Antivlerat po e godasin muzikën e mirëfilltë

Intervista

Antivlerat po e godasin muzikën e mirëfilltë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 mars 2017 Në ora: 17:12
Nazife Bunjaku

T`i përkushtohesh vetëm muzikës dhe të jesh për një kohë të gjatë në skenë është mjaftë e vështirë. Mirëpo, ka këngëtarë të cilët falë punës së palodhshme dhe mbi të gjitha zërit të bukur, i kanë qëndruar besnik skenës në vazhdimësi. Kjo ka ndodhur edhe me këngëtaren e mirënjohur Nazife Bunjakun. Gjatë një interviste për “Bota sot”, na tregon më shumë rreth karrierës së saj në muzikë dhe projekteve në të ardhmen. Thotë se muzika popullore asnjëherë nuk bie, derisa kritikon televizionet për mos përkrahje duke thënë se këngëtarët që kanë kontribuuar më së shumti në muzikë, janë më së paku prezentë në televizione.

Bota Sot: Thuhet se muzika popullore asnjëherë nuk bie, edhe pse kohëve të fundit, muzika tek ne fatkeqësisht nuk po dëgjohet, por po shikohet? Çfarë mund të na thoni për këtë?

Nazife Bunjaku: Muzika popullore nuk bie dhe nuk do të bie kurrë. Sot po vërejmë disa dukuri. Edhe repistat dhe këngëtarët e muzikës së lehtë por provojnë të këndojnë muzikën popullore. Ndoshta sepse pa muzikë popullore nuk ka dasma. Edhe një fakt tjetër, ndoshta ka rënë pak, por shumë pak pasi kujt po i teket po bëhet këngëtar brenda natës.

Bota Sot: Sa po mundet të qëndroj në këmbë, muzika popullore krahas zhanreve të tjera muzikore?

Nazife Bunjaku: E thash edhe më parë se muzika popullore gjithmon do të qëndroj e para dhe në këmbë sepse është diçka e jona, që kurrë askush nuk mund ta zhduk e as ta injorojë. Megjithatë këngëtarët që kanë kontribuuar më së shumti në muzikë, fatkeqësisht janë më së paku prezentë në televizione.

Bota Sot: Cila është kënga juaj më e dashur?

Nazife Bunjaku: Unë e kam parë shumë të suksesshëm cd me titull “Dy zogj të malit” dhe është pritur shumë mirë, sepse me të vërtetë është një këngë shumë e mirë. Të gjitha këngët që kam kënduar për mua janë të dashura. Por e veçoj njërën prej tyre, këngën me të cilën u shpërbleva me mikrofon të artë në “ Këngë Rinore”. Nuk marr asnjëherë model nga asnjë këngë nga kolegët sepse çdo gjë vjen spontanisht dhe vetëm shoh që kënga të më fle.

Bota Sot: Çfarë duhet të ketë një këngë brenda vetes që mos të vdes kurrë?

Nazife Bunjaku: Për të jetuar gjatë një këngë duhet të ketë mesazh brenda vetës, vijën melodike në mënyrë që kënga të dëgjohet brez pas brezi.

Bota Sot: A mund të jetohet nga muzika?

Nazife Bunjaku: Vetëm nga muzika asnjëherë nuk mund të jetohet. Sidomos tani që çdo i dyti e i treti janë bërë këngëtar.

Bota Sot: Cila është dhurata më e bukur që keni marrë ndonjëherë?

Image

Nazife Bunjaku: Fëmijët e mi janë jeta ime dhe gjëja më e çmuar që kam në jetë. Mendoj se nuk ka dhuratë më të bukur se sa kur zgjohesh në mëngjes dhe ata të drejtohen me fjalën nënë. Faleminderit zotit që kam një dhuratë kaq të çmuar në jetën time. Megjithatë do të veçoja një dhuratë të bukur e cila ishte para ca javësh kur mora një veshje kombëtare Mirditore nga një familje mirditore.

Bota Sot: Po të mos ishit këngëtare, ku do t’ju gjenim sot?

Nazife Bunjaku: Po të mos isha këngëtare 100 përqind do të hapja një atelie për modele fustanesh. Sepse edhe kjo më fle në shpirt.

Bota Sot: Si e shpjegoni faktin që në vlerat artistike janë bërë shumë “goditje” ?

Nazife Bunjaku: Goditja po na vije nga antivlerat dhe nga ata që servojnë antivlera.

Bota Sot: Me kend bashkpunoni apo me kend keni dëshirë të punoni?

Nazife Bunjaku: Kam bashkëpunuar me shumë kolegë, por tani kam vendosur  të bashkëpunojë vetëm me motrën time Meritën.

Bota Sot: Thuhet se vdes çdo ditë ngadalë, kush nuk dëgjon muzikë? Si e shpjegoni ju lidhshmërinë me botën e muzikës-këngës?

Nazife Bunjaku: Po muzika është ushqim i shpirtit sepse muzika të relaxon.Pastaj çdo kush e gjen veten te ndonjë tekst këngë ose ka edhe njerëz që muzikën e kanë si ushqim të dytë.

Bota Sot: A ju mungon Kosova kur jeni  në Amerikë?

Image

Nazife Bunjaku: Kosova më mungon shumë çdo ore çdo minutë e sekondë. Prandaj kohën me të gjatë rri në Kosovë.

Bota Sot: Cilat janë planet tua për vitin 2017?

Nazife Bunjaku: Për këtë vit veç kam përfunduar me projekte deri për festat e fund vitit.

Bota Sot: Me ç'projekte mendoni t'i befasoni fansat?

Nazife Bunjaku: Le të mbetën surprizë. Edhe pse ky vit mendojë që ishte mjaft i suksesshëm pasi realizova 4 kënge me klipe 2 balada dhe 2 këngë folklorike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat