2019, nëse doni të bëni biznes – shkoni në Britani

Biznes

2019, nëse doni të bëni biznes – shkoni në Britani

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 18:27
Britani

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar se do ta dërgojë për votim marrëveshjen për tërheqje të vendit nga Bashkimi Evropian në javën e dytë të janarit, duke premtuar se do të marrë garanci nga BE-ja për ta thyer bllokadën e këtij procesi.

Ajo po mundohet që ta miratojë marrëveshjen për tërheqje nga BE-ja dhe po e refuzon mundësinë për një referendum të dytë.

Meqë kushtet e largimit të vendit nga Bashkimi Evropian janë përcaktuar, e ardhmja e Britanisë duket e errët.

Megjithatë, klima e të bërit biznesit mbetet atraktive edhe për vitin 2019, shkruan Forbes.

Britania, ka vendin e parë për të bërit biznes – pas një analize që mat shtetet se sa mikpritëse janë për investimet kapitale.

Në këtë garë kanë qenë edhe 161 shtete tjera.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat