Rexhepi tregon pse PDK e Nisma nuk deshën unifikimin e shqiptarëve në Kllokot

Intervista

Rexhepi tregon pse PDK e Nisma nuk deshën unifikimin e shqiptarëve në Kllokot

Nga: B.S Më: 24 shtator 2017 Në ora: 10:33
Nehat Rexhepi

Kryetari i Degës së AKR-së në Kllokot Nehat Rexhepi, ka treguar se pse Nisma dhe PDK nuk deshën unifikimin e partive shqiptare në këtë komunë, për zgjedhjet që do të mbahen më 22 tetor. Rexhepi ka zbuluar edhe pikat kyçe të programit të tij qeverisës, me të cilin synon të përmirësojë jetën e qytetarëve.

1.Biografia juaj e shkurtër?

Unë jam Nehat Rexhepi,i lindur me 10 tetor 1978 në Gjilan. Kam përfunduar  Fakultetin Juridik pranë Universitett te Prishtines dhe Master në Mardhënie ndërkombëtare dhe Diplomaci. Përvoja të ndryshme në fushën profesionale dhe jashtë profesionale duke filluar si asistent i angazhuar  në Kolegjin Europian të Kosovës; Zyrtar ne zyrën Ligjore të Kumunës se Kllokotit; Perfaqsues Juridik në subjekte të ndryshme juridike e ekonomike; Themelues i Klubit te Basketbollit Vitia;Specializant i ceshjteve  juridike penale dhe civile. Momentalisht ushtroj funksionin e  Kryetarit të degës se AKR së në Kllokot dhe njëkohësisht  jam  Kandidat për Kryetar te Komunes se Kllokotit nga Iniciativa Shqiptare për Kllokot.

2.Cila ishte arsyeja e unifikimit të forcave të katër partive politike shqiptare qe te garoni ne nje liste te përbashkët?

Unifikimi në një listë të përbashkët kishte për qellim të  bashkoj partitë politike,shoqërinë civile, boten akademike,klasën punëtore si dhe të gjitha ata rinj të cilët duan të kenë një jetë me të mirë në Komunën tonë. Iniciativa Shqiptare për Kllokot ka për qellim avancimin e pozitës,vlerave dhe interesave të shqiptarëve të Komunes së Kllokotit si dhe faktori politik shqiptar në Komunën e Kllokotit të flas dhe të veprojë  me një zë në drejtim të arritjes se mundësive dhe te ndikimit të Shqiptareve në këtë Komune. Qëllimi i Iniciativës është që të  angazhohet për mbrojtjen e interesave dhe të vlerave të shqiptarëve  dhe promovimin e tyre ,duke siguruar përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në të gjitha sferat në nivel lokal.

3.Edhe pse tentativa juaj për të arritur unifikimin e gjithë spektrit politik shqiptar nuk u arrit kjo. Si e gjykoni veprimin e Nismes dhe te PDK për të garuar te vetmuara ne zgjedhjet lokale në Komunën e Kllokotit ?

Pluralizmi politik i jep te drejtën çdo partie apo kandidati që të garoj e vetme në zgjedhje. Dëshira e të gjithë shqiptarëve të Kllokotit për zgjedhjet e 22 tetorit ishte bashkimi i të gjitha partive shqiptare në një iniciativë qytetare, dhe kur të gjithë prisnin që kjo të realizohet, disa individ zgjodhën interesat personale para atyre kombëtare, kurse disa të tjerë mbeten me inatet politike të të kaluarës,mirëpo edhe pa ato parti ,Shqiptaret u bashkuan nën ombrellën e unifikimit .

4. Vizioni juaj për Kllokotin ?

Komuna e Kllokotit ekziston që nga viti 2009 dhe pas gati 9 vitesh ne jemi thuajse në hapat e parë të zhvillimit si  komunë, ku kemi nisur një rrugë të mbarë dhe të drejtë. Garimi i shqiptareve në parti të ndara beri që përfaqësimi jonë në Komunë të jetë i zbehtë dhe aspak paralel me interesat e komunitetit shqiptar. Ku pas kësaj të vetmit ata që pësuan ishin shqiptaret. Deficiti i një vizioni për konsolidimin dhe fuqizimin e interesave shqiptare si dhe mungesa e kapaciteteve për avancimin beri që strategjia e zhvillimit , konsolidimit dhe  ndertimit të Kllokotit të dështoj.Pozita gjeografike që Kllokoti ka,mundëson tërheqjen e turizmit dhe zhvillimin e bujqësisë. Qëllimi është investimi në infrastrukturë fizike të objekteve arsimore, rrugëve, shesheve, në mënyrë që këto dy fusha kaq të rëndësishme të shkojnë paralel me njëra-tjetrën,kështu që Kllokoti të behet një nga qendrat kryesore te Anamoravës.

5.Cilat janë problemet kruciale që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Kllokotit?

Mendoj se  problemi kryesor është mungesa e investimeve nga jashtë ,infrastruktura jo e zhvilluar,turizmi dhe bujqësia  jo  shumë të mbështetura, gjithashtu edhe jeta pasive që bëjnë qytetaret, dhe kjo jo për faj të tyre mirëpo e gjitha kjo shkaku i mungesës së atraksioneve përbrenda Komunës. Arti dhe sporti janë dy gjerat të cilat nuk funksionojnë fare në Komunën tonë,krijimi i atraksioneve dhe vendeve të përshtatshme për t’u organizuar aktivitetet sportive dhe të artit do të ishin një lajm i mirë për qytetaret e Kllokotit, kjo do të thoshte se ata do të bënin një jetë normale dhe do të inkuadroheshin direkt në jetën kulturore, e cila do të ishte kruciale qe qytetarët të kenë një jetë aktive me vizione të mëdha në përprespektivën kolektive.

6.Nëse do të fitoni garën për të parin e Komunës, cilat janë hapat konkret që do të ndërmerrni në ditët e para të qeverisjes suaj?
 
Hapat kryesor në ditët e para të qeverisjes janë të zgjidhen problemet bazë të kësaj komune,të zgjidhen ato probleme të cilat e pamundësojnë punën e rregullt në Komunë.Do te bëjme inkuadrimin e të gjitha grupeve etnike përbrenda  Komunës në menyrë që të kemi një imazh më të mirë në sy të investitorëve të huaj të cilët do të kenë edhe një arsye më shumë për të investuar këtu. Ne si Komunë multietnike kemi potencial të madh ekonomik që të kemi shumë investime nga jashtë dhe duhet t’a shfrytezojmë këte përparsi. Ne ditët e para do të filloj krijimi i projekteve për punësimin e qytetareve dhe krijimin e projekteve për ndërtimin e atraksioneve publike në menyrë që t’i japim jetë sa me shpejtë Komunës së Kllokotit.

7.Cilat janë pikat kyçe të programit tuaj ?

Pikat kyçe të programit tonë janë:

- Bujqësia;

-Turizmi;

-Arsimi,Sporti e Arti.

Angazhimi ynë është që në këto fusha të kemi suksesin më të madh si Komunë. Funksionalizimi i Bujqësisë dhe Turizmit do të thoshte krijimi i vendeve të reja të punës,rritje e dinamikes së jetës duke aktivizuar të gjitha shtresat në një qëllim të përbashkët që të krijohet një jetë e mirë për të gjithë. Kurse investimet në sport janë të domosdoshme këtu në Komunen tonë, pasi që ka zero aktivitete në lidhje me këto dy fusha,zhvillimi i këtyre  dy fushave do të thoshte një hap para në kulturën tonë si qytetar të Komunës së Kllokotit.

8. Si mendoni t’i zgjidhni problemet esenciale të Komunës suaj kur  dihet buxheti i vogel që ka në dispozicion Komuna e Kllokotit?

Buxheti me i madh do të ishte i mirëpritur këtu, pasi që zgjidhja e problemeve do të bëhej në mënyrë më të lehtë mirëpo programet tona do të zgjidhen edhe me këtë buxhet të vogël. Problemi këtu nuk është buxheti i vogël,problemi është se mënyra e shpenzimit të buxhetit ka qenë në mënyrë të gabuar,shpenzimet kanë shkuar në gjëra që nuk janë esenciale para atyre që duhej patjetër të zgjidhen,por ardhja jonë në krye të Komunës së Kllokotit do të thoshte zgjidhje e këtij problemi, sepse të gjitha shpenzimet do të realizoheshin sipas planprogramit tonë dhe asnjëherë shpenzime në gjëra që realisht nuk na duhen neve si qytetar të Kllokotit.

9.Si e gjykoni unifikimin e katër partive politike që të garoni në një listë të përbashkët ?

Një mik i imi  ka thënë që : “Unfikimi i katër partive në një listë është zgjedhja e duhur, në kohën e duhur dhe në momentin e duhur”  dhe mendoj se ka pasur të drejtë plotësisht. Ishte një zgjedhje e cila do të bëjë zgjidhje që kjo Komunë te ec përpara,  mbi te gjitha të kemi një përfaqësim të drejtë e të mirë për komunitetin shqiptar. Ky unifikim është çelësi në përfaqësimin më të mirë të mundshëm në Komunë,është unifikim i besës e cila do të mbes shembull përgjithmonë për të gjitha partitë qe do të vijnë më pas. I falënderoj të gjithë ata që me besuan që të jem unë i pari i kesaj iniciative dhe të përfaqësoj unifikimin e shqiptarëve të Kllokotit. Mendoj se do të jem përfaqësuesi më i mirë dhe zëri i shqiptarëve dhe së bashku do të jemi shërbëtor të qytetarëve të Komunës së Kllokotit.

10. Dhe në fund ,si e gjykoni e pilogun e këtyre zgjedhjeve ?

Unë uroj të gjitha partitë garuese që të kenë rezultate sa më të mira dhe të kenë suksese në realizimin e programeve të tyre, mirëpo subjekti  fitues do të jetë Iniciativa Shqiptare për Kllokotin, pasi që unifikimi, programi,kuadrot që përfaqësojnë janë bazament i fitorja aë pakontestueshme. Për fund i ftoj të na bashkohen që të jemi forca kryesore dhe të jemi te gjithë të bashkuar në realizimin e qëllimeve për ndërtimin e jetës tonë, që me mos të na shtypin shkaku i paaftësisë tonë ,  por të jemi një të gjithë së bashku,ashtu siç ka thënë i madhi Ëinston Churchill “Aty ku është bashkimi,aty është gjithmonë fitorja”. 

Faleminderit, Voto #12.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat