Lënia e cigares, kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Këshilla mjekësore

Lënia e cigares, kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:29
Foto

Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin për të reduktuar risqet që ekspozohemi prej të njëjtit stil jete…Lajmi i mirë, është që në qendër mbetet gjithmonë individi dhe interesat e tij.

Në kuadër të zhvillimeve të mësipërme, industria e duhanit është një prej iniciatorëve të transformimit radikal të historisë së saj. Pirja e duhanit, asociohet me shumë faktorë, ndër të cilët dhe kulturore. Një ndryshim në konceptin e duhanpirjes, do të thotë vetëm një gjë: reduktim risku.

Kur duhani digjet, trupi juaj nuk merr vetëm nikotinën që çlirohet nga gjethet e duhanit, por dhe shumë kimikate që gjenden brenda në një cigare.

Tymi i cigareve përmban mbi 6000 kimikate dhe shume prej tyre janë të klasifikuara si përbërës të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm (Harmful and potentially harmful constituents – HPHCs). Një pjesë e këtyre përbërësve formohen kur materialet organike (siç është dhe duhani) digjen në temperatura mbi 400 ° C. Një nga përbërësit e lëshuar nga duhani është nikotina. Bazuar në një marrëveshje shkencore të bërë së fundmi, efektet toksike dhe kancerogjene të tymit të cigares janë të prodhuara nga tymi i cigares dhe përbërësit HPHCs që gjenerohen prej tij  dhe jo nga nikotina.

Ndaj, ndërsa lënia e duhanit mbetet në çdo rast këshilla e parë për duhanpirësit, për ata që nuk munden të heqin dot dorë nga duhani, ekzistojnë edhe alternativa bashkëkohore më pak të dëmshme, që shmangin djegien e duhanit dhe për më tepër nuk prodhojnë tym.

Shembulli më përfaqësues është ai i kompanisë Philip Morris, e cila ka investuar 4.5 miliardë dollarë, për kërkime shkencore të avancuara në ndërtimin e një bote pa tym duhani falë iQOS, një pajisje novatore.

Afërsisht 6 milion duhanpirës në mbarë botën kanë ndaluar tymosjen dhe kanë kaluar në përdorimin e iQOS, duke e kthyer këtë pajisje në alternativën më të mirë për ta. Është vërtetuar shkencërisht se iQOS redukton nivelin e përbërësve të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm në krahasim me tymin e duhanit deri në 90-95%.

Ndër të tjera, kjo pajisje, fjala e fundit e teknologjisë, dhuron kënaqësinë dhe shijen e vërtetë të duhanit, pa e djegur atë, duke shmangur në këtë mënyrë përdorimin e zjarrit, hirin, tymin dhe aromën e pakëndshme. Aerosoli i IQOS shpërbëhet më lehtë se tymi i cigares, duke mbrojtur dhe duhanpirësit pasivë, e testuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Në çdo rast, lënia e cigares përmes alternativave pa djegie, pa tym dhe më pak të dëmshme, sot është më e lehtë se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat