Lansohet platforma për biznese të reja

Biznes

Lansohet platforma për biznese të reja

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 15:18
Lansimi i platformës e ‘Young Entrepreneurs’ nga Education Code

Sot është lansuar platforma e ‘Young Entrepreneurs’ nga Education Code që është një direktorium i përbashkët i bizneseve të reja.

Menaxherja e ‘Education Code’, Mimoza Krasniqi-Stanovci ka thënë se ideja e këtij projekti ka qenë fuqizimi i të rinjve dhe femrave në ekonomi.

Sipas saj, puna e tyre duhet të promovohet për prodhimtarinë e tyre dhe produktet e tyre, në mënyrë që shumë biznese të reja dështojnë për shkak të mos promovimit të tyre.

Krasniqi-Stanovci: Bizneseve fillestare dështojnë për shkak të mos promovimit

“Këtë projekt e kemi filluar në bazë të problematikave që bizneset i hasin çdo ditë, ku puna dhe veprimtaria e tyre duhet të promovohet, në mënyrë që të shohin të tjerët, sidomos bizneset e mëdha se çfarë produktesh dhe shërbime ato biznese kanë. Është e vetmja mënyrë që të mund të fuqizohen dhe të mbijetojnë, për shkak se 90 përqind e bizneseve fillestare në një mënyrë dështojnë... për shkak të mos promovimit”, ka thënë Krasniqi Stanovci.

Ajo ka shtuar se pavarësisht nga fakti se ‘startup’ bizneset e të rinjve duken të jenë tejet premtuese dhe paraqesin produkte e ide inovative, mbijetesa e tyre dhe lancimi në treg është shumë sfidues.

Sipas saj, për këtë arsye bizneset e reja të krijuara nga të rinjtë, kanë nevojë për promovim dhe përkrahje më të madhe.

Krasniqi-Stanovci: Qëllimi projektit është për forcimin sipërmarrësve të rinj

“Qëllimi projektit është për forcimin e projekteve dhe sipërmarrësve të rinj, duke i promovuar ata në tregun kosovar, por jo vetëm kosovar, por edhe jashtë. Kjo në mënyrë që të promovohet veprimtaria dhe hsërbimet e tyre”, ka thënë ajo.

Linda Abrashi-Shala nga Tchno market, ka thënë se është përkrahëse e fuqishme e kompanive të themeluara nga të rinjtë.

Shala ka thënë se kjo platformë ka me qenë e dobishme, dhe këtyre të rinjve duhet tu jepet rasti për me punuar.

Abrashi-Shala: Ka me qenë një platformë e dobishme

“Sektori i teknologjisë informative dhe telekomunikacionit që duhet me u bazuar zhvillimi ekonomik i Kosovës, duke marr parasysh potencialin të cilin e kemi, por edhe faktin që ka një preferencë e të rinjve në Kosovë për këtë industri. Po më vjen mirë që jam sot me ju në këtë pezmatim të platformës dhe konsideroj se ka me qenë një platformë e dobishme, për faktin se shumica e këtyre kompanive të cilat janë ‘stra tupe’ që kanë një përvojë një-vjeçare, dy vjeçare, mirëpo e kanë një problem përvojën e punës dhe referencat”, ka thënë Abrashi Shala.

Kjo platformë është një direktorium i përbashkët i bizneseve të reja, ku si fillim do të listohen të gjitha bizneset e reja nga komuna e Prishtinës dhe Graçanicës.

Pastaj me grumbullimin e mjeteve të nevojshme, platforma do të zgjerohet duke listuar bizneset e komunave të tjera të Kosovës. Në këtë platformë çdo biznes do ta ketë nga një portfolio të veten ku do të ketë informata në lidhje me veprimtarinë e biznesit, lokacionin, kontaktin, klientët, produktet dhe shërbimet që ofrojnë.

Regjistrimi dhe plasimi i biznesit në platformën Young Entrepreneurs, është falas dhe nuk ka kosto shtesë, pasi që qëllimi i kësaj platforme është promovimi i bizneseve të reja, aktiviteteve dhe veprimtarive e tyre. Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat