Kontrollet mjekësore që duhet të bëni në të 20-t dhe 30-t tuaja

Këshilla mjekësore

Kontrollet mjekësore që duhet të bëni në të 20-t dhe 30-t tuaja

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:24
Foto ilustruese

E pra, mendojeni përsëri! Ju nuk e dini se sa e vogël apo e padëmshme mund të jetë një simptomë e hershme e diçkaje shumë më të keqe! Diagnoza e hershme është çelësi për të kursyer kohë dhe para në të ardhmen, për të mos përmendur shëndetin tuaj! Nëse jeni në të 20-at apo të 30-at tuaja, ju jeni në moshën e duhur për të bërë këto analiza mjekësore në mënyrë që të siguroheni se nuk ka diçka të pazakontë në trupin tuaj! Vini re se ky artikull nuk është për të nxitur frikën, por për të krijuar ndërgjegjësim rreth çështjeve të ndryshme shëndetësore që hasin burrat dhe gratë dhe rëndësinë e diagnozës së tyre të hershme.

Më poshtë ju tregojmë një listë të testeve mjekësore që ju duhet t’i bëni patjetër:

Pap Testi. Kjo është një procedurë e shqyrtimit për kancerin e qafës së mitrës. Qafa e mitrës është hapja e mitrës, dhe ky test mund të ekzaminojë praninë e qelizave prekanceroze ose të kancerit në qafën e mitrës. Kolegji Amerikan i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë rekomandon që gratë që janë seksualisht aktive të fillojnë të bëjnë vizita të rregullta që nga mosha 21 vjeçare. Kanceri i qafës së mitrës është një shkak shqetësues në rritje, prandaj gratë duhet ta bëjnë këtë test të paktën një herë në tre vjet.

Mamografi. Mamografia është vendimtare për diagnozën e hershme të kancerit të gjirit. Ky është një mjet i shqyrtimit që përdoret për të zbuluar dhe diagnostikuar kancerin e gjirit përmes rrezeve X të energjisë së ulët të gjinjve. Kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i zakonshëm tek femrat, pas kancerit të lëkurës. Gratë në të 20-at apo të 30-at e tyre duhet ta bëjnë këtë test të paktën një herë në çdo dy vjet. Bëjeni mamografinë edhe nëse trupi juaj nuk shfaq shenja ose simptoma të kancerit të gjirit. Vetëm kështu mund të bëhet diagnoza e hershme.

Testi lipidik. Një test i profilit të lipideve është një kombinim i eksperimenteve të kryera për të përcaktuar shëndetin e zemrës. Kryhet për të kontrolluar rreziqet e sëmundjeve koronare të zemrës, ose si një masë parandaluese për të vlerësuar rreziqet në varësi të faktorëve si zakonet ushqimore, dietat, stresi, ushtrimet dhe stili i jetesës. Lipidet janë substanca yndyrore të depozituara në gjak dhe në indet e trupit. Megjithëse ndihmojnë në mbajtjen normale të trupit, çrregullimet e lipideve, si kolesteroli i lartë, mund të shkaktojnë kushte të rrezikshme për jetën, si goditje dhe sulme në zemër. Të rriturit që pinë duhan, ndjekin një dietë jo të mirë, janë mbipeshë ose shmangin aktivitetin fizik, duhet ta bëjnë patjetër këtë test.

Testi i sheqerit në gjak. Siç sugjeron emri, bëhet një test i sheqerit në gjak për të shqyrtuar sasinë e sheqerit (glukozës) në gjak. Ky test është thelbësor për të monitoruar dhe menaxhuar diabetin. Testimi i sheqerit në gjak duhet të bëhet rregullisht, sepse ekziston një gamë e kufizuar e nivelit të sheqerit në gjak, në të cilin truri mund të funksionojë normalisht. Gjithashtu, nëse bëhet në kohën e duhur, kontrollimi i sasisë së sheqerit në gjak mund t’ju ndihmojë të shmangni komplikime të rënda shëndetësore, si sëmundjet e syrit, problemet e veshkave, problemet nervore, sëmundjet cerebrovaskulare etj.

Analiza e urinës. Ky test zbulon një gamë të gjerë të çrregullimeve, duke përfshirë sëmundjet e veshkave, infeksionet e traktit urinar dhe diabetin. Mjekët shqyrtojnë pamjen, koncentrimin dhe përmbajtjen e urinës, pasi rezultatet jonormale mund të tregojnë një sëmundje të caktuar. Në mënyrë që të kontrolloni shëndetin tuaj të përgjithshëm, analizat e urinës rekomandohen si pjesë e kontrollit rutinor mjekësor.

Shqyrtimi i kancerit të lëkurës. Kanceri i lëkurës është gjithnjë në rritje, dhe statistikat tregojnë se për fat të keq është një nga llojet më të zakonshme të kancerit anembanë botës. Për të qenë të sigurt, është mirë të vizitoni dermatologun tuaj sa më shpejt. Ekzaminimet e shpeshta mund të ndihmojnë në zbulimin e pjesëve të lëkurës që janë para-kanceroze ose mund të zhvillojnë kancer së shpejti. Diagnoza e hershme është çelësi për të shpëtuar veten nga kjo sëmundje e rëndë. Ky lloj kanceri bëhet shumë më i lehtë për tu trajtuar kur diagnostikohet herët.

Ekzaminimi i Syve. Koha mesatare para ekraneve është rritur ndjeshëm, vitet e fundit. Pjesa më e madhe e njerëzve qëndrojnë me orë të tëra në punë para kompjuterit, apo në shtëpi para televizorit. Të gjithë këta faktorë mund të sjellin një dëmtim të rëndë për sytë tuaj mund të ndikojnë potencialisht në shikimin tuaj në të ardhmen, prandaj kjo është koha e duhur për të testuar sytë. Ekzaminimet rutinë të syve mund të zbulojnë probleme serioze shëndetësore si kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe ndonjëherë kanceri!

Ekzaminimi dentar. Higjiena e gojës është pjesa më e lënë pas dore, por një pjesë thelbësore e shëndetit tonë. Ndërsa rritemi, dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve fillojnë të dëmtohen. Prishja e dhëmbëve, fryma e keqe, dhëmbët e zverdhur dhe sëmundjet e lëkurës nuk ekzaminohen në kohën e duhur dhe kjo bën që dentisti t’ju thotë më pas për t’i hequr. Pra nëse nuk doni që ta kaloni pjesën tjetër të jetës me proteza, bëni takime rutinë me dentistin tuaj në të 20-at dhe në të 30-at. Mund të pyesni dentistin tuaj për këshilla shtesë për ruajtjen e higjienës suaj të gojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat