Virozat e stinës së pranverës, si të mbroheni nga poleni i luleve

Këshilla mjekësore

Virozat e stinës së pranverës, si të mbroheni nga poleni i luleve

Më: 19 mars 2019 Në ora: 12:42
Ilustrim

Klima e ngrohtë, temperaturat e larta të këtyre ditëve, favorizojnë shfaqjen më shpejt të simptomave.

Ndër faktorët kryesorë janë ekspozimi ndaj polenit, vetia e alergjisë së tij, përqendrimi i tij në ajër dhe madhësia e grimcës së polenit.

Po ashtu ndikojnë dhe faktorët klimaterikë: ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat.

Paraqitja e simptomave

Pacienti ankohet për teshtima të shpeshta, rrjedhje të hundës, kruajtje dhe skuqje të hundës, bllokim të tyre, që kalon nga njëra anë në tjetrën. Po ashtu mund të ketë kollë dhe marrje fryme. Po ashtu shenjat e mësipërme mund të shoqërohen me dobësi trupore, dhimbje koke, ankth, etj.

Parandalimi i përkeqësimit të gjendjes

Mënyra më e mirë për të shmangur acarimin e kësaj gjendjeje është shmangia në maksimum e kontaktit me polenin e luleve. Duke qenë se një gjë e tillë nuk është e mundur plotësisht, atëherë rekomandohet shmangia në maksimum e ekspozimit ndaj tyre, sidomos në orët e pikut: mëngjes deri në drekë, dhe ditët me erë kur prania e polenit në ajër është më e lartë. Rekomandohet që këta persona të lajnë shpesh duart, fytyrën, për të larguar polenët që mbeten në trup.

Duhet të shmangen shëtitjet dhe qëndrimet në mjedise me lule, bar dhe pemë. Një kujdes i veçantë duhet treguar dhe ndaj ushqimeve që japin alergji të kryqëzuar me polenin. Po ashtu duhen shmangur aktivitete fizike: vrapi, shëtitjet me biçikletë ose çdo lloj aktiviteti tjetër sportiv në mjedise të hapura dhe me gjelbërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat