Krem anti-plakje për sy që mund ta përgatitni për një minutë në shtëpinë tuaj

Këshilla mjekësore

Krem anti-plakje për sy që mund ta përgatitni për një minutë në shtëpinë tuaj

Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:45
Foto ilustruese

Shumica e njerëzve shpenzojnë para të majme në krema të shtrenjtë për sy, por rrallëherë i gëzojnë efektet e premtuara.

Prandaj, ekspertët ju sugjerojnë që të provoni edhe produkte shtëpiake të cilat mund t’i përgatitni vet dhe që ju ofrojnë efekte të mahnitshme.

Përbërësit:

– Vaj organik kokosi

– Vaj esencial temjani

– Tableta të vitaminës E

Vaji i kokosit është baza për këtë krem të hidratimit të syve, dhe shumë lehtë penetron në lëkurë. Vaji esencial i temjanit është përdorur për shekuj të tërë dhe ofron efektet ë mahnitshme për lëkurën duke i parandaluar rrudhat, gërvishtjet, duke e zbutur lëkuren dhe duke i larguar shenjat e plakjes.

Në anën tjetër, vitamina E ka veti antioksiduese të cilat e mbajnë lëkurën të butë, i riparon dëmet e lëkurës dhe i parandalon rrudhat dhe plakjen e parakohshme.

Në një enë shtoni një lugë gjelle vaj kokosi, përzijeni pak për ta ngrohur, pastaj shtojani dy kapsula vitaminë E dhe 2-3 pika vaj temjani. Përzieni mirë dhe transferojeni kremin në një mbajtës më të vogël me kapak.

Vendoseni atë në frigorifer.

Një pjesë të vogël të kremit e aplikoni nën sy para gjumit dhe e lini tërë natën. Ju gjithashtu mund ta përdorni edhe në mëngjes, por duhet të prisni 10 minuta para se ta aplikoni makijazhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat