Përfitimet shëndetësore që marrin fëmijët nga produktet e grurit

Këshilla mjekësore

Përfitimet shëndetësore që marrin fëmijët nga produktet e grurit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 21:00
Ilustrim

A jeni konfuze për ushqimet e ngurta që duhet t’i jepni fëmijës tuaj? Me siguri ju rastis që të ndesheni me burime të ndryshme që ju bëjnë të shqetësoheni për futjen e ndonjë ushqim të ri në menunë e fëmijës tuaj. Gruri është një nga ushqimet që diskutohet shpesh. Gruri, i cili është një nga ushqimet më alergjike, sugjerohet gjithmonë që të futet tek menuja e fëmijës me kujdes dhe në moshën e duhur.

Por, para se të filloni t’i jepni produkte me grurë fëmijës suaj, le të shqyrtojmë rëndësinë e tij për shëndetin e të voglit.

Përfitimet shëndetësore të grurit për foshnjat:

Gruri është drithi më i popullarizuar në mbarë botën. Është madje i dobishëm për fëmijën tuaj. Këtu janë disa nga dobitë e grurit:

Burimi më i mirë i karbohidrateve. Arsyeja që produktet e grurit konsumohen në sasi të mëdha është sepse gruri është një burim i pasur i karbohidrateve. Karbohidratet përdoren për të gjeneruar energjinë që na nevojitet për kryerjen e çdo aktiviteti fizik ose mendor. Edhe një i vogël ka nevojë për energji për të kryer aktivitetet e tij të përditshme.

Përmirëson tretjen. Tretja e duhur është e dobishme për shëndetin e fëmijës tuaj. Kur sistemi i tretjes nuk funksionon si duhet, kjo sjell sëmundje të tjera. Gruri është lehtësisht i tretshëm. Gjithashtu, i mban zorrët të shëndetshme dhe zvogëlon mundësitë për fryrje.

I pasur me vitamina dhe minerale. Gruri është një burim i mirë i vitaminës B dhe mineraleve të tjera që janë esenciale për zhvillimin e përgjithshëm të trupit. Gjithashtu përmban klorofil që ndihmon në pastrimin e gjakut. Vitaminat dhe mineralet gjithashtu ndihmojnë në zhvillimin mendor.

Përmirëson shëndetin oral. Ushqimi i bërë nga gruri kërkon përtypje të mirë që ndihmon në mënyrë indirekte në përmirësimin e shëndetit oral. Ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mishrat e dhëmbëve. Gjithashtu parandalon dëmtimin e dhëmbëve.

Kur duhet të filloni t’ia jepni ushqimet e grurit fëmijës?

Siç u përmend më lart, ka mendime të ndryshme rreth kohës se kur mund të futni grurin për të vegjlit tuaj. Disa ekspertë rekomandojnë që ju të mund të filloni produktet e grurit kur fëmija të mbushë 6 muajsh. Ndërsa disa të tjerë këshillojnë të prisni të paktën 1-2 vjet para se ta ushqeni fëmijën me ndonjë recetë me bazë gruri.

Mbani mend se është e domosdoshme që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të fusni grurin në dietën e fëmijës tuaj, sepse ai di më shumë për shëndetin e fëmijës suaj.

Gjërat që duhet të merren parasysh:

Meqë gruri konsiderohet si një ndër ushqimet që mund të shkaktojë alergji, duhet të kini kujdes para se të ushqeni foshnjat me produktet e tij.

Zgjidhni një recetë të thjeshtë të një produkti me bazë gruri. Pasi të konsultoheni me mjekun tuaj kur të futni grurin tek dieta e fëmijës tuaj, është e nevojshme që të zgjidhni receta të thjeshta.

Shmangni miellin e grurit. Futja e grurit në dietën e bebit është e mirë, por duhet mbajtur larg mielli i grurit pasi mund të jetë shkak për alergjinë nga gruri.

Nëse fëmija juaj ka shenja të astmës vonohuni në futjen e grurit në dietën e fëmijës. Nëse mendoni se fëmija juaj po tregon shenja ose simptoma të problemeve të frymëmarrjes ose astmës, këshillohet që të vononi ose të shmangni dhënien e grurit për fëmijën tuaj. Mjeku juaj mund të sugjerojë dieta të tjera më pak të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat