Kultura shqiptare të mos ketë kufij administrativ

Intervista

Kultura shqiptare të mos ketë kufij administrativ

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 19 shkurt 2017 Në ora: 17:43
Bashkim Hoxha

Ishte hera e dytë që Dramaturgu Bashkim Hoxha, së bashku me ekipin e tij, fituan çmimin e parë në festivalin “Talia e Flakës”, që u mbajt gjatë ditëve të janarit në qytetin e Gjilanit, për nder të manifestimit “Flaka e janarit”. Gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”, dramaturgu Bashkim Hoxha, tregon për suksesin e dramës “Askushi”, në këtë festival, bashkëpunimin e teatrit të Durrësit me teatrot e Kosovës si dhe gjendjes së kulturës dhe artit në mbarë trojet shqiptare.

 “Bota sot” : z. Hoxha, ju u kthyet nga Kosova në Shqipëri me çmimin në Festivalin “Talia e flakës”, a mund të na flisni më shumë rreth dramës me të cilën fituar çmimin?

Bashkim Hoxha: Drama titullohet “Askushi”. Eshtë një trajtim i lirë i mitit të Ulisit, vendosur në një mjedis bashkëkohor. Pas shtatë vjetësh Ulisi kthehet të gjejë njerëzit e tij të dikurshëm. Ndryshe nga legjenda homerike nuk është Penelopa, Antinoi e të tjerët që vëzhgojnë atë, është Ulisi që vëzhgon të tjerët dhe zbulon se jeta i ka tranformuar. Kanë fituar luftën, por kanë humbur në paqe. Ky është mesazhi i veprës që një vit më parë mori edhe cmimin e parë në koknkursin e rëndësishëm  mbarëshqiptar për dramën shqipe “Katarina Josipi”. Në pritje të gjatë që kjo dramë të mund të shihte dritën e skenës në Teatrin Kombëetar, duke mos parë asnjë vemendje ndaj saj, mora përsipër detyrën e regjisorit dhe e vura në skenë me trupën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Shfaqja u prit jashtëzakonisht mirë në Durrës dhe ne Gjilan. Në “Talia e flakës” drama “Askushi”  mori cmimin e dramës më të mirë origjinale.

“Bota sot” : Çfarë do të thotë për ju ky çmim?

Bashkim Hoxha: Do të thotë shumë. Eshtë i vetmi festival mbarëkombëtar që i përkushtohet vetëm dramaturgjisë shqipe. Interesant është fakti që kjo dramë vlerësohe për të dytën herë me një cmim në Kosovë dhe me sa duket problematika e pas luftës dhe e transformimit të njerezve në kushte paqeje  është më e prekshme.

“Bota sot” : Na e përshkruani eksperiencën tuaj në festivalin “Talia e Flakës”, si ju pritën në Gjilan?

Bashkim Hoxha: Gjilani është shumë mikpritës. Për një njeri të teatrit është mjaft emocionuese të shohësh që drama luhet  me sallën plot, madje të tejmbushur. Njerez që qëndrojnë në këmbë për të më shumë se një orë, një sallë që ndjek me venedje të thellë ecurinë e shfaqjes dhe që shpërthen në duartrokitje të fuqishme në përfundim të saj. Pastaj, festivali i Gjilanit ka një gjë të mirë, tryezën e debatit pas shfaqjes. Eshtë një eksperiemcë e mrekullueshme, një atmosferë që nxit për drama të tjera.

“Bota sot” : Kur jemi në këtë pikë, sa mendoni se është i nevojshëm bashkëpunimi-kulturuor dhe artistik ndërmjet vendeve tona?

Bashkim Hoxha: Sigurisht. Unë mendoj se kultura dhe arti duhet të jenë një dhe të mos i shohim të ndara, kjo është e Kosovës, kjo është e Shqipërisë. Kultura dhe arti,  si pjesë shpirtërore e një kombi nuk ka të bëjë me kufij administrativë.

 “Bota sot” : Keni pasur ndonjë iniciativë bashkëpunimi me teatrot e Kosovës deri më tash?

Bashkim Hoxha: Po. Në teatrin profesionist të Gjilanit është vënë në  skenë komedia e shkruajtur nga unë “UFOT”. Ishte një shfaqje shumë e bukur. Në Talia e flakës të atij viti mori cmimin shfaqja më e mirë.

“Bota sot” : Po Teatri i Durrësit, a ka ndonjë plan bashkëpunimi me aktorë nga Kosova?

Bashkim Hoxha: Jemi në bisedime, me gjithë vështirësitë financiare që pengojnë dëshirat e mirë. Unë vet personalisht si dramaturg në Teatrin Kombëtar në Tiranë kam paraqitur një komedi me titullin “TAG, ne banojmë ne facebook” me regji të Erson Zymberit, njëri prej regjisorëve më të talentuar të brezit të tij. Eshtë  nga Gjilani.

“Bota sot” : Si është gjendja e teatrit shqiptar në përgjithësi?

Bashkim Hoxha: Teatri përballet me probleme të rëndëishme të pozicionimit të tij në shoqëri. Eshtë në fazën e kërkimit kaotik të gjetjes së identitetit të tij në realitete e reja. Problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet është  krijimi i klimës për të promovuar dramturgjinë shqipe.

“Bota sot” : Cilat janë sfidat me të cilat ballafaqoheni në Teatrin e Durrësit?

Bashkim Hoxha: Përveç të tjerash teatri i Durrësit përballet edhe me pamundësitë financiare. Kemi vështirësi, madje pamundësi, në pagesat e krijimtarisë e shperblimet artistike, edhe për faj të legjislacionit të munguar. Kemi një ligj teatri jo funksional për shkak se nuk kanë dalë aktet e duhura nënligjore nga ministria e kulturës dhe ministria e financave.

“Bota sot” : A jeni të kënaqur me numrin e vizitorëve apo keni vërejtur rënie?

Bashkim Hoxha: Jo. Ne kemi një rritje të publikut. Kjo edhe për faktin se repertori yn ka qënë i pëlqyeshëm prej tij. Në repertorin e teatrit të Durrësit ka Shekspir, Plaut, Sofokli, Kadare dhe mjaft autorë shqiptarë.

“Bota sot” : Çfarë projekti keni në dorë aktualisht

Bashkim Hoxha: Teatri po punon me dramën ”Ylli pa emër” të autorit rumun Mihail Sebastian me regji të Erion Kame. Unë personalisht, së bashku me regjisorin Erson Zymberi presim fazat e “Netët e leximit të dramës shqipe” më Teatrin Kombëtar të Tiranës për dramën e shkruar nga unë “Tag”.

“Bota sot” : Mendoni se ka pasur devijime ndër viti arti dhe kultura shqiptare?

Bashkim Hoxha: Po. Për dekada të tëra arti është deformuar prej të ashtëquajturit realizëm socialist. Tani është i kërcënuar nga zhdukja e identitetit dhe konsumizmi.

“Bota sot” : Profesioni tjetër i juaji është edhe gazetaria, sa po arrini që të menaxhoni punën në teatër dhe media?

Bashkim Hoxha: Gazetaria është profesioni im, teatri është pasioni im. Studioj për të dy dispilinat dhe përpiqem të marr më të mirën nga secila.

“Bota sot” : A mendoni se puna juaj në art, televizion dhe libër është shpërblyer mjaftueshëm?

Bashkim Hoxha: Po. Ndjehem i realizuar e i shpërblyer. Më emocionon fakti që çdo premierë apo botim i ri nuk kalon pa vëmëndjen e publikut dhe të kritikës.

“Bota sot” : Cili është mendimi juaj për gazetarinë e sotme?

Bashkim Hoxha: Akoma nuk e ka gjetur ekuilibrin e ri në këtë epokë të shpërthjimit të gazetarisë së rrjeteve sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat