Mjaft me trajtime të shtrenjta, tani mund t’i hiqni njollat kafe të diellit dhe shtatzënisë me këto 2 trajtime

Këshilla mjekësore

Mjaft me trajtime të shtrenjta, tani mund t’i hiqni njollat kafe të diellit dhe shtatzënisë me këto 2 trajtime

Më: 13 mars 2019 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Ndryshimet e vazhdueshme të temperaturës ditët e fundit nuk kanë sesi të mos reflektohen në lëkurë, e cila duke qenë organi më i madh që mbështjell gjithë trupin vuan e para veprimin e rrezeve të diellit. Ekspozimi i pakufizuar, përdorimi i vajrave dhe e kremrave me filtër mbrojtës thuajse të papërfillshëm, ose në rastin më të keq produkt i skaduar dhe dhe ndryshimet hormonale nxisin mbishfaqjen e njollave kafe. Kjo gjendje, njohur ndryshe me emrin melasma, prek kryesisht femrat dhe lidhet gjithashtu me faktorë të tjerë si shtatzënia, stresi dhe ankthi, keqfunksionimi i gjendrës tiroide dhe përdorimi i kontraceptivëve. Por përse të harxhoni para kur mund të provoni dy maskat e mëposhtme:

1- Maska e karotës

Për këtë maskë ju nevojite: 1 karotë mesatare, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 2 lugë gjelle kos. Ziejmë karotën dhe më pas e kalojmë në frulator duke shtuar gradualisht kosin dhe vajin e ullirit, derisa masa të lidhet dhe bëhet kompakte. Vendosni maskën në zonat ku keni njolla kafe dhe e lini të veprojë për 15-20 minuta. N.q.s nuk jeni alergjikë ndaj acidit citrik, mund të shtoni gjithashtu disa pika lëng limoni. Përdoreni këtë maskë çdo ditë dhe do të vëreni rezultate të kënaqshme.

2.Maska me mollë dhe limon

Për të realizaur maskëne  dytë ju nevojiten:1 kokërr mollë (do t’ju nevojitet vetëm tuli), 1 kokërr limon dhe pak sodë.Grini mollën bashkë me lëngun e limonit dhe vendoseni në fytyrë. Mbajeni për rreth 30 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë, në të cilin keni hedhur pak sodë buke. Kjo është një maskë, e  Pas disa përdorimesh, do të shohësh se fytyra është pastruar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat