Bizneset kosovare vendosin kontakte me biznese dhe institucione amerikane - Bota Sot
Bizneset kosovare vendosin kontakte me biznese dhe institucione amerikane

Biznes

Bizneset kosovare vendosin kontakte me biznese dhe institucione amerikane

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 11:55
Foto

Nën organizimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, një delegacion i bizneseve të Kosovës po qëndron në SHBA, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në fushën ekonomike.

Delegacioni ka zhvilluar takime me institucione të rëndësishme të cilat kanë selinë në Uashington, si në Senatin amerikan, Odën Ekonomike të SHBA-së, Departamentin e Tregtisë, me përfaqësues të Administratës së Tregtisë Ndërkombëtare, Agjencisë “Select USA” dhe Korporatën e Investimeve Private Tejoqeanike (OPIC). 

Gjatë këtyre takimeve, delegacioni i bizneseve kosovare ka prezantuar zhvillimet pozitive në aspektin e të bërit biznes si dhe është interesuar për gjetjen e partnerëve amerikanë për realizimin e projekteve të përbashkëta investive në Kosovë, për të cilat do të mund të siguroheshin financime nga organizata si OPIC, të cilët u shprehën të interesuar për financim të projekteve të mundshme.

Delegacioni, pati takime edhe me ambasadoren e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, ku u diskutua për fuqizimin e diplomacisë ekonomike me qëllim të një promovimi më të mirë të produkteve nga Kosova në shtetet ku operojnë përfaqësitë diplomatike të Kosovës, por edhe nxitjen e bashkëpunimit më të madh ekonomik me bizneset e shteteve nikoqire.

Bizneset kosovare nga sektorë të ndryshëm si prodhim, tregti, shërbime konsulentë, teknologji e informacionit dhe shërbime të kujdesit mjekësor qëndroi edhe në Richmond të Virxhinias, ku u prit nga kompania amerikane Williams Mullen, ndërsa zhvilloi takime edhe me përfaqësues të shoqatës së bizneseve Greater Richmond Partnership si dhe Lead Virginia.

Gjatë vizitës në Universitetin James Madison, bizneset nga Kosova patën mundësi të mësojnë më tepër për programet e ndërmarrësisë që zhvillohen në këtë universitet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...