Përdorimi i tabletave hormonale rrit rrezikun për Alzheimer

Këshilla mjekësore

Përdorimi i tabletave hormonale rrit rrezikun për Alzheimer

Më: 7 mars 2019 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Gratë të cilat, përdorin tableta hormonale për të stabilizuar lëkundjet e hormoneve gjatë menopauzës, përkatësisht sasinë e estrogjenit dhe progesteronit, janë më të rrezikuara nga sëmundja e Alzheimerit

Përafërsisht një milion gra në Britani dhe 5% e grave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi moshën 50 vjeçare, përdorin zëvendësues artificialë të hormoneve, duke tentuar të lehtësojnë simptomat e menopauzës siç janë djersitja gjatë natës, lëkundjet hormonale dhe rritja e ndjeshmërisë.

Një studim i bërë me 170.000 gra, rezultoi që afër 20% e këtyre grave që përdorin këto tableta janë më të rrezikuara nga Alzheimeri. Kjo nënkupton që në 10.000 gra të cilat përdorin hormone, 18 prej tyre janë më të rrezikuara nga ky çrregullim.

Studimi i bërë nga Universiteti i Helsinkit rezultoi që ky rrezik vjen vetëm në rastet kur një grua përdor hormone gjatë një periudhe më të gjatë kohore mbi 10 vjet.

Dihet që përdorimi i tyre është i nevojshëm për shkak të përjetimit të vështirë të menopauzës dhe simptomave shumë të shprehura sidomos tek disa gra, dhe është e dukshme që këto tableta japin efektin e duhur – shkruan DailyMail.

“Rritja e rrezikut rezultoi shumë e vogël, kështu që gratë nuk duhet të ndalojnë së përdoruri tabletat e përshkruara nga doktorët, por gjithsesi duhet të jenë të vetëdijshme për rreziqet me të cilat mund të përballen”, tha dr James Picket , udhëheqës i këtyre hulumtimeve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat