Taksat ndaj mallrave serbe do të ndikojnë në rritjen e çmimeve të produkteve - Bota Sot
Taksat ndaj mallrave serbe do të ndikojnë në rritjen e çmimeve të produkteve

Biznes

Taksat ndaj mallrave serbe do të ndikojnë në rritjen e çmimeve të produkteve

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 13:35
Ilustrim

Kryesuesi i Këshillit për Mbrojtje të Konsumatorit në kuadër të MTI-së, Sherif Fejzullahu, në një konferencë për media ka thënë se janë shtuar ankesat e konsumatorëve përreth 50 për qind.

Ai ka vlerësuar se ende ka dukuri negative në fusha të ndryshme që konsumatorët i hasin në tregun e Kosovës.

Fejzullahu: Është shtuar numri i ankesave -  ende ka dukuri negative në treg

“Kemi informata se në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti është shtuar dhe rritur numri i thirrjeve dhe ankesave nga konsumatorët, që do të thotë se është rritur besimi nga konsumatorët dhe ka filluar një bashkëpunim në denoncimin e rasteve të këqija. Në njërën anë duhet të gëzohemi se është rritur besimi në institucion, por në anën tjetër mund ta vlerësojmë se ende ka dukuri negative në fusha të ndryshme që konsumatorët i hasin”, ka thënë Fejzullahu.

Ai ka thënë se përkrahin vendimin e Qeverisë së Kosovës për aplikimin e tarifës 10 për qind për mallrat nga Serbia, ndërsa kërkoi të zëvendësohen produktet e Serbisë me ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Kryesuesi i Këshillit duke folur për taksën ndaj produkteve të Serbisë, ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje edhe për interkonjeksionin Kosovë-Shqipëri, pasi sipas tij, Serbia po e pengon Kosovën që të shfrytëzohet ky projekt energjetik.  Ai shtoi se institucionet e Kosovës nuk duhet ta heshtin këtë bllokadë që po e bën Serbia.

Fejzullahu: Kërkojmë të zgjidhet çështje e interkonjeksionit

“Nuk mundim si qytetarë dhe konsumatorë, kur neve na pengohet interkonjeksioni 400 KW nga Shqipëria dhe Kosova sot ballafaqohet me reduktime të energjisë. Ne kemi mundësi me interkonjeskion që është veç i ndërtuar, por pengohet nga Qeveria e Serbisë, ne e dëmtojmë qytetarin konsumator, fëmijët, industrinë, familjen dhe konsumatorëve tanë. Nëse presidenti ynë Hashim Thaçi, e kërkon paqen e me dialog dhe kërkohet për të vazhduar dialogu, duhet të bazohet në këto arsye dhe kërkesa”, theksoi ai.

Ndërsa, anëtari i këtij Këshilli, Selatin Kaçaniku ka thënë se vendimi për taksë prej 10 për qind do të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve.

Kaçaniku: Kemi frikë se do të kemi rritje të çmimeve shtesë

“Duke marrë parasysh rastin e TVSh-së, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, kur qeveria e Kosovës ndaj disa produkteve e hoqi 16 përqindëshin, ndaj disave i hoqi 8 për qind,  ndërsa ne si qytetarë konsumator nuk e kemi shijuar uljen ose heqjen e TVSh-së nga shumë produkte. Në të gjitha produktet e liruara nga TVSH-ja ne mbetëm pa ato 8 ose 16 për qind, sepse i morën prodhuesit. Pra, nga kjo përvojë nëse nisemi, ne kemi frik se do të kemi rritje të çmimeve shtesë”, tha Kaçaniku.

Ndryshe, Këshilli ka kërkuar që të gjitha komunat e Kosovës të hapin Zyra për Konsumatorë. Vetëm Ferizaj, Gjilani, Vitia kanë hapur këto Zyra, derisa pritet që diku 34 komuna t’i hapin Zyrat për Konsumatorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...