Truke për të larguar pikat e zeza në kushte shtëpie

Këshilla mjekësore

Truke për të larguar pikat e zeza në kushte shtëpie

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 23:13
Foto

Nëse vuani nga pikat e zeza të bezdisshme të cilat formohen nga lëkura e yndyrshme dhe papastërtitë.

Ne ju sjellim disa truke për tu thënë një herë e mirë lamtumirë këtyre pikave në kushte shtëpie.

Avull

Zjeni ujë në një tenxhere dhe brenda hidhini disa gjethe eukalipti, vendoseni fytyrën mbi tenxhere për 20 minuta. Që kjo metodë të jetë më efektive, mbulojeni kokën me peshqir në mënyrë që avujt të shkojnë direkt tek poret.

Limon dhe kripë

Përzieni lëngun e një limoni me pak kripë dhe aplikojeni tek pikat e zeza. Lëreni të veprojë për 14 minuta dhe lani fytyrën me ujë të vakët.

Maskë me mollë dhe limon

Limoni kontrollon prodhimin e yndyrës, kurse molla ndihmon në reduktimin e papastërtive. Duhet vetëm të shtypni gjysmë molle dhe të shtoni lëngun e një limoni. Lëreni mbi pikat e zeza për 15 minuta këtë maskë dhe hiqeni me ujë të vakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat