasim nga UÇK e Kosovës, serbët dhe kroatët e Bosnjës dhe IRA ose ETA, programi i Ahmetit duket sikur i shkruajtur nga Amnesty International. Shumë përfaqësues perëndimorë theksojnë se këto të drejta duheshte të përmbusheshin prej kohësh.

Pse Maqedonia nuk mund të ketë një zgjidhje federale, pyes Ali Ahmetin.

“Në një vend me dy milion banorë dhe 25.000 kilometra katrorë do ishte qesharake. Federalizimi do të thotë kufij të ri dhe konkurrencë mes krahinave. Dhe mbi të gjitha, si mundet të krijojmë kufij kur shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë pranë njëri-tjetrit? Ose ne jetojmë në shekullin e 21 ose duhet të bëjmë atë që bënë paraardhësit tanë përpara 100 vjet,” tha Ahmeti. “Vendi im patjetër që është Maqedonia.” Elita politike e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni kërkuan pavarësi për Kosovën dhe barazi në Maqedoni. Shqiptarët e Maqedonisë për këtë kanë arsye të fortë. Sipas anketave zyrtare ata janë rreth 23 përqind, ndërsa sipas matjeve tjera mbi 35 përqind. Dhe të gjithë e dijnë se shqiptarët kanë më shumë fëmijë sesa sllavët. Do qëndrojnë kështu raportet e lindjeve, shqiptarët rreth 2025 do jenë shumicë në Maqedoni. Mbase atëherë, do kishte shansin Ali Ahmeti 66 vjeçar, të bëhej president i vendit.

Metodat - UÇK e Maqedonisë ka shkaktuar më pak krime sesa UÇK e Kosovës

Ahmeti dhe UÇK me vetëdije kanë vendosur për dhunë, megjithatë asnjëri nuk kishte qëllim vrasjen e civilëve, thotë Ahmeti dhe të pranishmit. Ata kanë respektuar Konventën e Gjenevës dhe Tribunalin e Hagës. Vëzhguesit kombëtarë e kanë pranuar se UÇK e Maqedonisë kanë shkaktuar shumë më pak krime sesa UÇK e Kosovës. Unë kam folur me disa të rinj maqedonas që theksuan se lufta nisi papritur, ndërsa deri para lufte kishin jetuar në harmoni me shqiptarët. Sipas qeverisë maqedonase ka pasur 70.000 ushtarë, ndërsa Komuniteti Ndërkombëtar e vlerëson numrin disa herë më të vogël. Ata vlerësojnë se shumica e krimeve ndaj civilëve ka ardhur nga ushtarët maqedonas. Bile gjatë kthimit me veturë nga intervista ime me Ali Ahmetin, një polic maqedonas shau përkthyesin tim. Unë fillova ta qetësoj se në të njëjtën ditë intervistova edhe me presidentin Trajkovski, por ai ma ktheu. “Thuaj atij se s’më dhemb palla për presidentin.” Ndalova dhe pash se ky polic maqedonas ishte propaganduesi perfekt për çështjen shqiptare. “Ja e shikoni sesi na trajtojnë neve,” shau përkthyesi im me një gjermanishte të çalë. “Kjo nuk është korrekte.”

Konteksti: “Sa e di unë, politikanët e botës janë me plot dashamirë për Maqedoninë,” sqaroi presidenti Trajkovski. E kundërta në fakt është e saktë.

Politikanët maqedonas janë dritëshkurtër dhe kokëfortë

Një ndërmjetësuesi perëndimor që njihte mirë Maqedoninë, më tha njëherë, se askund në botë nuk kishte takuar elitë politikanësh aq dritëshkurtër dhe kokëfortë sa te sllavo-maqedonasit. “Vetëm kam dyshime nëse ata duhet të quhen elitë,” tha ai. Sllavo-maqedonasit e filluan luftën kundër UÇK në atë formë, sa në fund u kthyen në keqbërës. Kjo jo vetëm falë elitës politike, por edhe armatës dhe policisë së korruptuar dhe të paaftë, njëlloj si politikanët e vendit. Kjo ka arsye. Disa shtete krijohen me përpjekje dhe mundime, ndërsa disa shtete krijohen nga fati. Maqedonia u krijua papritmas, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Deri në fund të shekullit të 20, katër shtetet fqinje -Serbia dhe Bulgaria, Greqia dhe Shqipëria -kishin kërkesa ndaj këtij shteti. Greqia mohoi njohjen ndërkombëtare të saj, ndërsa shteti u përball me fluksin e madh të refugjatëve nga Kosova. Sllavo maqedonasit sipas gjitha gjasave, pas disa vitesh do jenë pakicë në vendin e vetë. Frika e tyre ekzistenciale është e dukshme.

A kishin shqiptarët mundësi tjetër përveç konfliktit?

Megjithatë shqiptarët e Maqedonisë kishin pasur mundësi që ndryshimet kushtetuese ti bënin në mënyrë paqësore. Partitë e tyre kanë mandate në parlament, bile janë pjesë e qeverisë dhe kërkojnë reformat e njëjta si UÇK. Me ndihmën e presionit perëndimor, ata do i arrinin të drejtat herët ose vonë. Pasi lufta në të dy anët ka krijuar radikalizëm.

 Për fund: Kam pirë një Whisky me një terrorist?

Ali Ahmeti është një politikan, që lufton me armë, por që ka edhe mundësi tjera mbi tavolinë. Ai mund ti ketë tradhtuar disa qëllime, për ti kursyer civilët. Me siguri. Por mbi të gjitha, Ahmeti ndërkohë është kthyer në protagonist i besueshëm në Maqedoninë e unitariste dhe multietnike. Sipas gjitha gjasave është krejt në rregull, të pish një Whisky me një burrë, që ka refuzuar terrorizmin. Ndryshe do ishte, sikur politikanët e botës do kishin pirë më pak Whisky në pesë dhjetëvjeçarët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat