Konsumimi i rakisë parandalon sulmin në zemër

Këshilla mjekësore

Konsumimi i rakisë parandalon sulmin në zemër

Më: 9 janar 2019 Në ora: 06:01
Foto ilustrim

Konsumimi i alkoolit në sasi të vogla mund ta ndihmojë zemrën Sulmi në zemër është më i shpeshtë te personat e moshuar dhe paraqet gjendjen kur zemra është shumë e dobët për të shtyrë qarkullimin e gjakut, nëpër trup ashtu si duhet.

Studimi i fundit amerikan sugjeron diçka tjetër në krahasim me hulumtimet e mëhershme. Sipas këtij hulumtimi, konsumimi i alkoolit në sasi të vogla mund ta ndihmojë zemrër.

“Ne e kemi ditur që efektet helmuese të alkoolit mund ta nxisin sulmin në zemër. Sidoqoftë, tani kemi të dhëna se njerëzit e shëndoshë që kanë pirë alkool e kanë një lloj mbrojtjeje nga sulmi në zemër në periudhën afatgjatë, në krahasim me njerëzit që nuk përdorin fare alkool”, thotë profesori David Brown, i cili ligjëron në Universitetin e Uashingtonit. Hulumtuesit gjetën lidhje mes konsumimit të shtatë gotave të alkoolit në javë me zgjatjen e jetës për më shumë se një vit, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat