Flet regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj: Kritika e pa korruptuar do sjelli dhe art të kualifikuar

Intervista

Flet regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj: Kritika e pa korruptuar do sjelli dhe art të kualifikuar

Nga: Albert Z. Zholi Më: 14 maj 2017 Në ora: 19:00
Eliona Thomaraj

-Problemi i teatrit është vetëm një, pushtimi nga politika

- Nuk kemi një shkollë të profilizuar për dramaturgji

- Tendenca e regjisorëve është të zgjedhin komedi për të tërhequr publikun

- Drama si zhanri më humanitar i artit dhe jo ekstremi i saj, kërkon elitë interpretimi

- Teatrot vendore janë në skamje për prurje artistësh

- Tirana duhet patjetër të ketë salla teatri në çdo lagje

Eliona është një nga aktoret dhe regjisoret shqiptare të brezit të ri që punon dhe interpreton jashtë klisheve dhe me një vizion krejt perëndimor. Ajo ka vënë në skenë mbi 20 role 10 vepra si regjisore. Këmbëngulja, serioziteti, studimi sistematik, janë disa nga karakteristikat e saj. Njëkohësisht ajo është dhe një poete rebele ku fenomenet dhe problemet negative të shoqërisë ajo i kritikon përmes  vargjeve tepër filozofike, Në ka poezi sa filozofike po aq dhe artistike.  

-Mund të na flisni pak për jetën tuaj skenike të kohëve të fundit?

Jeta ime artistike për këtë vit nis në bashkëpunim me Tirana Expres me pjesën "Undergraund" të Hristo Bojçev dramaturg Bullgar, i cili ironizon mbi padrejtësinë ekonomike të individit dhe grupeve të ndryshme.

-Pse drama zë vend më shumë se komedia në shfaqet nga trupat teatrore?

Unë mendoj se është e kundërta. Tendenca e regjisorëve është të zgjedhin komedi për të tërhequr publikun pasi audienca kohëve të fundit është keq'orientuar pasi dekadat e fundit spektatorit i është servirur komedi vetëm e vetëm për të mos dashur të edukojmë nëpërmjet artit por të mbushim sallat si qëllim në vetvete. Duke qenë se drama është zhanri më humanitar i artit dhe jo ekstremi i saj kërkon elitë interpretimi, përtej "groteskut", talljes së problemit me përqeshjen e tij. Të paktat raste që marrin përsipër të vënë drama në skenë,rriskojnë dhe duhen admiruar.

-Kush janë arsyet që dramat Shqiptare nuk gjejnë terren për tu vënë në skenë?

Drama Shqipe po përpiqet të promovohet edhe përtej cilësisë së saj. Politikat e teatrove e mbrojnë dramën Shqipe dhe kanë krijuar si konkurs për veprat që financon Ministria e Kulturës për vënien në Teatrin Kombëtar si festival të dramës Shqipe si "Flaka e kanarit" në Gjilan. Ne ngecim në jo dramaturg pasi nuk kemi një shkollë të profilizuar për dramaturgji.

-Sot thuhet se ka mbiprodhim aktorësh dhe regjisorësh, a ka hapësira punësimi në Shqipëri për të gjithë?

Në Akademinë e Arteve nuk duhet të hynë studentë për të plotësuar numrin e duhur për kurset akademike. Nëse diplomohen vetëm të talentuarit mendoj se nuk ka mbiprodhim. Teatrot vendore janë në skamje për prurje artistësh, pra nuk janë politikat e duhura.

- Kush janë problemet e teatrit sot?

 Në veçanti, problemi i teatrit është vetëm 1. PUSHTIMI NGA POLITIKA.

-Po në përgjithësi?

Problemi më i madh i teatrit sot është që ka dal nga moda. Zgjidhja është që teatri të rikthehet në Trend të kohëve moderne dhe mbi të gjitha problem akut është rivaliteti. Mungesa e teatrit privat.

- Pse femrat në Shqipëri janë më të shpenguara se meshkujt në rolet me skena rozë?

Ne jetojmë dhe vuajmë nga shoqëria patriarkale dhe kjo sjell pikërisht të kundërtën,mashkulli Shqiptar ka performuar nudo në skenë p.sh shfaqja e fundit e teatrit Eksperimental "Çfarë pa kryeshërbëtorja" me regji të Kiço Londos . Femra në dekadën e fundit është menduar të përdoret nga skenat rozë pikërisht për të tërhequr spektatorët meshkuj,numri i të cilëve po zvogëlohet gjithnjë e më shumë. Meshkujt shqiptar janë shumë larg spektatorit të rregullt, fatkeqësisht.

-A duhet të ketë më shumë salla teatri Tirana dhe pse?

Tirana duhet patjetër të ketë salla në çdo lagje të saj dhe jo koncentratin në qendër të saj. Mungesa e gjithë përfshirjes së teatrit e kanë çuar në "njëqelizorë" artin skenik. Nëse teatri gjendet pranë teje atëherë ti si qytetar do bëhesh pjesë e tij. Shikojmë aktivitete të pafundme që funksionojnë në çdo zonë të Tiranës por arti mbetet vakum. Çdo zonë në Tiranë duhet të ketë një "pallat kulture" të vetën.

- A po abuzohet sot në cilësinë e shfaqjeve pasi nuk ekziston një kritikë aktive?

Kritika është promotori i artit, pa kritik të mirëfillt arti është një event në vetvete. Kritika e pa korruptuar do sjelli dhe art të kualifikuar.

-Femrat janë më të preferuarat se meshkujt në teatër. Pse?

Kjo varet nga pjesët që përzgjidhen. Nuk mendoj se ka ndarje të tilla por pa femra mendoj nuk ka "aromë gruaje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat