Simptomat e sulmit në zemër për të cilat duhet të jetë në dijeni çdo grua

Këshilla mjekësore

Simptomat e sulmit në zemër për të cilat duhet të jetë në dijeni çdo grua

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Edhe pse rreth 70 gra vdesin nga sulm në zemër çdo ditë, jo të gjithë janë në dijeni se shenjat dhe simptomat mund të variojnë në aspektin gjinor.

Të gjithë e dimë se dhimbja e gjoksit dhe vështirësimi i frymëmarrjes mund të nënkuptojnë se po ndodh një sulm në zemër, por ka tregues të tjerë më pak të njohur që tregojnë se po përjetoni atakun kardiak.

Historia e një gruaje, e cila është bërë virale, tregon për disa nga simptomat rrallë herë të dëgjuara më parë.

“Dua të paralajmëroj gratë që sulmet në zemër tek ato përjetohen më ndryshe”, deklaroi ajo.

“Dhimbja në anën e sipërme të shpinës, shpatullave dhe në mënyrë të barabartë poshtë të dy krahëve ishin ajo çfarë përjetova unë përgjatë sulmit në zemër”, shkruante ajo.

“Ndihej si djegie dhe dhimbje”, e përshkruante tutje situatën gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa të jenë të keq-diagnostikuara pas një sulmi në zemër, prandaj është e rëndësishme të kihen parasysh simptomat dhe shenjat e mundshme që shfaq kjo gjendje shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat