Albin Kurti flet për Der Spiegel: Askush nuk duhet të ketë frikë, tregon si do ta krijojë qeverinë me LDK-në

Intervista

Albin Kurti flet për Der Spiegel: Askush nuk duhet të ketë frikë, tregon si do ta krijojë qeverinë me LDK-në

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 korrik 2017 Në ora: 20:22
Albin Kurti

Albin Kurti, 42, ish udhëheqësi studentor, i burgosuri politik në Serbi dhe themeluesi i partisë së majtë nacionaliste „Vetëvendosje!“, dëshiron të bëhet shefi i qeverisë së Kosovës. Kjo pasi „Vetëvendosje“ ka dalë partia e parë në zgjedhjet e 11 qershorit 2017. Në intervistën ekskluzive me gazetarin gjerman Keno Verseck, ai flet për imazhin kontravers të partisë së tij, mbi krimet e UÇK, mbi misionet paqeruajtëse të perëndimit në Kosovë dhe mbi ambiciet e Shqipërisë së madhe, shkruan “Bota sot”.

Zoti Kurti, në parim ju nuk preferoni kravatën, megjithatë prej disa muajsh e mbani atë në publik. Prej nga erdhi ky ndryshim?

Në selinë e fushatës zgjedhore u vendos në fillim të vitit, që unë duhesha ta mbaja kravatë. Dhe kështu kam vepruar.

A është “outfit”-i juaj i ri një shenjë për ndryshimet në partinë tënde?

(qesh) Siç thashë, ishte vendim i atyre që përgatitën fushatën tonë. Por unë i jap secilit të drejtë ta interpretojë “look”-un tim të ri si shenjë e ndryshimeve.

Prej pak kohësh ju dhe partia juaj përpieqeni për një imazh më të matur. Partia juaj shmang ndonjë art të protestës së dhunshme. Jo më gazlotsjellës në parlament, jo më protesta të dhunshme në bulevard.

Vetëvendosje në themel nuk është parti radikale dhe unë nga natyra nuk kam karakter radikal. Situata në Kosovë ishte thjesht ekstreme, për këtë ne zgjodhem këtë formë të protestës. Nëse Kosova do ishte anëtare e BE, atëherë ne nuk duheshte të hedhnim gazlotsjellës. Unë besoj se deputetët e secilit shtet në BE do vepronin njëlloj nëse shteti i tyre do kërcënohej me bosnjëzimin.

Vetëvendosje është partia më e fuqishme e zgjedhjeve të 11 qershorit. Si e vlerësoni këtë fitore?

Kjo fitore është rezultat i 12 viteve punë të palodhshme dhe një politike që gjithmonë ishte në zemër të kombit. Një politikë që krahas shtetit të së drejtës lufton edhe për barabarësi sociale. Një politikë që do luftojë nga koka krimin e organizuar dhe korrupcionin dhe një politikë, që në njërën anë do përpiqet për zhvillimin ekonomik dhe në anën tjetër për drejtësi sociale. Në të njëjtën kohë do hapim më shumë vende të lira puna dhe të luftojmë kundër pabarazisë. Si forcë opozitare ne kemi udhëhequr shumë akcione të fuqishme dhe me shumë metoda kreative të protestës. Gjithashtu ne kemi treguar rezultate shumë të suksesshme prej kur kemi marrë udhëheqjen e komunës së Prishtinës. Unë besoj se këta faktorë sëbashku kanë sjellë dyfishimin e rezultatit zgjedhor dhe të jemi partia më e madhe në Kosovë.

Çfarë thotë fitorja juaj për vendin tënd?

Kjo fitore tregon që banorët janë shumë të zhgënjyer dhe që ata e kanë të qartë se një ndryshim i vogël nuk sjell ndryshime. Për ata është e qartë se ata nuk kërkojnë vetëm ndryshime simbolike dhe formale, por një përmbajtje të re, substancë te re, ti japim kuptim pavarësisë së vendin tonë, t’u japim banorëve dinjitet dhe t’u ofrojmë perspektivë. Gjatë këtyre zgjedhjeve ata na i kanë besuar gjithë këto neve dhe kjo është përgjegjësi e madhe. Vullneti i popullit, vullneti i qytetarëve për ndryshime, që ka sjellë parlament të ri, tregon se duhet të ketë edhe një qeveri tjetër. Ne nuk mundemi të kemi një qeveri të re nën regjimin e vjetër. Populli nuk ka votuar vetëm për Vetëvendosje, por edhe që PDK të shkojë në opozitë. Andaj ne tani kërkojmë krijimin e një qeverie, që është një art krejt tjetër nga ata të mëpërparshmit.

Ju dëshironi të krijoni qeverinë në koalicion me LDK. Si mundeni të bisedoni me një forcë politikë që jo vetëm është pjesë e establishmentit të korruptuar, por edhe pjesë e qeverisë së mëparshme që ishte e gatshme që shumicës së deputetëve opozitarë ti shqiptojë masën e paraburgimit dhe që mban përgjegjësi indirekte për vdekjen e pazbardhur të një aktivisti të Vetëvendosjes në burgjet e Kosovës në nëntor 2016.

Përbërja e re e frakcionit të LDK në parlament dhe gjithashtu vota për politikanë të caktuar në LDK tregon se populli ishte i interesuar edhe për ndryshime në LDK. Politikanët e LDK që kanë marrë shumicën e votave, janë pikërisht ata, që janë më afër me Vetëvendosjen. Përndryshe: ne nuk do amnestojmë asnjërin, pavarësisht se nga cila parti vjen. Kur ne do jemi në qeveri do jetë e ndarë ekzekutivi nga drejtësia. Kur ne do jemi në qeveri, nuk do jetë më e fuqishme qeveria, por shteti do jetë më efektiv. Natyrisht që ne kemi pasur probleme në të kaluarën me LDK, gjithashtu kemi pasur vështirësi të ndërsjelltë, por më e rëndësishme është e ardhmja. Për këtë jemi të gatshëm të krijojmë një qeveri me LDK.

Gjatë bisedimeve ka ndonjë linjë të kuqe, që i qëndroni juve, nga këtu nuk bëjmë më kompromise?

Mbase nuk është më e mira për të biseduar rreth koalicionit në këtë formë. LDK e dijë shumë mirë programin dhe pozicionin tonë. Gjatë bisedimeve direkte duhet të gjejmë bashkarisht cilin art të programit qeveritar të miratojmë.

Besoni se ju do ishit një shef legjitim i qeverisë së ardhshme?

Unë kam numrin më të madh të votave nga gjithë deputetët. Përveç kësaj jemi partia me më shumë bota. Populli kërkon që ne të kemi rolin udhëheqës në qeverinë e ardhshme. Në rast të kundërt kjo tregon se nuk është respektuar vullneti i popullit dhe që regjimi i vjetër mbetet në qeveri dhe që ne duhet të luftojmë për ndryshimet demokratike. Do ishte një hap i rrezikshëm dhe zhvillim jo-demokratik nëse Vetëvendosje akoma do mbeste në opozitë. Populli kërkon ndryshime dhe gjithashtu edhe neve kërkojmë ndryshime.

Në Kosovë partia juaj është popullore, sepse keni një program të majtë social. Çfarë do të thotë për ju të jeni i majtë?

Po, ne jemi një parti e qendrës së majtë dhe bashkëpunojmë me socialdemokratët, të majtën dhe forcat progresive në Europë. Në duam gjithashtu të jemi anëtarë të internacionales socialiste. Jemi partia më europiane në Kosovë. Në një kuptim më të thellë ne besojmë në republikanizmin gjerman dhe francez, si dhe në idenë e shtetit social europian, që është edhe qëllimi jonë për Kosovësn. Ne mendojmë që Europa, BE dhe potenciali i tyre i zgjerimit duhet të mbrohen. Këta gjashtë shtete të Ballkanit perëndimor duhet të jenë pjesë e BE. Nëse unë them që jam një socialdemokrat kjo tregon që unë nuk mund të sjell i vetëm drejtësinë përmes ligjit. Ne kemi nevojë edhe për një drejtësi sociale. Edhe ngritja ekonomike nuk mund të arrihet e vetme. Drejtësia sociale për mua në rradhë të parë don të thotë një siguri shëndetësore për të gjithë dhe një sistem progresiv të taksave. Ne kemi nevojë për një politikë sociale, që ule pabarëzinë, një politikë sociale që shqetësohet për të dyja, për republikën dhe për qytetarët e saj.

Partia juaj nën këndvështrimin e diplomatëve perëndimorë dhe jashtë ka një imazh kontravers, mbi të gjitha për shkak të pozicioneve nacionaliste të Vetëvendosjes dhe për shkak të protestave të dhunshme në vitin e kaluar. Çfarë thoni rreth kësaj?

Më lejoni të filloj, duke thënë, që Kosova është një shtet i pavarur, që fatkeqësisht nuk ka tërësisht institucione demokratike. Ka shumë gjëra në Kosovë, që na bën një shtet të kapur. Shumë themele të shtetit, mes tyre edhe liria e medias, nuk respektohen ose janë të kërcënuara. Për këtë imazhi jonë nuk flet për realitetin. Imazhi jonë është një projekcion i regjimit. Andaj mendoj unë, që populli na mbështet më tepër kur na njeh më mirë. Siç thashë ne nuk jemi radikalë, për shkak se kemi një karakter të tillë, por për shkak të situatës në Kosovë. Ne bëhemi radikalë kundër bosnjëzimit të Kosovës. Ne nuk kemi nevojë për një Bosnjë tjetër në Ballkanin perëndimor. Por pikërisht ky është pozicioni i Beogradit. Ne nuk jemi kundër serbëve në Kosovë, bile përkundrazi shumë serbe të cilët jetojnë në Prishtinë, thonë fjalë të mira për administrimin tonë komunal. I pari që përshëndeti fitoren e kryetarit të Prishtinës në 2013 ishte anëtari serb i këshillit komunal. Ta shikosh historikisht por edhe aktualisht, nacionalizmi shqiptar është gjithmonë defansiv dhe mbi të gjitha një reakcion i nacionalizmit serb, i cili përmban shumë elemente shoveniste. Ne duhet ti kritikojmë gjithë nacionalizmat, por është e gabuar ti vendosim të gjitha në një thes. Nacionalizmi shqiptar, kroat dhe boshnjak nuk mund të vendoset në një thes me nacionalizmin serb. Shkurt dhe mirë, ne përpiqemi për një shtet të mirëfilltë të pavarur të Kosovës dhe ku populli do ketë punë dhe do gjejë drejtësinë. Kjo është ajo, çfarë ka nevojë Kosova.

Partia juaj është kundër asocacionit të komunave serbe, sepse siç thatë ju kërkonit të shmangni bosnjëzimin e Kosovës. Është për ju e pranueshme që pakica serbe të ketë një lloj autonomie, që të mos ishte e ngjashme me bosnjëzimin e Kosovës?

Ne jemi të gatshëm që për serbët e Kosovës të ofrojmë standardet më të larta europiane. Por ne jemi kundër gjithë projekteve të Beogradit, që i keqpërdorin serbet e Kosovës për t’u përzierë në cënimin territorial të Kosovës. Beogradi akoma nuk është interesuar për çështjen e pakicës serbe. Beogradi kërkon kompetenca të caktuara për ti shfrytëzuar në territorin e Kosovës. Gjuha jonë është e të drejtës dhe drejtësisë, ndërsa gjuha e Beogradit është gjuhë e territoreve dhe kontrollit territorial. Kosova dhe Serbia duhet të dyja të anëtarësohen në BE dhe duhet të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore. Dhe për t’u arritur kjo duhet të trajtohemi si të barabartë. Është harruar gjithmonë që Beogradi kërkon shumë gjëra në Kosovë, ndërsa harron hungarezët në Vojvodinë, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe boshnjakët në Sanxhak. Marrëdhëniet asimetrike mes Serbisë dhe Kosovës nuk janë rruga e drejtë e stabilitetit, paqes dhe zhvillimit të rajonit.

Çmendoni rreth temës së hetimeve për krimet e UÇK?

Unë nuk jam as prokuror as gjykatës. Ne në Kosovë kemi UNMIK. Gjatë kësaj kohe ajo ka pasur autoritetin e plotë për t’u marrë me këto çështje. Nuk ka asnjë monarki në botë që ka aq shumë kompetenca sa shefi i UNMIK. Kemi gjithashtu EULEX. Kemi pasur procese në Hagë. Është liruar Ramush Haradinaj dhe tani përsëri nga Franca. Të gjithë këta persona janë liruar, çfarë mund të them unë? Ka pasur krime individuale, por jo të UÇK dhe këta duhet të hetohen nga drejtësia jonë e pavarur. Gjatë luftës janë vrarë 12.000 shqiptarë, janë përdhunuar mijëra gra dhe janë zhvendosur  860.000 shqiptarë nga Kosova. Qindra objekte kulturore të Kosovës janë vjedhur dhe për këto nuk ka pasur kurrë drejtësi. Konkretisht për vrasjen e 160.000 jo-serbëve janë akuzuar 160 serbë. Pra një për 1000 persona të vrarë.

Si është gjendja e brendshme politike në Kosovë: pas 16 vitesh të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe shumë miliarda dollarë dhe euro të derdhura në vend, Kosova nuk duket shumë mirë dhe korrupcioni sëbashku me krimin e organizuar janë të shpërndara kudo. Kosova është shumë e varfër dhe për njerëzit ka ndryshuar shumë pak. Si e sqaroni ju që Komuniteti Ndërkombëtar ta pranojë një elitë të tillë politike dhe një shtet të tillë?

Komuniteti Ndërkombëtar ka viktimizuar zhvillimin shoqëror dhe shtetëror për një stabilitet të shkurtër. Ndërkohë nga zgjedhjet e 11 qershorit vërehet një kthesë te Komuniteti Ndërkombëtar. Në fund është detyra jonë, e qytetarëve të Kosovës, për të ndryshuar situatën. Dhe unë mendoj se Komuniteti Ndërkombëtar do dëgjojë zërin e popullit.

Si mendoni të ndryshoni artin e prezencës së komunitetit ndërkombëtar në Kosovë?

Ne do luftojmë korrupcionin dhe krimin e organizuar. Kjo për ta ishte e pasuksesshme. Ne duam të fillojmë biseda direkte me Brukselin rreth kësaj teme. Për të luftuar korrupcionin dhe krimin e organizuar institucional, ne kemi nevojë për prokurorët tanë. Për këtë kemi nevojë edhe për ndihmën nga Brukseli dhe Berlini, por nuk është e nevojshme që prokurorët tanë të zëvendësohen nga prokurorët ndërkombëtarë. Prokurorët tuaj nuk kanë as njohurinë dhe as vullnetin për ti shkuar deri në fund procesit. Është puna jonë dhe për këtë mund të na ndihmojnë. Nuk duhet të ishte ashtu, që ne të ndihmojmë ata për të bërë diçka, që në fund nuk do kishte sukses.

Do i kërkonit Komuniteti Ndërkombëtar që ta lëshonin Kosovën për një kohë të caktuar?

Unë nuk preukupohem me numra dhe intervale kohore. Për ne është e rëndësishme, që me futjen në qeveri të krijojmë raporte të shtetit të së drejtës. Gjithashtu nuk është dëshira jonë që të luftojmë ndërkombëtarët në vend të korrupcionit dhe krimit të organizuar. Prioritetet tona janë të qarta. Ne do kërkojmë nga ju ndihmë. Ka shumë organe europiane që kanë kritikuar EULEX. Dhe kjo duhet të merret seriozisht edhe nga BE. Ne duam që BE të përfaqësohet me një mision në Kosovë, por me një detyrë tjetër nga kjo e deritanishmja.

Duhet të kenë ndryshime në punën e Komunitetit Ndërkombëtar, që misionet e tyre të ri-strukturohen ose për t’u ridefinuar puna e tyre.

Partia juaj qëndron pas asaj që të pezullohet dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit?

Jo, ne nuk e kemi thënë këtë, por kërkojmë që dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të evoluohet dhe kemi nevojë për një konsensus kombëtar, sepse ne nuk kërkojmë opozitë kundër këtij dialogu siç ishim ne (qesh). Ne mbështesim edhe procesin e Berlinit, por si një proces i gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor dhe jo i pesë vendeve.

Si do dukej ky konsensus kombëtar?

Përmes dialogut ne duhet të diskutojmë në gjithë vendin. Unë besoj në dialog.

Dhe në orën e fundit një referendum?

Jo domosdoshmërisht. Mund të vendosej edhe më thjesht përmes parlamentit. Mbase edhe me referendum. Por ne nuk kemi akoma një ligj për referendum në Kosovë. Pikë së pari na nevojitet kjo.

Një pikë tjetër ku shqetësohen ndërkombëtarët rreth planprogramit tuaj është bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës ose Shqipëria e madhe? A i qëndroni kësaj ideje?

Problemi është që Kushtetuta e Kosovës në këtë pika ka kundërshtime. Në njërën anë thuhet se jemi shtet sovran dhe i pavarur; në anën tjetër thuhet se ne nuk kemi të drejtën e bashkimit me një shtet tjetër. Koncepti i parë kufizon të dytin. Kjo nuk mund të ndodhë. Kosova dhe Shqipëria duhet të fuqizojnë bashkëpunimin dhe integrimin. Ne nuk duam të marrim hapa që na kthen në një shtojcë të Tiranës. Për këtë duhet të ndodhin të gjitha ndryshimet që shteti i Kosovës të ndjek rrugën paqësore, demokratike dhe kushtetuese. Këto ndryshime duhet të ndodhin nën përfshirje të BE dhe SHBA. Kur ne të krijojmë qeverinë nuk duam të habisim as SHBA, as BE, as Gjermaninë dhe as Shqipërinë. Ne duam të habisim kriminelët. Kur qeveriset nuk duhet të ketë habi, por liferim sipas premtimeve dhe sipas programit qeveritar. Bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk vjen nga vendimi i kryeministrave, por nga vullneti i popullit. Një kryeministër ka mundësinë të inicojë debate dhe tema për të ndikuar në opinionin publik. Por për këtë çështje ne nuk do rrezikojmë konflikte.

Një pikë tjetër konstraverse është edhe çështja rreth demarkacionit me Malin e Zi. Aty bëhet fjalë për rreth disa kilometra katrorë.

Ne nuk bëjmë përgjegjës Malin e Zi për këtë konflikt. Përgjegjës bëjmë Murat Mehën, shefin e Komisionit Shtetëror për shënimin kufirit Kosovë Mali i Zi. Dhe bëjmë përgjegjës ministrat e atëhershëm të jashtëm dhe të brendshëm të Kosovës. Mali i Zi na ka njohur si shtet i pavarur dhe gjeopolitikisht jemi në të njëjtën anë. Mali i Zi është anëtar i NATO dhe ne duam të anëtarësohemi në NATO. Kemi mjaft probleme me Serbinë. Nuk duam të kemi probleme edhe me Malin e Zi. Ne duam të dijmë se pse shefi i Komisionit ka dhënë rezultate që në fund janë në dëmin tonë. Ne duam të diskutojmë direkt me qeverinë malazeze për të zgjidhur këtë çështje. Demarkacioni është kryer pa një caktim të kufijve ose delimitim (delimitation). Caktimi i kufijve nënkupton që të vizatohet një linjë në kartë. Demarkacioni nënkupton të tërhiqet një linjë në natyrë. Demarkacioni pa caktimin e kufijve (delimitation)  nënkupton ndryshimin e kufijve. Murat Meha është përqendruar vetëm te dokumentat e katastarit, që për mua nuk është e drejtë. Në këtë konflikt nuk bëhet fjalë për rrokjen e armëve. Por vetëm për papërgjegjshmëri dhe mizori nga Hashim Thaçi dhe Murat Meha. Është tërësisht jo-transparente që marrëveshja e demarkacionit është nënshkruar në 26 gusht 2015 në Vjenë, kur parlamenti ishte në pushimin e verës.

A duhet të frikësohemi që ju dhe partia juaj mund të merrni pushtetin?

Jo. Lëvizja jonë është e ardhmja e Kosovës. Ne ditë për ditë fitojmë më shumë mbështetje. Ne qëndrojmë pas integrimit euro-atlantik të vendit tonë. Jam i bindur se do jetë në të mirën e vendit tonë dhe gjithë rajonit që Vetëvendosja është partia më e fuqishme në Kosovë dhe që mund të krijojë qeverinë. Jo, nga Vetëvendosja nuk ka asgjë për t’u frikësuar, bile e kundërta.

Zoti Kurti ju faleminderit për bisedën./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat