I dashur prind! Arsyeja pse fëmija është i paedukuar, je ti!

Këshilla mjekësore

I dashur prind! Arsyeja pse fëmija është i paedukuar, je ti!

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:30
Ilustrim

I dashur prind idiot! Jo yt bir nuk është i shkathët është i paedukuar dhe shkaku je TI!
Ndërkaq duke parë fëmijën e ‘shkathët’ një tjetër prind nxit fëmijën e tij të përparojë në lojë në të njëjtën mënyrë!
Kjo është shoqëria ku jetojmë! Bota e të ‘shkathtëve’!

Nëse ti më del përpara atëherë do ta bëj edhe unë! Jo! Nuk duhet të funksionojë kështu! Nëse e lejon fëmijën të bëjë ato veprime në moshën 6 vjeçare nëse e mbron kur nuk ka të drejtë nëse qesh kur sillet keq nëse e justifikon kur i përgjigjet keq një shoku atëherë nuk di asgjë për edukimin e fëmijës! Nëse ti sillesh mirë e ndihmon tjetrin përshëndet njerëzit ju buzëqesh i falenderon të jesh i sigurtë që edhe fëmija yt do bëjë të njëjtën gjë! Nëse përpiqesh t’ja ngulitësh këto norma vetëm me fjalë pa i respektuar vetë atëherë e ke të kotë! Duhet të jemi të kujdesshëm në gjithçka që themi.

Nëse mësuesja nuk sillet mirë dhe ti do shkosh të përgjigjesh për fëmijën nuk duhet ta bësh këtë në sy të tij! Ajo mund të jetë gabim por të gjitha këto biseda mos i bëni përpara fëmijës! Nëse ju e ulni figurën e mësuesit përpara fëmijës automatikisht e lejoni fëmijën të sillet si të dojë me ta dhe me ju! Një tjetër gabim i rëndë që bëni është që flisni keq për të tjerët në sy të fëmijëve! Mos u habisni nesër kur fëmija të bëj të njëjtën gjë me ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat