Alarm, dy produkte që po shiten online për dobësim, janë shumë të rrezikshme - Bota Sot
Alarm, dy produkte që po shiten online për dobësim, janë shumë të rrezikshme

Këshilla mjekësore

Alarm, dy produkte që po shiten online për dobësim, janë shumë të rrezikshme

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Dy produkte me pretendimin ”që ndihmojnë në shkrirjen e shtresës dhjamore” dhe shiten në internet, përmbajnë substanca të rrezikshme për shëndetin, paralajmëroi sot Agjencia e barnave (ANSM).

Bëhet fjalë për tableta të firmës ”Clenox” dhe ”Stanox-10” të markës ”Malay Tiger” të përdorura nga sportistët, por edhe për humbje peshe, shkruan ATSH.

Këto produkte janë prezantuar që do të ndikojnë në rritjen e masës muskulore ose ”shkrirjen e masës dhjamore”, sipas ANSM, e cila paralajmëron konsumatorët mbi rreziqet e këtyre produkteve dhe rekomandon në mënyrë kategorike mos konsumimin e tyre.

Agjencia këshillon personat që kanë përdorur këto produkte, të konsultohen me mjekun për një kontroll shëndetësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...