ATK: Kemi qasje në veri, por me probleme për shkak të sigurisë

Biznes

ATK: Kemi qasje në veri, por me probleme për shkak të sigurisë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:11
Konferenca e ATK-së

(E plotësuar)- Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë, ka folur për të arriturat por edhe sfidat e ATK-së, duke thënë se shkalla e informaliteti është rreth 31 përqind dhe mbetet sfidë kryesore për të gjitha institucionet e vendit.

Viti 2018, sipas Imerit është një vit i cili ka filluar mbarë për Administratën Tatimore dhe për Qeverinë e Kosovës, ku nga 48.8 milionë euro të hyra të parashikuara për janar të vitit 2018 janë realizuar 51.4 përqind ose 5.3 për qind më shumë se plani, ndërsa 14 për qind më shumë se viti i kaluar.

Ai shtoi se në janar ATK ka realizuar 2.6 milionë euro më shumë se plani dhe 6.1 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. 

Imeri: Shkalla e ekonomisë joformale sillet diku rreth 31 përqind

“Shkalla e ekonomisë jo formale sillet diku rreth 31 përqind që është vlerësim prej këtij raporti, ndërsa ka ulje në krahasim me vitet e kaluara nga 34 në 31 përqind, që konsiderohet një sukses i mirë për uljen e informalitetit te pjesa e ekonomisë jo formale ku ka përgjegjësi Administrata Tatimore e Kosovës, por sfida kryesore për të gjitha institucionet është informaliteti, kjo besoj se do të adresohet edhe me ligjin për ATK dhe procedurat”, theksoi Imeri.

Prej periudhës kur ka filluar fiskalizimi i bizneseve, ai tha se janë fisklaizuar 27 mijë e 872 biznese me 36 mijë e 625 pajisje elektronike fiskale, ndërsa vetëm në vitin 2018 janë fiskalizuar 198 biznese të fiskalizuara me 373 pajisje elektronike fiskale.

Sipas tij, janë edhe një grup i bizneseve që janë të pa fiskalizuara që bëjnë pjesë në biznese të vogla me qarkullim të vogël, por që ATK është në aktivitete të vazhdueshme që edhe ky grup i tatim paguesve të fiskalizohet.

Imeri: Rreth 50 mijë biznese deklarojnë dhe paguajnë tatime

“Në Kosova janë rreth 50 mijë biznese të cilat deklarojnë dhe paguajnë tatime, prej tyre janë mbi 27 mijë biznese që janë fiskalizuar, një pjesë e tyre nuk kanë edhe obligim për shkak se lëshojnë fatura në mes tyre, por është një numër i bizneseve të vogla që ndoshta diku 10 përqind e bizneseve që kanë obligim që të fiskalizohen mund të mos jetë i fiskalizuar”, ka thënë ai.

Për qasjen e ATK në katër komunat veriore të Kosovë për këto dhjet vjet shtet, Imeri tha se 15 zyrtarë serb në kuadër të Zyrës Regjionale të Mitrovicës raportojnë, dorëzojnë raportet e tyre për aktivitet që i zhvillojnë dhe ka një përpjekje për me pasur më shumë rregull dhe më shumë formalizim në katër komunat e veriut të Kosovës. Mirëpo, shtoi se ka disa probleme për nga natyra e sigurisë në atë pjesë.

Imeri: Kemi qasje në veri, por natyrisht me disa problem për shkak të sigurisë

“Të gjithë zyrtarët serb zhvillojnë aktivitetet në Zyrën Regjionale të Mitrovicës, dalin çdo ditë në punë, zhvillojnë aktivitete te bizneset kryesisht në komunat: Zveqan, Zubin Potok, Leposaviq dhe në Mitrovicë të veriut. Rreth 14 përqind e bizneseve të regjionit të Mitrovicës janë nga këto katër komuna, po ashtu edhe mbi 13 për qind e të hyrave janë nga këto katër komuna. Sigurisht se ka probleme, problemet janë përafërsisht të natyrës së njëjtë, por ka problem pak më të veçanta të aktiviteteve të sigurisë”, ka thënë Imeri.

Drejtori i ATK-së ka folur edhe për procesin e rimbursimit të kuponëve fiskal, i cili tha se ka qenë një projekt mjaft i suksesshëm si për ATK-në, ashtu edhe për qytetarët. Ai tha se ky proces për rumburësim është tashmë duke vazhduar ende.

Imeri: Qytetarët për rimburësimin e kuponëve fiskalë do të kompensohen në këto ditë

“Në qershor të vitit 2017 kemi kaluar në formën e re të rimburësimit të qytetarëve, deri më tani në formën e re të rimburësimit kanë aplikuar 278 mijë qytetarë, 3 mijë e 592 pliko i kemi pranuar, i kemi kthyer deri më tani 263 mijë e 594 euro dhe vlera e përgjithshme është mbi 28 milionë 593 mijë e 639 euro të kthyera te qytetarët. Është edhe një vlerë për këtë tre mujor, që është në verifikim dhe pritjet e plikove për fituesit e radhës që do t’ju kthehen gjatë ditëve”, ka thënë Imeri. 

Për këtë periudhë, Imeri ka thënë se kanë qenë të pamëshirshëm edhe ndaj aktiviteteve për lojëra të fatit, ku tha se ka pasur gjoba dhe marrje të licencave për ushtrimin e veprimtarisë ilegale.

ATK si një institucion i themeluar me 30 zyrtarë në vitin 2000, tash në vitin 2018 ka arrit numri i stafit në mbi 700. Synimet për të ardhmen, ai tha se janë përmbushja e objektivave të parapara të punës, parandalimi i ekonomisë joformale dhe ngritja e kapaciteteve në përmbushjen e rriskut.

Kosova ka 50 mijë biznese, 10 % nuk janë të fiskalizuara

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë, ka folur për të arriturat por edhe sfidat e ATK-së, duke thënë se informaliteti është 31 përqind dhe mbetet sfidë kryesore për të gjithë institucionet.

Imeri në një konferencë për media ka thënë se fillimisht ATK kishte filluar me sisitemin tatitmor të thjesht.

Ai tha se viti 2018 për ATK ka filluar mbarë me një trend pozitiv dhe tejkalim të planit në të hyrat tatimore ose 2. 6 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Imeri ka thënë sistemi elektronik ka arrit që ATK të jetë më e suksesshme dhe më e qasshme për kontributdhënësit.

Sipas tij, procesi i fiskalizimit të bizneseve, ku janë fiskaluar rreth 28 mijë biznese me  mbi 36 mijë pajisje fiskale.

Imeri ka folur edhe për procesin e rimbursit të kuponëve fiskal, i cili tha se ka qenë një projekt mjaft i suksesshëm si për ATK, ashtu edhe për qytetarët. Ai tha ky proces për rumburësim është tashmë duke vazhduar ende.

Për këtë periudhë, Imeri ka thënë se kanë qenë të pamëshirshëm edhe ndaj aktiviteteve për lojëra të fatit, ku tha se ka pasur gjoba dhe marrje të licencave për ushtrimin e veprimtarisë ilegale.

ATK si një institucion i themeluar me 30 zyrtarë në vitin 2000, tash në vitin 2018 ka arrit numri i stafit në mbi 700.

Synimet për të ardhmen, ai tha se janë përmbushja e objektivave të parapara të punës, parandalimi i ekonomisë joformale dhe ngritja e kapaciteteve në përmbushjen e rriskut.

Për inkasimin e në veri të Mitrovicës për këto dhjetë vjet, ai tha se të gjithë zyrtarët serb zhvillojnë aktivitetet në katër kominat veriore.

“Rreth 13 për qind e të hyrave janë nga këto komuna veriore. Natyrisht se ka probleme”, ka thënë Imeri.

Sipas tij ,në Kosovë janë 50 mijë biznese të cilat 10 për qind e tyre nuk janë të fiskalizuara.

Imeri tha se shkalla  e informaliteti është 31 përqind, por mbetet sfidë kryesore për të gjithë institucionet lidhur me informalitetin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat