Po vjen vera, si të kujdeseni për lëkurën

Këshilla mjekësore

Po vjen vera, si të kujdeseni për lëkurën

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:05
Foto ilustruese

Me ardhjen e pranverës, lëkura ka nevojë për përkujdesje të veçantë. Në këtë periudhë këshillohet një pastrimi i thellë i fytyrës pasi është një nga proceset e para që duhet të bëjmë pasi i kthejmë lëkurës shkëlqimin e duhur. Konsumimi i ujit ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe më e rëndësishme në këtë stinë është përdorimi i kremit me filtër mbrojtës.

Dermatologët thonë se koha e aplikimit të kremrave, mënyra apo sasia e aplikimit të tyre, janë mjaft të rëndësishme.

Kremi duhet të aplikohet në lëkurë të paktën 20 minuta përpara se të ekspozohemi në diell. Sasia e këshillueshme e kremit është 5 ml, që duhet të aplikohet në fytyrë dhe në qafë. Përdorimi i kremit mbrojtës ndikon pozitivisht edhe nga ana shëndetësore duke ulur riskun për kancer të lëkurës dhe shmangien e problemeve me nishanet. Po ashtu kremi mbrojtës nuk lejon daljen apo shtimin e njollave kafe si dhe parandalon plakjen e parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat