Bizneset e diasporës interesohen më shumë për investime në energji në Kosovë - Bota Sot
Bizneset e diasporës interesohen më shumë për investime në energji në Kosovë

Biznes

Bizneset e diasporës interesohen më shumë për investime në energji në Kosovë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 12:27

Në ditën e dytë të konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa, u theksua nevoja e bashkëpunimit më të madh të bizneseve kosovare me ato të diasporës me qëllim që eksporti i produkteve vendore të mbërrijë sa më lehtë në tregjet e Evropës. Ndërsa u tha se interesi i diasporës është më shumë te investimet në energji përmes hidrocentraleve ose energjisë me erë.

Në panelin e organizuar ku si temë ishte Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja, gjithashtu u vlerësua roli i diasporës në investime strategjike që me anë të tyre po i ndihmon disa sektor në krijimin dhe gjenerimin e vendeve të punës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Investime dhe përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Nol Buzhala duke përmendur angazhimin e tyre për promovim  të produkteve vendore për të eksportuar jashtë, tha se deri më tani kanë organizuar rreth 6 panaire nga 16 të planifikuara në Evropë dhe shtete të tjera.

Buzhala: Deri më tani janë realizuar 6 panaire dhe njëkohësisht kemi dhe 9 të tjera.

“Me qëllim të promovimit  të produkteve tona këtë vit i kemi të planifikuara 16 panaire ndërkombëtare. Deri më tani janë realizuar 6 panaire dhe njëkohësisht kemi dhe 9 të tjera. Kryesisht këto panaire realizohen në Evropë aty ku është diaspora jonë. Gjermania merr një numër më të madh të panaireve, mirëpo kemi në mesin dhe tyre në Amerikë dhe një për turizëm në Japoni. Produktet ose panairet nuk janë të kufizuara shumë në cilët sektor. Fillojnë prej sektorit të drurit të tekstilit, të produkteve organike, të produkteve ushqimore, verërave janë të ndryshme”, tha ai.

Nga departamenti për hulumtime dhe përkrahje e investimeve të diasporës, në kuadër të Ministrisë së Diasporës, Besim Berisha tha se në kuadrin e investimeve  strategjike interes më të madh nga diaspora ka për investime në energji ose në energjinë e rinovueshme përmes hidrocentraleve ose energjisë me erë.

Berisha: Interesi i diasporës është për investime në energji

“ Investimet strategjike janë të fokusuara në dy shtylla kryesore. E para ka të bëjë me sektorin që quhet strategjik e që janë tetë e ndër kryesorët që ne e kemi listuar dhe bëjmë promovim të tyre, sidomos tek diaspora së bashku me KIESA-në ka të bëjë me bujqësi, turizëm. Kur them në energji nuk është që, idea jonë është me përfshi investime në energji sepse janë shumë më të mëdha. Diaspora nuk është aq e profilizuar në investime në energji. Mirëpo vetë interesi i diasporës është për investime në energji. Është interesante që shumica e aplikuesve që janë për investime strategjike janë në sektorin e energjisë. Dhe në sektorin që është në energjinë e rinovueshme, qoftë përmes hidrocentraleve dhe energjinë me erë”, u shpreh Berisha.

Drejtori i projektit të USAID-it EMPOËER, Skender Rama u shpreh se i gjithë projekti i tyre qëllim kryesor ka ndihmën karshi bizneseve që të rriten dhe të krijojnë vende të reja të punës.

Rama: Qëllimi është që t’i ndihmojnë bizneseve që të rriten që të krijojnë vende të reja të punës

“Qëllimi kryesor i projektit tonë është që t’i ndihmojnë bizneseve që të rriten që të krijojnë vende të reja të punës dhe të bashkëpunojnë. Të krijojnë një partneritet më të madh për diasporën, por të jenë prezent dhe në tregjet ndërkombëtare sa më tepër”, tha Rama.

Për rolin e diasporës në eksportimin e produkteve të bizneseve kosovare në Evropë foli themeluesi i Iniciativës Ekonomike të Kosovës, Kujtim Dobruna.

Ai tha se diaspora me anë të investimeve ndihmon disa sektor që kanë të bëjnë në krijimin dhe gjenerimin e vendeve të punës.

Dobura: Diaspora luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm është fusha e eksportit

“Diaspora me këto investime e ndihmon njërin ndër sektorin më të rëndësishëm në krijimin dhe gjenerimin dhe mbajtjen e vendeve të punës që është sektori i ndërtimtarisë dhe materialeve ndërtimore. Nuk përfundon gjithçka me kaq. Një fushë tjetër ku diaspora luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm është fusha e eksportit. Shpesh herë kur flasim për fushën e eksportit limitohemi në eksportin e produkteve që është diku aktualisht deri në 400 milionë euro. Që është një vlerë shumë e ulët. Nëse flisni me eksportuesit kosovarë e kuptoni që një pjesë e madhe e tyre arrijnë të eksportojnë në vendet e Evropës perëndimore për shkak të lidhjeve që i kanë me diasporën, agjendave të tillë ndërmjetësues që janë në diasporë”, u shpreh Doburna.

Kurse, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se prodhimi ka avancuar jashtëzakonisht shumë, jo vetëm në drurin, ushqimin dhe plastikën. Por dhe në aspekte të tjera.

Panxha: Kosova sot prodhon produkte të ndryshme

“Kosova sot prodhon produkte të ndryshme. Ne shpesh po flasim për drurin për ushqimin për plastikën por në Kosovë kemi një fabrikë që kemi, një lajm i mirë është që ka me u bërë një jaht nga fibrat e karbonit. Kjo është një produkt shumë i avancuar. Është Koshi grup në Prizren bën pjesë për Maserati për Ferrari ka fillu një produkt të ri që ndoshta do të jetë jahta e parë që prodhohet nga fibrat e karbonit”, deklaroi Panxha.

Pas kësaj konference, një delegacion i diasporës ka planifikuar vizitë komunën e Vushtrrisë dhe disa biznese të tjera në Ferizaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...