Për LDK-në më mirë opozita, Vetëvendosje të bashkëqeverisë me PAN-in

Intervista

Për LDK-në më mirë opozita, Vetëvendosje të bashkëqeverisë me PAN-in

Nga: Albulena Jahaj Më: 22 qershor 2017 Në ora: 09:03
Driton Selmanaj gjatë intervistës dhënë për "Bota sot" / Foto "Bota sot"

“Për LDK-në është shumë e shëndetshme të shkojë në opozitë, sepse elektorati na e tregoi vendin dhe na vendosi si partinë e tretë, përkundër asaj që unë mendoj se kjo ka qenë e pa drejtë, sepse janë bërë punë të mira dhe e dyta është çka është shumë e rëndësishme ka qenë një ofertë programore dhe kuadrove që ka qene e pa konkurrentë për partitë e tjera por që ja elektorati neve na vendosi si parti e tretë dhe meqë vendosi ashtu ne te rrimë në opozitë, të merremi më çështjet e brendshme dhe gjithmonë një opozitë konstruktive brenda Parlamentit të Kosovës.  Mendoj që mirë do të ishte që ata që janë bërë bashkë për ta rrëzuar LDK-në të bëhen edhe tash bashkë edhe në qeverisje.

Driton Selmanaj, e vlerëson si të suksesshëm aderimin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe rezultatin e zgjedhjeve ku u rendit në mesin e më të votuarve. Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Selmanaj thotë se nuk ka pritur mbështetje kaq të madhe nga elektorati i LDK-së. Po ashtu, Selmanaj konsideron se një koalicion i LDK-së me PDK-në, nuk i shkon më përshtati LDK-së, dhe shton se ky koalicion është i rrezikshëm për vendin.

Image
Gazetarja e gazetës “Bota sot”, Albulena Jahaj gjatë realizimit të intervistës me Driton Selmanajn

“Bota sot”: Ju jeni ndër kandidatët më të votuar të LDK-së , si e vlerësoni këtë?

Driton Selmanaj: Normalisht se ndihem mirë, sepse njeriu hyn në garë për të fituar, nuk hyn në garë për të humb. Por me të thënë të drejtën nuk kam pritur mbështetje kaq të madhe prej elektoratit të LDK-së, përkundër që i shihja edhe në teren gjatë kohës që isha pjesë e emisioneve dhe debateve televizive në Kosovë, e shihja që kisha një përkrahej me theks të veçantë elektoratit të LDK-së, por jo vetëm për shaka të qasjes sime ndaj mbrojtjes së institucioneve,  ndaj denoncimeve publike që unë i bëja ndaj shkatërruesve të institucioneve që për mua kanë adresën e saktë. Si i tillë njerëzit besoj e kanë vlerësuar sinqeritetin tim, objektivitetin tim dhe çka është më e rëndësishmja mbrojta e institucioneve tona të cilat i kemi ndërtuar me aq mund, djers e gjak. Prandaj kjo sa më bën të ndihem mirë,  më bën edhe përgjegjës, më është vendosur një barrë për të cilën uroj që ta kryej  me sukses sepse unë postin e deputetit e kuptoj si një përgjegjësi të madhe, e kuptoj jo si një privilegj,  por si një përgjegjësi që njerëzit besojnë që t’i të flasësh në emrin e tyre, të përfaqësosh interesin e tyre dhe unë do të provoj maksimalisht që këtë barrë këtë përgjegjësi ta kryej me nder dhe me vullnet të madh.

“Bota sot”: Çka mendoni pse erdhi deri tek arsyeja që LDK-ja të dalë e treta në zgjedhje?

Driton Selmanaj: Unë mendoj që e para ky vlerësim i elektoratit nuk është i drejtë, për shkak të punëve të mira që LDK ka bërë me theks të veçantë kryeministri Mustafa i ka bërë këto dy vjet e gjysmë të fundit në qeverisje, por duket sikur koalicioni me PDK- në i bërë në vitin 2015, sikur paska qenë moment të cilin elektoratit i LDK-së nuk ia ka falë  lidershipit të partisë, përkundër që janë bërë punë të mëdha. Unë kam provuar ta arsyetoj edhe në atë kohë edhe sot atë koalicion për shkak se ka pasur shumë mendime se nëse LDK do të dilte në opozitë do të fitonte shumë më shumë vota që është shumë e vërtetë LDK-së do t’i binte shumë më mirë. Por, unë mendoj që Kosovës nuk do t’i binte mirë, Kosova do të pësonte edhe dy vjet e gjysmë keqqeverisje, Kosova do të degradonte edhe më tutje dhe unë mes Kosovës dhe LDK-së, gjithmonë e zgjidhi Kosovën para LDK-së. Prandaj them vendimi i LDK-së në atë kohë për të hyrë në koalicion me PDK-në ka qenë i drejtë për interesat e Kosovës, por duket që elektorati i LDK-së nuk e ka pranuar aq lehtë dhe ka dëshiruar që të ndëshkojë atë veprim të LDK-së dhe arsye tjetër nuk ka përpos kësaj dhe mendoj që ka qenë ndëshkim. 

“Bota sot”: Mendoni që koalicioni me PDK-në,  ishte një “shuplakë” i elektoratit kundër LDK-së?

Driton Selmanaj: Unë mendoj absolutisht që po, madje mendoj që kjo ka qenë strategji e vet PDK-së sepse mënyra se si e rrëzojë në fund LDK-në sikur ka menduar që nëse e fut nën kthetrat e saj LDK-në arrit që ta gjuaj nga skena politike për t’ia dhënë shqelmin e fundit,  por kjo nuk ndodhi sepse u kthye krejt në kundër efekt ndaj PDK-së, që po duket që humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është ai i cili ka tentuar që t’ia jep shqelmin e fundit dhe në fakt ia ka dhënë shqelmin e fundit vetit. Të kthehemi të fjala e urtë popullore që thotë “nëse dikujt ia hap gropën sikur bien vet në të”  dhe pikërisht PDK-së kjo i ka ndodhur.

“Bota sot”: A mendoni se LDK-ja ka nevojë për ristrukturim të partisë përfshirë edhe kryetarin e saj Isa Mustafa?

Driton Selmanaj: Unë mendoj që secila parti politike në Kosovë ka nevojë për zhvillimin e vet evolotiv të mbrëmshëm, gjithmonë freski, gjithmonë  rrjedh normale të zhvillimit të vet e kështu me radhë. Mendoj që LDK-ja si parti në kuptimin e plotë të fjalës, si partia e vetëm në Kosovë, sepse të tjerat disa nga to janë në rrugë të mirë për t’u  bërë parti politike disa tjera vazhdojnë ende të jenë kompani ose banda apo grupacione që më së paku mund të quhen politike. LDK-ja i ka hyrë  një procesi të vet të rigjenerimit, të një procesi të vet të një zhvillimi normal, dhe tash nevoja për hapjen, nevoja për reflektim, nevoja për zhvillim është. Ndërkohë mendoj që nuk është koha aktuale që të flasim për tërheqje të lidershipit të LDK-së me theks të veçantë të Isa Mustafës, sepse unë mendoj që pikërisht Isa Mustafa ka shumë suksese brenda LDK-së dhe cilat janë ato. E para ju kujtohet në kohën kur e mori udhëheqjen e LDK-së nga Fatmir Sejdiu dhe mendoj që ka qenë momenti kur Isa Mustafa e ndali trendin e rënies  drastike të saj dhe filloi një rritje e LDK-së. E dyta punët e mira të cilat i ka bërë për Kosovën përmes qeverisjes Mustafa mendoj që duhet vlerësuar dhe e treta vendimet e fundit të tij për partinë duke u tërheq vetë nga gara për kryeministër, duke u tërhequr dhe nga lista, duke e hapur partinë, mendoj që pikërisht ka treguar elementet e një burrështetasi, të një lidershipi të pakonkurencë  në Kosovë dhe si i tillë mendoj që jo vetëm LDK-së por edhe Kosovës për një kohë i duhet Isa Mustafa në skenën politike si figurë e rëndësishme politike në vend.

“Bota sot”: Ju jeni njeri nga emrat e rinj në LDK e që përkrahja e votueseve ishte e madhe. Mendoni se prurjet e reja në LDK do t’ia kthejnë elektoratin që dikur kishte?

Driton Selmanaj: Siç e thashë edhe më herët, secila parti politike ka nevojë për angazhim të mirë, të njerëzve të rinj, ka nevojë për hapje. Jo vetëm angazhim të njerëzve të rinjë në moshë, por njerëz të cilët nuk kanë qenë deri dje të angazhuar në ndonjë parti politike të caktuar. Unë mendojë që ne nëse kemi arritur të kontribuojmë në ruajtjen e votës së LDK-së atëherë do të ishte privilegj edhe për neve. Ndërkohë unë e shoh të domosdoshme që LDK-ja të merret me vetën në kontekstin goxha të gjerë edhe të organizimit strukturor edhe në nivel të degëve edhe të nëndegëve e kështu me radhë, të ndryshimit të qasjes eventualisht të ndërrimit të statusoreve që definitivisht të kthehet të një parti perëndimore që LDK-ja është në rrugën e vet të zhvillimit shumë pozitiv, ku edhe është pjesë e familjes së Partive Popullore Evropiane, është e vetmja parti politike e cila është anëtare e tyre dhe e vetmja parti që ka demokraci të mbrëmshme dhe si e tillë mendojë që ka nevojë për disa elemente që të reformohen, organizimi strukturore që nga nëndegët deri të niveli më i lartë i partisë për shkak që t’i përshtatemi kohës dhe rrethanave të reja të cilat gjithmonë paraqiten. Nëse ne si njerëz të cilët jemi angazhuar rishtas në këtë parti politike jemi vlerë e shtuar për ta atëherë do të ishte nder i madh për neve çka është për ne e rëndësishme hapësira që na është krijuar që në ditët e para që unë jam angazhuar aty dhe besojë që edhe zoti Lumir Abdixhiku dhe të tjerët  kemi gjet hapësirë më tepër se që kemi menduar për të vepruar deri në këtë fazë.

“Bota sot”: Deri më tani Vjosa Osmani ka marrë  mbi 50 mijë vota në gjithë Kosovën, mendoni se Osmani do ta mund ta drejtonte LDK-në dhe më të arrini rezultate  më të mira?

Driton Selmanaj: Mendoj që është herët të flasim për këtë gjë sepse unë mendoj se nëse nisemi nga një referencë nëse e shohim që në pesë njerëzit më të votuar përjashtuar këtu Z.Hoti si bartës i listës, kanë dalë njerëz të cilët kanë qenë të zëshëm kundër PDK-së, kjo i bie kështu që elektorati ka vlerësuar njerëzit kundër PDK-së, jo në fakt atë se çfarë mund të bartim ne mesin e LDK-së dhe si i tillë duhet të kemi kujdes sepse diskursi kundër PDK-së nuk nënkupton apriori që ne jemi të gatshëm edhe të udhëheqim partinë sepse duhet të dëshmohemi si të tillë është koha kur ne mund të kemi hapësira të mjaftueshme por u dëshmua që mund të vlejmë eventualisht për të menaxhuar partinë, mendojë që Vjosa Osmani duhet edhe për një kohë që të adaptohet brenda vetë strukturave të LDK-së dhe qasjen e re që LDK-ja po provon me ndërtuar dhe me pas për këdo që e vlerëson partia pse jo. Unë mendojë që në LDK nuk duhet të flasim në këtë kohë me emra të përveçëm, as për Vjosen, as për Dritonin, as për Lumirin dhe për askënd tjetër, është procesi i cili do duhet të nxjerr në krye të parisë, ose në organet drejtuese të saj, ose në struktura të tjera njerëzit, unë gjithmonë besojë në punën ekipore dhe në proceset, nuk besojë në emrat e përveshëm sepse Kosova duhet të marr fund nga forma lideristë e udhëheqjes së partisë. Partitë politike nuk duhet parë si parti ku lideri vendos gjithçka dhe të tjerët janë argat i liderit, duhet pasur një ekip dhe si i tillë ekipi duhet vazhdojë me proceset me pas të nxjerr vendime të rëndësishme.

“Bota sot”: Ju keni thënë se ne asnjë mënyrë ne koalicion me PDK-në, AAK-në, Nisma. Nëse Kosova mbetet ne ngërç politik, do të pranonit koalicionin me ta sa për të shpëtuar edhe nga një palë zgjedhje?

Driton Selmanaj: LDK ka qenë gjithmonë e dëshmuar si parti institucionliste që përgjegjësit shtetërore i qet në radhë të parë para interesave krejtësisht të tjera, mendoj që koalicioni me PDK-në jo që nuk i shkon më përshtati LDK-së, është i rrezikshëm edhe vetë për vendin. Një parti politike e cila tradhtinë e ka si standart veprimit politik të saj ka dëshmua në herën e dytë të qeverisjes me ta. Ne kemi pas një qeverisje dhe aty kemi përfunduar keq, që besoj që ju kujtohet “Zanzi Bari”, dhe e fundit kur na larguan kur qeveria po bënte punën më të mirë së paku në bazë të raporteve vendore dhe ndërkombëtare dhe cila ka qenë arsyeja e largimit, arsyeja ka qenë për të ardhur ata në pushtet dhe për ta rrezuar suksesin e Qeverisë Mustafa. Nuk ka asnjë arsye që LDK-ja të bëjë koalicion me PDK-në që deri më sot qa kam kuptuar nga gjithë njerëzit e LDK-së kjo çështje është çështje e kryer nuk ka asnjë mundësi që ne të jemi me PDK-në. Po e them edhe mendimin tim personal është e rrezikshme për vendin një koalicion i tillë nuk është më e frytshme dhe unë mendojë që jo me ndërmjetësues po në të gjitha kontinentet e botës që të qohen e të bëhen ndërmjetësues mes neve dhe PDK-së, mendoj që janë të pafrytshme për Kosovën.

Bota sot: Do te bënit koalicion me Vetëvendosjen, pasi që Vetëvendosje është e bindur se ajo do ta formojë qeverinë?

Driton Selmanaj:  Në  fakt unë do të bëjë një prerje këtu, sepse LDK ende nuk ka një qëndrim sa i përket me Vetëvendosjen sa kam kuptuar brenda strukturave të LDK-së ka një qëndrim se një koalicion me PAN asnjëherë,  por që më Vetëvendosjen ende nuk ka një qëndrim derisa nuk ka një qëndrim dhe do të kursehesha të flas në emër të subjektit.

Në emrin tim personal po e them ketë për LDK-në është shumë e shëndetshme të shkojë në opozitë, sepse elektorati na e tregoi vendin dhe na vendosi si partinë e tretë, përkundër asaj që unë mendoj se kjo ka qenë e pa drejtë, sepse janë bërë punë të mira dhe e dyta është çka është shumë e rëndësishme ka qenë një ofertë programore dhe kuadrove që ka qene e pa konkurrentë për partitë e tjera por që ja elektorati neve na vendosi si parti e tretë dhe meqë vendosi ashtu ne te rrimë në opozitë, të merremi më çështjet e brendshme dhe gjithmonë një opozitë konstruktive brenda Parlamentit të Kosovës.

Mendoj që mirë do të ishte që ata që janë bërë bashkë për ta rrëzuar LDK-në të bëhen edhe tash bashkë edhe në qeverisje. Vetëvendosja ka gjetur shumë përkrahje për të na rrëzuar neve pse të mos gjej përkrahje edhe për qeverisjen e vendit. LDK do të jetë gjithmonë parti në çdo variant në çdo situatë parti konstruktive dhe në favor të shtetit të Kosovës për çfarëdo teme që na vije në Kuvend. Ne nuk jemi të gazit lotsjellës nuk jemi të dhunës, nuk jemi parti e shkatërrimit  e dinjitetit të një shoqërie.

Bota sot: Çka mendoni si do të arrihet të zgjidhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe liberalizmi i vizave për Kosovën?

Driton Selmanaj: Çështja e asociacionit e ka përgjigjen e saktë. Gjykata kushtetuese ka vendosur njëherë dhe tashmë askush se ka mandatin për ndërrim. Çfarëdo roli që jemi ne si Lidhje Demokratike e Kosovës qoftë në pushtet qoftë në opozitë, për neve vendimet e institucioneve kredibile në Kosovë organeve kushtetuese janë absolutisht të respektueshme na pëlqyen apo nuk na pëlqyen ato. Ne kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ne në bazë të saj duhet të ndërtojmë asociacion që i bie një OJQ një asociacion ngjashëm çfarë e kemi. Në raport më demarkacionin më Malin e Zi unë mendoj se kemi pas një temë që ka mbajtur peng Kosovën për dy tri vite dhe si i tillë tashmë meqenëse kemi hy në një proces zgjedhor dhe jemi në fazën e ndërtimit të institucioneve të reja në Kosovë unë mendoj që kushdo që provon të prodhoj një koalicion duhet të prodhoj edhe një konsensus për këtë teme.

Nevoja për debat të brendshëm politik për ketë temë do të duhet të ekzistojë. LDK në atë kohë Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se puna e Komisionit Qendror shtetëror ka qene i drejtë,  por tash është faza kur ne duhet të ndërtojmë një konsensus. Pa një konsneus nga gjitha partitë kjo temë është e pa mundshme të arrihet.  81 deputet ishin dhe s’ka më koalicion që mund ta arrijë, qoftë koalicion për qeverisje qoftë koalicion tjetër për qeverisje. Ne mendojmë se duhet të reflektojmë në bazë të përgjegjësive shtetërore që kemi pavarësisht në çfarë pozite mund të jetë LDK-ja përgjegjësitë shtetërore duhet t’i marrim si të tilla. Në fakt liberalizmi i vizave është peng i demarkacionit dhe aktualisht nuk mund ta kemi, por mendoj se ka ardhur koha ata të cilët ambiciet personale dhe teket primitive të tyre i vendosen mbi interesat shtetërore të reflektojnë dhe të gjejnë konsensus që interesat e shtetit të vendosen mbi gjithçka tjetër. LDK ka dëshmuar vazhdimisht që kur është interesi i qytetarëve të Kosovës sakrifikon gjithçka në të mirë të shtetit të Kosovës.

Bota sot: Besoni se opozita për LDK-në do të ishte e duhura pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit?

Driton Selmanaj: Mendoj që do të ishte e shëndetshme për LDK-në që do të shkojë në opozitë. LDK  interesat shtetërore gjithmonë i ka vendos para interesave partiake, por po del që  elektorati po e ndëshkon, kurse subjektet politike që pothuajse i kanë të mbyllura të gjitha dyert e ambasadave të huaja dalin pothuajse të parët dhe domethënë elektorati po e vlerëson ketë, dhe pse edhe LDK të mos merret më veten. Elektorati i Kosovës ka vendosur që përgjegjësi t’i jep koalicion PAN dhe Vetëvendosjes, kurse neve na ka rangu si koalicion të tretin, pse mos të rrimë në pozitë dhe të bëjmë opozitë konstruktive dhe të njëjtën kohë të merremi edhe më subjektin tonë politikë ka nevojë për zhvillimin e vet emotik dhe krejtësisht normal  të jetë shembull për të tjerët ashtu siç ka qenë deri më tani shembull për partitë e tjera se si duhet të funksionoj një parti politike.

Bota sot: A mendoni se Kosova mund të shkojë prapë në zgjedhje të reja?

Driton Selmanaj: Në fakt kjo nuk do të ishte zgjidhja më e mirë, por nuk duhet të përjashtohet si zgjidhje e mundshme. Ne duhet të respektojmë votën e elektoratit dhe sovrani si i tillë ka vendos kështu. Përgjegjësitë  se pari i ka PAN, Lëvizja vetëvendosje e më pas vijmë ne tek përgjegjësitë. Nëse ato dy të parat nuk e kanë idenë e shtetit të Kosovë pse duhet ta ketë vetëm LDK-ja, atëherë ne duhet të mendojmë bashkërisht për të dalë prej kësaj situate. Unë mendoj se ka hapësire të mjaftueshme për të gjetur për koalicione ose për të ndërtuar koalicione tjera  pa PDK-në, por këtu duhet reflektojë  i pari Ramush Haradinaj që duhet ta kuptojë që më PDK-në ose vazhdimi i qeverisjes më PDK-në është në dëm  të Kosovës. Ambiciet personale nuk duhet të vihen në rend të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat