Flet aktori, skenaristi dhe regjisori Fehmi Hoshafi: Mihallaq Luarasi dhe Kadri Roshi dy pedagogët e mi të shkëlqyer

Intervista

Flet aktori, skenaristi dhe regjisori Fehmi Hoshafi: Mihallaq Luarasi dhe Kadri Roshi dy pedagogët e mi të shkëlqyer

Nga: Albert Z. Zholi Më: 11 maj 2017 Në ora: 10:55
Fehmi Hoshafi

Fehmi Hoshafi lindi më 28 shtator të vitit 1934 në Tiranë, është aktor, regjisor dhe skenarist. Origjina e tij është nga Dibra e Madhe. Sot Dibra e Madhe i përket Maqedonisë.  Prindërit  e tij u larguan nga Dibra për në Tiranë gjatë luftës së I Ballkanike, pasi aty ndesheshin serbët me bullgarët dhe jeta e familjes ishte në rrezik.  Babai i tij mendoi se vendi më i sigurt do të ishte ky qytet.  Babi i tij ka qenë berber dhe gjithë jetën  ka ushtruar këtë profesion. Në rrugët e të atit eci dhe vëllai i tij i madh. 

Ishin një familje e madhe me 5 vëllezër dhe 3 motra. Historia e jetës së tij ka shumë befasira. Në vegjëli kishte pasion për të krijuar poezi. Më vonë konkurroi për aktor në teatrin Popullor dhe pasi fitoi aty vazhdoi Liceun Artistik. Pikërisht Liceun e mbaroi shkëlqyeshëm për regjisor. Kur mendohej se ai do të ishte një ndër regjisorët e Estradës ë Tiranës apo teatrit Popullor me urdhër të Nexmije Hoxhës dhe të Manush Myftiut emërohet në Elbasan. Pikërisht këtu fillon dhe karriera e tij regjisoriale me  Estradën e Qytetit të Elbasanit. Por një nga ditët më të bukura të tij ka qenë konkurrimi për aktor në Teatrin Kombëtar ku ishte para të mëdhenjve Pandi Stillu dhe Mihal Popi. Ishte pikërisht regjisori Pandi Stillu ai që i hapi dyert e aktrimit dhe të regjisurës.

-Në shumë  biseda që kemi zhvilluar mbaj mend se ju që ën fëmini keni pasur prirje për poezi. Është e vërtetë?

Uë në vegjëli kam pasur disa lloj prirjesh. Një nga pritjet e mia të para ka qenë dhe vjershërimi. Pra bëja poezi, por krahas poezive miroja pjesë në grupet amatore  të koreve. Kam qenë korist në grupin amator  të korit të Bashkimeve Profesionale  të Pallatit të vjetër “Ali Kelmendi” .  Drejtor  i saj atë kohë ishte Nesti Zoto dhe mund të them se kishte aktivitete të panumërta në të gjitha gjinitë e artit dhe kulturës ku mund të befasoheshe me gjallërinë e atij Pallati.  Dirigjenti i korit tonë por edhe kompozitor,  Vangjo Nova me që  vëllai im Tasim Hoshafi që është një kompozitor i dëgjuar  ishte tenor në Filarmoninë e shtetit, pa u bërë opera akoma,  kishte dëshirë që të shkoja dhe unë aty në kor meqë kisha zë të mirë. Mirëpo në atë kohë mua më erdhi thirrja për ushtar, kështu që nuk munda të shkoj në korin e Filarmonisë së Shtetit.  Kështu  që për mua filloi një periudhë tjetër, periudha e ushtrisë që e mendoja shumë të vështirë.

-Në të vërtetë si ishte ushtria për ty dhe a u mor me aktivitete artistike?

Sa shkova në ushtri rashë në kontakt me nj ushtar të vitit të dytë që kishte marr emër për aktivitete artimike. Ky ushtar i talentuar ishte i madhi Pirro Mani. Ai do të ishte regjisori im i ardhshëm.  Ne ushtrinë e bënim në Ministrinë e Mbrojtjes në kompaninë e e Sigurimit  të gjeneralit Petrit Dume. Pirrua na mblodhi ne tiranasve  dhe na tha se do të bëjmë një grup teatral. Ne ishim të gatshëm. Donim të thyenim rutinën. Ai mori dhe përshtati një pjesë ët poetit rus Aleksandër  Dvardvoski. Pjesa quhej “Vdekja dhe ushtari” . Këtë pjesë Pirrua e dramatizoi dhe mua më dha pjesën e vdekjes. Ishte rol kryesor. Mirëpo çfarë ndodhi? Unë mundohesha me gjithë shpirt që të interpretoja rolin . U mobilizova deri në qelizë. Bëja prova edhe kur isha vetëm.  Kur unë thërrisja ushtarin e plagosur, për ta marrë tek vdekja vdekjen dhe zgjasja fjalët , hajdeeeeeeeeeeeeeeeeee, mos u tremb o biri im, salla në vedn ët qante qeshte.  Ai aktori tjetër që ishte ushtari thoshte: Era fryn, bora bën zhurmë  fët e fët mbulon çdo gjurmë, etj... Lëri nazet djali im,  ... vazhdoja unë. Kur  mbaroj shakaja isha i revoltuar. Ashtu me revoltë përbrenda shkoj dhe i them Pirro Manit: Unë lozja shumë seriozisht, me shumë dëshirë, po salla pse qeshte? Unë doja ti bëja të qanin. Fehmi, më tha Pirro, më duket se ke prirje për komedi. Kjo ka qenë shkëndija e parë që më dha shpresë Pirro se mund të bëhesha aktori kinokomedie.  Kështu u aktivizova në ushtri. Mund të them që ushtria me këto aktivitete u bë një shkollë e vogël, një shkollë praktike që më dha forcë.

Si vazhdojë rruga jote drejt artit pas ushtrisë?

Pasi u lirova  nga ushtria Xhaxit Xhepa *bashkëshorti i Margarita Xhepës babai i Ndriçim Xhepa)ishte aktori i teatrit të Kukllave. Ai e dinte që unë kisha prirje për teatër (shkoja vazhdimisht në Teatrin e Kukllave) dhe i thotë  vëllait tim që ishte në Filarmoninë e Shtetit,  Tasimit, që Fehmiu të konkurrojë për Teatrin Popullor se e shikoj se ka shumë talent shumë të madh për aktor. Me vullnet dhe këmbëngulje ai do të bëhet një aktor i mirë. Kur mi tha këto fjalë vëllai mora zemër. Fillova të përgatitesha për konkurrim. Në fakt më ndihmuan shumë  Viktor Gjoka dhe Naim Frashëri.  Ata më gjetën dy pjesë që më përshtateshin mua. U paraqita kur bëheshin konkurrimet dhe fitova. Nuk më besohej, Ishte dita më e gëzueshme e jetës time.

Kush ishte në Juri gjatë konkurrimit?

Në Juri kryetar ishte kryeregjisori i Teatrit Popullor Pandi Stillu, MIhal Popi dhe disa të tjerë. Por ai që vendosi që unë të vazhdoja dhe ët fitoja ishte Pandi Stillu.  Në fakt kur konkurrova unë pati reagim. Mihal Popi  i tha  Pandit, mirë që do e marrim por ky djalë është me 5-vjeçare, është pa shkollë. Nuk ka shkollimin e duhur.  Si mund të hyj ky në Teatrin Popullor me kaq emër pa shkollë?  Dëgjo Mihal i tha Pandi: Sa për shkollën mos fol fare se edhe ti dhe disa të tjerë jeni pa shkollë fare. Pra kryesorja është që di të aktorja, di të interpretojë.  Edhe ju pa shkollë u bëtë aktor se kishit zell, kishit talent. Ky djalë është  simpatik është i bukur dhje ne do ta marrim këtë tek plani dashnorëve sepse plani i dashnorëve (se teatri  ka disa plane , aktor që luanin dashnorët, aktor që luanin tradhtarët) po mbetet bosh. Aktorët e këtij plani po na plaket.  Aktorë të tillë ishin Naim Frashëri, Lazër Vlashi e tj me radhë. Ky është djalë i mirë dhe i bukur dhe do luaj role të tilla. Besoj se më kupton. Pra u pranova si aktor në Teatrin Popullor. Ishte gjë e madhe në atë kohë. Ishte një vlerësim i madh.  Në atë kohë të ishe aktor krahas Mihal Popit, krahas Naim Frashërit ishte një nder i jashtëzakonshëm.

-Kush ishte roli i parë që keni luajtur në Teatrin Popullor të asaj kohe?

Roli i parë ishte roli i një radisti diversant tek pjesa “Detyra” e Kol Jakovës. Ishte vitit 1956.  Ky rol u prit shumë mirë. Çuditërisht ën atë shfaqje erdhi dhe Kadri Hazbiu Ministër i Brendshëm.  Ishte ngjarje e rrallë se ministrat vinin shumë-shumë rrallë në teatër për shkak të angazhimeve të kohës.  Ai erdhi dhe mu afrua dhe më tha me shaka duke me goditur lehtë me grusht në krah: Ik se ti je i poshtër, je tradhtar! Me tu nuk ke punë dhe qeshi. Por pas shakasë u afrua dhe më përqafoi.  Të gjithë më uruan. E kisha kaluar me shumë sukses rolin e parë. Kjo kishte ët bënte shumë. Një dështim në atë kohë dhe nuk puthje më në role të tjerë. U ndjeva mirë.  Regjisor i kësaj pjese ishte vetë Pandi Stillu dhe ai më falënderoi. U ndjeva mirë se nuk doja ta zhgënjeja pasi ishte vetë ai që këmbënguli që të më mirte. Nqs nuk do e justifikoja do ndihesha dy herë i turpëruar para tij.

-Tani të vijmë tek roli i dytë....

-Zina Pano, gruaja e Andon Panos të një aktori të shkëlqyer të  teatrit Popullor ( ka lozur tek drama “Procesi Laipcigut” rolin e Gjergj Dimitrovit në burg) ishte regjisore në Teatër. Ajo vuri në skenë një pjesë ruse “Sukses në jetë” dhe më dha një rol të një  djaloshi fshatar që shkonte në Moskë.  E mor ame qejf këtë rol. Punova shumë. Por fati nuk e donte që të dilja në skenë. Në këtë kohë mua më del e drejta e studimit për në Lice Artistik.  Në atë kohë mua ëm doli dhe një defekt në zë dhe Pandi Stillo më tha: Më mirë Fehmi dil regjisor dhe vazhdo Liceun Artistik.  Ti talentin e aktorit e ke shumë të mirë. Ta dish se do bëhesh një regjisor shumë i mirë pasi ke dhe eksperiencë si aktor. Kështu  që në momentin final e lashë këtë rol dhe vazhdova Liceun Artistik për regjisurë.  Profesor në Lice kisha të shquarin Mihallaq Luaarsi. Ai  më jepte mësimet kryesore.  Liceun  Artistik e mbarova shkëlqyeshëm në vitin 1959. I kisha të gjitha notat 5 (ajo ishte nota më e lartë atë kohë).  Ne në Lice kishim dy lloj lëndësh, lëndë profesionale dhe lëndë  të përgjithshme. Lëndët  profesionale na i jepte Mihallaq Luarasi dhe Kadri Roshi. Isha shumë i privilegjuar që kisha dy pedagogë të tillë. Te lëndët e përgjithshme kishim pedagoge Pandora Dedja e shoqja e Bedri Dedes.  Ishte Marika Gjoni që na jepte histori,  Vasilika Topalli na jepte rusisht. E shumë të tjerë.

- Sa studentë ishit në klasë dhe si e mbrojte diplomën?

Ne ishim katër evta në auditor.  Iliaz Gogaj, unë  Ali Roshi dhe Mitat Fagu. Pra katër veta ishim. Do të thoni ju sa pak? Por këtu flitet për profesion specifik. Ende nuk ishte përhapur teatri nëpër rrethe. Kur u bë vlerësimi i Platformës Regjisoriale  nga komisioni, vjen Mihallaq Luarasi dhe thotë që komisioni vendosi që Platformën më të bukur dhe më të arritur e kishte Fehmi Hoshafi.  Unë kisha  marr në platformë “Cubat” e Shilerit.   Kjo dramë ka një famë në histori.  Platforma do të thoshte se si do ti vinim në skenë  dramat që do shfaqeshin. Drama e  Shilerit që kisha  zbërthyer unë jepte detaje të zbërthimit të veprës deri ën imtësi. Kjo bëri që vlerësimi të ishte maksimal. Mihallaqi më  vleërsoi deri në skuqje.

Cili është mendimi juaj për regjisorin e Mihallaq Luarasit?

Mbetet një pedagog I shkëlqyer.  Ai ishte një pedagog i rrallë, me vizion dhe plot ide.  Na trajtonte  jo si nxënës por si shokë veçanërisht mua që më parë isha aktor, vija nga Teatri Popullor dhe isha i madh në moshë. Unë shkova në shkollë  disa vjet më vonë dhe isha më i madh se shokët. Mihallaqi shpjegonte në mënyrë të shkëlqyer dhe e njihte mirë regjinë. Kishte mbaruar në Hungari dhe solli një frymë të re në mësimdhënien e regjisurës.  

Po Kadri Roshin  si do ta përkufizoje?

Kadri Roshi ishte shumë kërkues por dhe shumë këmbëngulës. Nuk të linte që të bëheshe dembel. Ishte këmbëngulës dhe korrekt ën orën e mësimit. Mësimin e bënte tërheqës dhe të larmishëm.

Kur mbarove shkollën ku ju emëruan

Në këtë kohë Nexhmie Hoxha I kishte dhënë fjalën Katina Starjes  që ishte Kryetare e Grauas në Elbasan, se do ti çonte një regjisor në Elbasan. Kjo pasi Katina i kishte thënë se duam një regjisor të mirë që të ketë mbaruar Liceusn. Pra sapo mbarova mua më emëruan ën Elbasan. U trondita. Nuk doja të ikja nga Tirana apsi këtu e shihja të ardhmen., Isha në udhëkryq. Këtë ja bëra me dije vëllait tim më të madh kompozitorit Tasim Hoshafi.  Ai me miqtë e tij më rregulloi në Kombinat tek sektori artit. Aty kishte një sektor fëmijësh të shkollave të Kombinatit. Ishte një punë që e bëja me qef. Me fëmijët është kënaqësi të punosh. Por kur unë isha në kulmin e punës dhe I kisha vënë në vijë gjërat, më vjen urdhri që të shkoja dhe të paraqitesha në Ministri pa tjetër.

U paraqite?

Patjetër. Nuk bëhej fjalë. Aso kohe urdhri ishte urdhër. Shkova dhe u paraqita. Sapo shkela aty më pritën me padurim, Urgjent më thanë do të nisesh për në Elbasan sepse është urdhër direkt i shokut Manush Myftiu atë kohë ministër i Kulturës. I them Shefit të Kuadrit. Unë kam qenë nxënës pa bursë, ndaj nuk ke pse revoltoheni dhe kam dalë shkëlqyeshëm. Shoku Manush më tha të nisesh urgjent, pa asnjë mëdyshje ndryshe do të mbash përgjegjësi. Do të miren masa ekstreme nqs nuk shkon Brenda afatit që të kanë caktuar. Me thënë të drejtën u ndjeva keq. Shefi I kuadrit më foli ashpër dhe nuk e mendonte të thyeje urdhrin. Atë kohë kishte rregulla strikte për emërimet. Nuk luhej me to.

Si veprove?

Nuk kisha nga t’ja mbaja. Menjëherë këtë shqetësim ja bëra prezent familjes. Edhe ata u mërzitën por nuk kishte rrugë tjetër. U nisa për në Elbasan dhe mora detyrën e re. U emërova regjisor I Estradës së Elbasanit. Atë kohë por ngriheshin estradat e rretheve që partia u kishte dhënë shumë përparësi.  Mendova se meqë kisha mbaruar shkëlqyeshëm nuk do të më transferonin, por për këtë emërim ishte kujdesur vetë Nexhmija dhe ministri. Elbasani ishte ndryshe nga Tirana megjithëse mund të them se ishte qytet me tradita. Por në atë periudhë Tirana kishte marrë një zhvillim të madh ku artit po I jepej shumë përparësi. Ishin disa institucione artistike si teatri Popullore, teatri Kukullave, Pallati kulturës së Pionierëve, Filarmonia e Shtetit, Estrada e Tiranës, plus që çdo uzinë apo fabrikë kishte aktivitete e saj kulturore. Sot këto aktivitete masive as mund të imagjinohen.

 Filmat kryesorë:

?         Estrada në ekran (1967)

?         Kapedani (1972)

?         Thirrja (1976)

?         Dëshmorët e monumenteve (1980)

?         Shoku ynë Tili (1981)

?         Dritat e qytezës (1983)

?         Ëndërr për një karrige (1984)

?         Melodi e pandërprerë (1985)

?         Zëvendësi i grave (1987)

?         Në emër të lirisë (1987)

?         Pas takimit të fundit (1989)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat