Agim Desku: “Çamëria, Kosova, Malësia e Oso Kukës, Kosova Lindore, Ilirida, janë plagët e çdo shqiptari”

Intervista

Agim Desku: “Çamëria, Kosova, Malësia e Oso Kukës, Kosova Lindore, Ilirida, janë plagët e çdo shqiptari”

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 17:22
Agim Desku

 Ju lutem, më flisni për veten, historinë e familjes suaj dhe jetën profesionale.

Çështjen kombëtare e ka përcjellë çdo gjeneratë si popull,por edhe si poetë, që nga Buzuku e më tej. Janë poetët ataqë në një formë janë arma e mbrojtjes së atdheut dhe në çdokohë dhe që kanë treguar se identifikohen me vetë Shqipërinë, atdheun, pra janë çdo herë pararojë.Duke qenëqëedhene, kemi qenënjë gjeneratë qëkemi përjetuar dhimbje dhe plagë atdheu, kemi marrë parasyshthënie të bukura poetësh si “Nëse thua diçka të re, e dëgjoj,e lexoj,nëse nuk thua diçka të re,mos fol.” Është një mendim i bukur i një shkrimtari,i cili u kujdes që lexuesit t’i shërbehet diçka e bukurdhe nëse dëshiron vërtet të mbetesh pranë letërsisë, kulturës në përgjithësi duhet të bësh diçka të tillë apo të përafërt.E veçanta e gjithë kësaj është manifestuar tek unë dhe brumosur me“fanatizmin” atdhetarsi nxënës i gjimnazit “Luigj Gurakuqi” të Klinës,ku vijoja mësimet,herënëkëmbë mbi 20 km largësi deri te fshati im i lindjes Siqeva dhe herë me tren. Më pas, shkollimin e lartë për gjuhë dhe letërsi e përfundova në Gjakovë, në vitin 1980,në njëkohë ku retë e qiellit kishin mbuluar Kosovën, siedhe tëgjithë shqiptarëtqë gjendeshin në një trung të ndarë. Përveç të tjerave, një ndër plagët që më rrinte në shpirt ishte edhe Çamëria.

Kur keni filluar te shkruani poezi dhe çfarë ju ka frymëzuar më së shumti për krijimtarinë tuaj?

Në gjimnazin ku luaja disa role të veprave dramatike, gjeta frymëzime poetike,teksa luaja shpirtrisht rolet që më besoheshin. Ka qenë vepra “Shënime udhëtimi nga Çamëria”,e autorit shkupian Rexhep Zllatku,qëmë bëri ta njihja këtë dhimbje, e cila menjëherëu bëpjesë e vargjeve të mia,ku dita ditës fillova të botoja poezi në përiodikun e Prishtinës dhe atë të Tiranës,saqëvitet e fundit kisha disa cikle poetike me këtë temë dhe për atdheun në përgjithësi. Të them të drejtën edhe skuqesha ngaqëbotoheshin çdo javë dhe madje edhe çdo ditë ndodhte. Kështu, një miku im poet më thotë “mos ke bankën tënde që financonbotimin e poezive të tua?”, por në të vërtetë, asnjëherënuk merrja honorare, madje as nuk paguesha.

 Më flisni për botimet tuaja më të suksesshme.

Unë jam mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe frekuentimi i fëmijëve solli edhe botimin e vëllimitpoetikpër fëmijë, “Kënga e Pranverës” në vitin 1985. Një vit më vonë doli në dritë vëllimi poetik për të rritur, “Pëshpëritje drite”, ndërsa në vitin 2007 botova vëllimin e tretë për të rritur “Në cilin varg mbes” për tëvijuar më tej me vëllimin e suksesshëm “Dua të pi verë Çamërie” në vitin 2011,nga shtëpia botuese “Vllamasi” në Tiranë. Falëpërkujdesjes sëredaktores shumë të nderuar, poetes së talentuar, u bënëedhe 5 promovime,dy në Tiranë,në Dajt,në Durrës dhe në “Kongresin e VIII të Rrjetit tëGruas Shqiptare”mbajtur më 24 nëntor 2012,në kuadër të njëqind vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,duke e falenderuar presidenten Lida Ragami, ku u shpërbleva me“Mirënjohjesi Personalitet i Vitit  2012.”

Cila është poezia e preferuar në arkivin tuaj?

Është pyetje e vështirë,por poezia “Çamëria”,që kam fituar çmimin e parë në konkursin letrar nga “Të Rinjtë e Çamërisë”,është shumë e dashur, edhe ngaqëkjo poezi më dha shumë mirënjohje dhe komente, si edhe e kam modifikuar, si recital poetic, në mënyrë që nxënësit e mi dhe me gjerë, në takime letrare, apo promovime librash paraqesin sa më mirë.

Ju keni fituar disa çmime të para nëpër konkurse letërsie dhe jeni vlerësuar edhe me disa tituj. Mund të na i numëroni ato?

“Nëse thua diçka tëre e lexoj,nëse nuk thua diçka të re,mos fol.” Nga ky mendimkam mësuar shumë dhe çdo here jam treguar i kujdesshëm në përceptimin poetik dhevargëzues të vargut tim, e kam “tjerrur” mirë,kështu që kam patur edhe komente vlerësuese nga lexues,poetë,miq të fjalës së bukur artistike, duke m’u shpërblyer mundi pasinëvitin 2011, në konkursin letrar “Të Rinjtë e Çamërisë’,u nderova me çmimin e parë, ndërsa në vitin 2012, përsëri në të njëjtin konkurs, u nderova me çmimin e parë, “Poet Nderi”. Në vitin 2014, në konkursin letrar, “Flaka e Janarit”në vitin 2014, në Gjilan, nga 360 poezi konkuruese,poezia ime, “Mbrëmje Pavarësie”, fitoi çmimin e parë dhe mirënjohjen “Pena e Flakës”. Në 15 mars të po atij viti, fitova edhe një tjetër çmimtëparë në Evropë,në konkursin letrar, “Poezia Del Populi”, në të cilin u nderova me medalje të artë në Milano të Italisë.

Sa rëndësi kanë për ju këto çmime dhe cila prej tyre ju ka bërë të ndiheni më krenar?

Rëndësia ështëe shumëanshme, duke qenë këta çmime janë fryt i lexuesve të mi të çmuar,i miqve të mi të artit,nxitje dhe shtytje për të vargëzuar edhe më shumë, kështu që të gjitha çmimet për mua kanë peshën e njëjtë të dashur, si dy çmimet nga “Të Rinjtë e Çamërisë”, si çmimi i “Flakës së Janarit 2014”, ashtu edhe çmimi i Milanos,të cilët i kam nëhollin e shkollës ku punoj, të vendosura nga drejtori, një mik i flaktëi artit dhe poezisë sime,z.NimonAliu. Këta çmime pasqyrojnë edhe botën time të brendshme dhe më bëjnë të dashur nga kritika dhe shtypi,duke qenë se për to u bënë disa shkrime dhe u dha një publicitet në të përditshmet në Prishtinë dhe Tiranë,në gazetat ditore,Bota sot,Bota Press,Epoka e Re,Nacional,Dielli,New Life,si edhe faqet e rrjeteve sociale që redaktojnë poezitë e mia.

Në krijimtarinë tuaj një vend jo të vogël zënë edhe poezitë kushtuar Çamërisë. Cila është arsyeja që i keni kushtuar kaq shumë vëmendje?

I kam kushtuar kaq shumë vëmendje Çamërisë për shkak të dhimbjes që kemi përjetuar nën sundimin disavjeçar të armiqve. Disa lexuesnuk e besojnë që vendlindja ime është Kosova sepse më dinë me origjinë nga Çamëria, madje poetja dhe redaktorja e librit tim “Dua të pi verë Çamërie” më ka thënë “Atë që nuk e bëri politika, eke bërë ti” dhe ndihem krenar sepse kështu mund të kontribuoj nëshërimin e kësaj plage, pasi kjo është dhimbja jonë dheduhenzgjeruar idetë së çfarëduhet bërë mëtutje.

Më flisni për vëllimin me poezi “Dua të pi verë Çamërie”. Ku u frymëzuat për një botim të tillë dhe a i ka përmbushur pritshmëritë tuaja?

Më pëlqen një thënie latine “Njeriun e guximshëm e do zoti dhe ka fat,të paguximshmin, as nuk e do zoti dhe as fat nuk ka.”Pa motivin patriotik, asnjë çështje nuk shtrohet në rrafshin e të menduarit për një zgjidhje të drejtë, por është edhe kontributi i poetëve,këngëtarëve, trimave që e duan atdheun të lirë,janë biznismenët që e ndihmojnë, janë këta zinxhirët harkorë,që një ditë edhe përendia do të na jetë pranë kësaj toke që frymonshqip me mijëra kilometra. Kur nëParlametin e Greqisë u aprovua se cila gjuhë do të flitej nëParlamentin e Athinës, fitoi me zor greqishtja,në krahasim me Alvanishten çame. Sitë mos bëhesh poet,edhe djall dua tëbëhem, vetëm e vetëm të jem pranë lotëve të mi çamë.Fatmirësisht, librin “Dua të pi verë Çamërie”, falë guximit që pata për t’i hyrë kësaj teme,çështjen e pazgjidhur të popullit çam e pata në secilin damarë të gjakut tim. Unë pata fatin të njihem edhe me poeten e mirënjohur, miken Znj.Fatime Kulli,një emër i çmuar i poezisë moderne me origjinëçame, të cilëbn e falenderoj për përkujdesjen e saj si redaktore dhe falë idesë së saj të punës rekatoriale dhe ideatores. Megjithatë, duhet të falenderoj edhe shkrimet e kritikëve letrarë që shkruan për librin si, Sejdi Berisha, poeti Mikel Gojani,Namik Selmanin,Faik Xhani,Hyqmet Hasko,Prend Buzhala,Vilson Culaj,Gjon Neçaj,Venka Capaj,Murat Gashi,Andrea Dangli, Fatmira Baboci Rama,Naim Ujkan Prelvukaj- Martini, Plavë. Simbolika e këtij libri është “Pasaporta e Flamurit”, ku e përmend në vargun “Jo, nuk e nënshkruaj kurrë pasaportën time pa miken çame”, varg ky që flet shumë. E përmenda këtë varg,sepse një lexuese, pasi lexoi librin më shkruajti “të falenderoj miku im për këto vargje” dhe filloi të m’i recitojë. Më besoni, kur ma shkroi të gjithë poezinë “Pasaporta e Flamurit” mua m’u lotuan sytë lotuan sytë sepse për një çast, përjetova diçka shumë të bukur shpirtërore pasi u lumturova kur kuptova se këto vargje kishin senzibilizuar sadopak në një çështje kaq të rëndësishme, si çështja çame. Kjo lexuese ishte nga Kanadaja dhe pas saj pasuan komentet e shumta nga tëgjitha anët e botës, pasi lexuesit e mi janë ata për të cilët krijoj vargje për Çamërinë.

Keni menduar ndonjëherë të ndërroni zhanër letrar?

Jo,edhe pse poeti ynë i dashur, Lasgush Poradeci, e përcakton shumë qartëqëtë jesh poet,duhet të lindësh i tillë, për të qenë romancier duhet vullnet për të arritur suksesin, prandaj unëvetvetene gjeta në poezi dhe përmes vargjeve mundohem të jap edhe mesazhe aq të dashura,që janë shpirtërore për mua, aq sa secili lexues e gjen veten aty dhekryesishtnë atë që kemi përjetuarme ndarjen natyrale të njëpopulli. Janë të mallkuar ngazoti ata që na ndanë, janë tëmallkuar ata që e kanë në dorëbotën dhe nuk na bashkojnë. Edhe zoti është fajtor, më fal o zot, por kur flas për çamët jamnjë rebel dhe nuk mund tërri i qetë pa thënë të vërtetënse nuk ka zgjidhje për paqe në Europë nëse një popullmallkon, edhe pse ne jemipopull që falim, e duam lirinë, por e duam gjithashtu atdheun, mbi të gjithaedhe dashurinë e falim, vetëmqëatdheu të ndihet i lirë.

E identifikoni fatin e Kosovës me atë të Çamërisë? Ku mendon se çalon çështja çame që nuk po i jepet asnjë lloj zgjidhje?

Çështjen kombëtare e ka përcjellë çdo gjeneratë si popull,por edhe si poetë, që prej Buzukut dhe më tej. Janë poetët ata që në një formë janë arma e mbrojtjes së atdheut dhe në çdo kohë e kanë treguar se identifikohen me vetë Shqipërinë, atdheun, pra janë gjithmonë pararojë. Çështja e pazgjidhur shqiptare mua nuk më lë kurrë rehat, si Çamëria, Kosova,Malësia e Oso Kukës, Kosova Lindore,Ilirida, janë këto plagët e secilit shqiptar, prandaj kam të drejtë edhe unë në to, prandaj përpiqem të bëj një varg apo një strofë sepse e meritojnë dhe nuk jam as unë i lirë kur e di sesi ndihen fëmijët, nxënësit që lëvizin të pasigurtë.Eh, nuk kam forcë nga pikat e shiut mbi faqet e mia. Nngecim në kërkimin e ideve të përafërta me miqtë ndërkmbëtarë duke sensibilizuar me shumëforma të ndryshme,me përkthime, pse jo ne gjuhën angleze,italiane, gjermane, franceze dhe çmimi që fitova në Milano ishte falë poezisë së përkthyer në italisht nga nje mike imja sepse bota lexon atë që ne i shërbejmë dhe ato që ne përkthejmë çalojnë, gjë që kushton shumë, prandaj mesazh im është që të përkthejmë për këtë plagë, në mënyrë që botës demokratike t’i themi:“Ja,kjo është dhimbja e ndarë në dysh nga Evropa.”

Cilat janë projektet tuaja profesionale? Keni ndonjë botim tjetër në dorë? Më flisni për të.

Është një përjetim dhe privilegjtë jesh i ftuari në “Kongresine Rrjetit të Grave Shqiptare” që umbajt në Vlorë më 24 nëntor2012, ku u kurorëzova me çmimin“Personalitet i vitit 2012”. Më ftuan të nderuarat,presidentja zonja LidaRragami dhe Emine Kica, koordinatorjae këtij Rrjeti, që plot dashamirësi vëllazëroreshfrytëzoj rastin t’i përshëndesdhe t’i falënderoj për ftesën dhe për pritjen që më bënë ku u folpër çështjen e pazgjidhurÇame. Ishte një kënaqësi e dyfishtëkur zonja Lida në foltorene Kongresit më prezantoi dhemë bëri komplimente si poetimë i mirë që shkruan për Çamërinë, ku njeriu ndihet shumë mirëkur dëgjondiçka nga të tjerët për punëntënde. Të gjithë mendoninse jam çam, por nuk mund të mos ju them se “po,jam sepse e kamshpirtin çam”. Në atë Kongrespërjetova edhe një kënaqësishpirtërore, vëllazërore, miqësore,duke qenë se aty edhe meshpërblyen me çmimin “Personaliteti Vitit 2012”. Për muaishte një nderim i veçantë, njështysë për të shkruar edhe mëshumë dhe më besoni, kur kamshkuar në shtëpi, i mblodhaedhe poezitë e tjera që kisha krijuarsërish për Çamërinë, saqë më rezultuan 150 poezi edhe për njëpërmbledhje tjetër vetëm për çështjen çame, ështe e dyta në radhë dhe të gjitha janëbotuar nëpër gazeta si në Tiranë, në Prishtinë, te ‘Dielli’ nëBoston, te “New Life”, etj. Këtëpërmbledhje, vëllim të dytë epagëzova më titullin, “Vargje qësjellin lotë Çamërie”, edhe kynjë eveniment i sensibilizimittë çështjes çame dhe uroj meshpirt që të dalë në dritë sa mëshpejt,ku le të mbetet edhe befasi për lexuesin pasi në janar do të botohet nga miqtë e minë shtypin e Tiranës. Në fund dua të shtoj se janë lexuesit e shumtë të poezive të mia që më japin kurajo dhe guxim që të vazhdoj edhe në të ardhmen t’i përkushtohem edhe më tepër çështjes çame. Këta lexues, zakonisht i gjen edhe në rrjete të ndryshme sociale të facebook-ut, ku zakonisht publikoj herëpashere botimet e mia dhedo të doja ftoja t’i lexoniedhe ju dhe lexuesitetjerë të revistës suaj që e duan fjalën e bukur poetike, nëse dëshirojnë të njihen më mirë me krijimtarin time, e cila kryesisht i kushtohet Çamërisë sonë të bukur dhe atyre njerëzve të cilët kanë nevojë më shumë se kurrë të ndihen të paharruar nga trungu i tyre shekullor. Epitetet e ndryshme që më jep lexuesi si “poet që i shëben çështjes kombëtare”, “poet i Çamërisë, ti ke lind në Camëri me shpirt e me vargje” dhe shumë të tjera, më bëjnë të ndihem mirë dhe njëkohësisht të vazhdoj rrugëtimin tim edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat