Berisha: Qeveria ime kishte marrë vendim që 600 mijë euro t’i jepen Preshevës, ja kush ka faj për murin në Mitrovicë

Intervista

Berisha: Qeveria ime kishte marrë vendim që 600 mijë euro t’i jepen Preshevës, ja kush ka faj për murin në Mitrovicë

Më: 8 janar 2017 Në ora: 17:48
Sali Berisha

Në një intervistë për “Presheva Jonë”, ish-kryeministri shqiptar Dr. Sali Berisha duke uruar që viti 2017-të të jetë viti I realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Krahinës së Preshevës nder tjera ka thënë se “Qeveria ime, kisha dërguar ekspertin tonë për të vlerësuar vlerën e kostos së atij materniteti dhe në pajtim me Beogradin, që paratë të vinin në Preshevë përmes Beogradit legalisht, ishim marrë vesh të jepnim 600 mijë euro, dhe deri tash nuk kurrë e kam kuptuar se si kjo shumë zbriti në 50 mijë euro dhe çfarë konkretisht u ndërtua me ato para..?!”

Image

Berisha: Presheva viktimë e mashtrimeve Tiranë-Beograd-Prishtinë

Z. Berisha, si e vlerësoni situatën aktuale politike në tri komunat shqiptare, Presheve, Medvegjë e Bujanoc, a ka lëvizur ndonjë gjë sipas jush prej herës së fundit kur ju kemi intervistuar?

BERISHA: Krahina e Preshevës, pra tri komunat të cilat I cekët janë shumë keq, e dimë këtë se janë shumë keqe, sidomos viteve të fundit ku po mashtrohen në mënyrën më të pistë të mundshme nga Edi Rama dhe Vuciq. Shqiptarët e Preshevës duhet të jenë të bashkuar në artikulimin e pastaj edhe plasimin nëpër tryezat e bisedimeve dhe vendimmarrjes nëpër botë. Duhet të mos ndalohet të protestohet, sepse nëse shikojmë pakicën serbe me gjithë ato të drejta dhe vazhdon të kërkoj, ndërkohë që shohim shqiptarët atje që nuk kanë ende përdorim të gjuhët, libra përdorim të flamurit është mjeruese por jo situatë për tu dorëzuar, duhet punohet në të gjitha format dhe gjërat të lëvizin. Nëse shqiptarët atje bashkë me përkrahjen e qeverisë në Kosovë e Shqipëri nuk mund ta realizojnë bashkimin me Kosovë siç e keni kërkuar me 1,2 Mars 1992, atëherë le të bëhet maksimumi për njëfarë autonomie, e keni edhe ju AKSH-së, siç e kanë serbët e Kosovës AKS-së.

Z. Berisha, derisa po flasim për ndihmën e Shqipërisë, po na kujtohet që edhe Partia Demokratike me në krye juve ka qeverisur me Republikën e Shqipërisë e cila e kishte ndihmuar komunën e Graçanices në Kosovë me 400 mijë euro, ndërkohë që për Preshevën asnjëherë, asnjë cent, çfarë mund të thoni për këtë, shqiptarët e Preshevës nuk është se kanë arsye të presim dhe aq nga Shqipëria, tradicionalisht?

BERISHA:  Keni plotësisht të drejt për pyetjen që ma bëni, po unë kam firmosur donacionin prej 400 mijë eurosh për komunën e Graçanicën, por ju kujtohet Materniteti në Preshevë ku Shqipëria dhe 50 mijë euro? Qeveria ime, unë kisha dërguar ekspertin tonë për të vlerësuar vlerën e kostos së atij materniteti dhe në pajtim me Beogradin, që paratë të vinin në Preshevë përmes Beogradit legalisht, ishim marrë vesh të jepnim 600 mijë euro, nuk kurrë se kam kuptuar se si kjo shumë zbriti në 50 mijë euro dhe çfarë konkretisht u ndërtua me ato para, apo u hargjuan në shiringa.

Do të ushtroj në 100% autoritetin tim tek Lulzim Basha kryetari i PD-së dhe kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë që në Preshevë të ketë një zyrë lidhëse direkt me Shqipërinë, do të punoj për ketë, do ta bisedoj me z. Basha. Qytetarët ne Luginën e Preshevës  viteve të fundit janë bërë viktimë e dy mashtruesve njërit shqiptarë e tjetrit serb Rama e Vuciq dhe se kjo situate do të ndryshoj shumë shpejt, me ardhjen e PD-së në pushtet pas zgjedhjeve të këtij viti…

Shqiptarëve të Preshevës po u bëhet një spastrim i pastër, klasik përmes teksteve dhe mosnjohjes së diplomave për të cilat Rama trumbeton se është marrë vesh ndërkohe që ju vuani ende, do ta ngrit personalisht këtë problem në seancën e ardhshme të parlamentit dhe do të punojmë në zgjidhjen e kësaj çështje, që po rezulton të bëhet mënyra më efektive e Serbisë për spastrim etnik.

Berisha: Kodi telefonik është i Serbisë 100%

Z. Berisha, një rezyme politike edhe për situatën në Kosovë, bisedimet me serbin, kodi telefonik ku dikush po gënjen për atë kod, murin në urën e Mitrovicës që jo që nuk i bashkon komunitetet por I ndanë edhe më, si i vlerësoni këto lëvizje kohëve të fundit?

BERISHA: Situata politike në Kosovë nuk është e mirë absolutisht, atje lidhje me bisedimet në Bruksel absolutisht dikush po gënjen, kodi telefonik është i Serbisë 100%, këtu po mundohet të kamuflohet në mënyrë të pandershme të mundshme me qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sa i përket murit, unë vlerësoj se fajin Kosova dhe Serbia e ndajnë 50/50, aty nuk ndodhi asgjë rasisht, aty nuk u vendosën 2 blloqe, por 2 000 blloqe, unë për këtë çështje jam i prirur ti besoj Isa Mustafës se nuk ka gisht në këtë çështje dhe se ai mur është pjellë e bisedimeve të realizuara nga qeveria e mëparshme, para ardhjes  së Isa Mustafës si Kryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat