Në Ulqin interviste me Meshtarin e Braticës Don Gabriel Grabanica - Markmhill

Intervista

Në Ulqin interviste me Meshtarin e Braticës Don Gabriel Grabanica - Markmhill

Nga: Beqir SINA Më: 17 korrik 2017 Në ora: 08:15
Takimi me Don Gabrielin

Don Gabrieli është me të vërtet kënaqësi që takohemi bashkë, tani mbas Nju Jorkut, takohemi këtu në Ulqinin tuaj – në këto ditë vere. Mirëseerdhe në këtë bisedë për gazetën tonë.

Gabriel Grabanica MarkMihilli: I nderuar gazetar Beqir Sina, mirë se ke ardhur në Ulqin mes vëllezërve dhe motrave tuaja. Jeni gazetar shumë i nderuar dhe ju falenderojmë për panoramën që jepni në kronikat tuaja për diasporën në Amerikë në vecanti në New York.

Kur e morën dhe sa është ruajtur pranimi i Krishtërimit në këtë trevë për të marr kështu shqiptaret një drejtimi kah një botë më e qytetëruar perëndimore? Mbasi ju keni qenë ai që keni drejtuar edhe një kërkesë në mos gabohem autoriteteve lokale në këtë komunë, për vendin dhe shërbimin e Kishës tuaj në Braticë

Don Gabrieli: Kisha Katolike në territorin e Malit të Zi ka një zanafillë të hershme, gjithashtu Argjipeshkvia e Tivarit është një gur i cmuar në historinë e Kishës shqiptare. Kur flitet për historinë e Kishës duhet të kalohet përmes kësaj Argjipeshkvie. Duke filluar nga Meshari i Don Gjon Buzukut e deri te përkthimi i Biblës shqip, që të dyja burimin e kanë në këto troje. Kisha Katolike në Ulqin është kontribues mjaft i madh dhe mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e vlerave humane, dhe është bashkpunuesë në projektet për të mirën e njerëzve. Për këto 8-9 vite që jam këtu, atë qe keni vrejtur ju z. Sina është pikerisht mungesa e sinjalistikës për objektet fetare në vecanti katolike, siç e keni përmend edhe ju, un jam ai i cili i kam dorëzuar dy shkrim – kërkesa, për bashkëpunim në realzimin e këtijë projekti, por nga zyrat përkatëse nuk kam marrë as një përgjijge. Është në ndërgjegjen e tyre dhe në kompetencat e tyre se përse nuk i janë përgjigjur shkresave të mija.

Ndërsa për famullinë ku unë shërbej, pra në Braticë dhe Kullomzë. Mund të them se si meshtar jam i realizuar në angazhimet e mija. Natyrisht jam i vetëdijshëm se duhet edhe më shumë punë që të shkojë puna për së mbari. Shpresoj në restaurimin e Kishës famullitare që është rrenuar në Salc nga termeti i vitit 1979. Sepse kjo Kishë ka një vlerë për ne si zonë dhe si popull.

Në vazhdimësinë e aktiviteteve, Kisha Katolike në Braticë organizon edhe aktivitetin veror Ditët e Emigranit” sip o e presin besimtarët dhe mërgimtarët sivjet këtë aktivitet?

Don Gabrieli: Në kuadër të shumë aktivitetëve që 12 muajt të vitit ndodhin në këtë zonë. Edhe festa e mërgimtaëve tani ka një traditë të mirë, viti i nëntë që organizohet. Mërgimtarë në trojet shqiptare janë kontribues për shumë çështje, natyrisht edhe në Ulqin dhe rrethinë janë ata të cilet kanë derdhë djersë e gjak për këtë vënd. Me miliona dollar investime, e shumë rrugë, shkolla, objekte fetare të ndërtuara dhe rinovuara falë djersës së tyre. Atëherë lindi idea se cka mundë të bëjmë ne pra ta. Dhe menduam të organizojmë një festë falenderimi për ta. Organizim nga Kishat në trevën e Ulqinit, shpenzimet për darkën dhe programin të gjitha të menduara nga ne, ndërsa mergimtari atë natë ka për obligim të jetë aty pa zarfe. Të gëzohet, të vallzoj, të hajë e të pi, dhe të jetë pjesmarrës në programin që ne përgatitim atë natë për mergimtarët. Shpresoj që edhe këtë vit mërgitarët që janë këtu me pushime më datën 29 Korrik të bashkohën më ne në festë e tyre.

Në faqen tuaj në rrjetin social Facebook për shërbimeve fetare zënë edhe aktivitet kulturore sportive më fëmijët si dhe një aktivitet i larmishëm i juaji – A mund të flsini pak lidhur me këto aktivitete?

Don Gabrieli: Po siç e lartpërmenda Kisha jonë këto 8-9 vite është aktive 12 muaj të vitit në 7 ditë të javës. Dhe janë të përfshira të gjitha moshat. Duke filluar nga drekat e organizuar për të moshuar e deri te themelimi i ekipit të vajzave në futboll. Pra është një larmi dhe një mori aktivitetësh si Futboll, volejboll, skijim, shah, atletike, biçiklieta, alpinizëm, e shumë e shumë tjera, pastaj folklor burimor, në festivale kombëtare, ndërkombëtare, deri pjesmarrës në paradën shqiptare në Neë York. Të gjitha këto janë angazhim me vullet të madh nga ana e meshtarëve por edhe e rinisë që e ka përqafuar këtë angazhim. Pra është një angazhim dhe një organizim që nuk mundet të përshkruhet me shkrim, por për ta kuptuar mirë duhet ta përjetosh duke marrë pjësë, por kjo bëhet vetëm e vetëm që të rrisim një shoqëri me vlera të shëndosha njerëzore.

Dhe së fundi një mesazh për bashkëatdhetarët tuaj në SHBA?

Don Gabrieli: Mesazhi im për bashkatdhetarët e mij në USA, është që gezohemi shumë kur vini me fëmijët tuaj gjatë pushimeve këtu në vendlindjen tuaj, dhe mërzitemi kur dëgjojmë dhe ju shohim që preferoni dhe zgjidhni vendet tjera bregdetare për t’i kaluar pushimet. Dielli i vendlindjes

 Ishte me të vërtet kënaqësi – shumë faleminderit për intervistën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat