“Ata që këndojnë live gjithherë janë më të pëlqyer”

Intervista

“Ata që këndojnë live gjithherë janë më të pëlqyer”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 31 mars 2017 Në ora: 16:19
Endrit Ademi

Këngëtari Endrit Ademi ka arritur mjaftë suksese me këngën e tij të fundit “Të lutem”, dhe në një intervistë për “Bota sot” thotë se është në përgatitje të një këngë të re verore. Ai flet po ashtu edhe për planet e tij në të ardhmen, dashurinë dhe muzikën që po bëhet në Kosovë.

Bota sot: Sa jeni i kënaqur me suksesin e këngës tuaj të fundit “Të lutem”?

Endrit Ademi: Me këngën e fundit jam shumë i kënaqur sepse është pëlqyer shumë, ka pas shumë komente të mira nga publiku gjithashtu për një kohë shumë të shkurt ka arritë 120.000 klimime edhe përmes kësaj kënge ka shumë njerëz që edhe rrugës rastësisht më komplimentojnë edhe kjo më bën mua me u ndje shumë mirë edhe me vazhdu me këngë të tjera.

Bota sot: A kanë filluar angazhimet për sezonën e dasmave?

Endrit Ademi: Angazhimet për dasma kanë filluar mundem me thonë që 70% e datave janë bllokuar me darsma nëpër gjithë Kosovën.. i falënderoj shumë për besimin që kanë pas ndaj meje për natën e tyre të veçantë.

Bota sot: Cilat janë planet në një të ardhme të afërt?

Endrit Ademi: Planet në një të ardhme të afërt janë që do të ketë këngë  klip të ri, besoj që dhe një album live me disa këngë të lehta.

Bota sot: A keni në plan ndonjë këngë verore?

Endrit Ademi: Po kam një këngë verore që besoj që në fund të qershorit do ta lansoj me videoklip, është një këngë shumë e mirë e cila mua më përshtatet shumë e për këtë gjë e falënderoj Bleron dhe Florent Boshnjakun për punën e tyre që kanë bo për me dal sa më mirë kjo këngë.

Bota sot: Po ndonjë duet keni në plan?

Endrit Ademi: Për duet jo nuk kam ndonjë plan, nuk e kom mendu ende!

Bota sot: Me cilin këngëtar/këngëtare ëndërroni të bëni duet?

Image

Endrit Ademi: Kisha pas dëshirë me pas një duet me Sinan Vllasaliun sepse jam rrit me këngët e tij edhe më pëlqen shumë.

Bota sot: Cilët janë këngëtarët shqiptarë dhe botërorë, që ju pëlqeni më tepër dhe i dëgjoni me ëndje?

Endrit Ademi: Ka shumë këngëtarë që më pëlqejnë, shqiptarë krejt qka këndojnë muzikë të mirëfillt më pëlqejnë.. kurse botëror e pëlqej Bruno Mars, Enrique Iglesias.

Bota sot: Cili është mendimi juaj për muzikën që po bëhet sot?

Endrit Ademi: Mendimi im për muzikën që bëhet sot hmm, unë mendoj se ata që këndojnë LIVE gjithherë janë ON TOP, kurse për disa me CD nuk di çka me thon! Po gjithsesi ka muzikë të mirë prej shqiptarëve po shihet që nëpër toplistat botërore po dominojnë këngëtarët tona si Era Istrefi, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Bota sot: Çka është muzika për ju dhe a mendoni që nesër mund ta zëvendësoni me diçka tjetër?

Endrit Ademi: Muzika për mua është si kafja e mëngjesit është pjesë e jetës që përveç muzikës nuk kisha cek ndonjë profesion tjetër se nuk e kam menduar asnjëherë këtu jam shumë rehat.

Bota sot: A është i dashuruar Endrit Ademi?

Endrit Ademi: Endriti e dashuron mamin edhe muzikën hahah…

Bota sot: Keni ndonjë “pasion” të fshehtë, që publiku nuk e di?

Endrit Ademi: Nuk kam ndonjë pasion që e mbaj sekret po kur të me lind ai pasion do ta marrin vesh të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën time..

Bota sot: Si i shikoni këngët tuaja, profesionale apo ka gjithmonë më mirë?

Endrit Ademi: Po ka raste që kënga ime kur publikohet e shoh që kam mujt me bo një ndryshim të ndonjë pjesë edhe them se herën tjetër do ta bëj më mirë orkestrimin, tekstin etj., e nuk them që i shoh profesionale, por gjithnjë duhet më mirë e më mirë.

Bota sot: Diçka për fund?

Endrit Ademi: Për fund faleminderit shumë gjithë atyre që e kanë pëlqyer këngën time të fundit “TE LUTEM” edhe vazhdojnë me pëlqy e me ndjekë muzikën e Endrit Ademit. Gjithashtu faleminderit edhe juve për kërkesën që keni shpreh me bo këtë intervistë, ju përshëndes shumë stafi i Gazetës BOTA SOT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat